Qato mbron kuroren, shpartallon Estraden ne 6 raunde
| E Hene, 22.12.2008, 11:17 PM |

Kampioni i Botës, Kreshnik Qato
Nga Koha Jone

Kreshnik Qato mbron me sukses titullin e kampionit te botes, ne peshen e mesme te versionit WBF, te fituar me 4 prill 2008, ne Tirane, duke triumfuar bindshem ne ndeshjen e 20 dhjetorit ne Uashington, ndaj sfidantit amerikan, David Estrada. Ne ndeshjen me kryesore te mbremjes se mbushur me spektakel, te mundesuar nga organizatoret, kompania amerikane te "Babie-Girl-Production" dhe ajo shqiptare "Yldon" Sh.p.k., Qato ka fituar fale nje "knock-out"-i teknik qe ne raundin e gjashte, duke ngritur peshe qindrat e shqiptareve te pranishem ne pallatin e sportit "Burr Arena" te Universitetit te Houardit ne kryeqytetin amerikan. Ndonese zhvillonte per here te pare nje ndeshje boksi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, brohorimat ne gjuhen shqipe kane mbushur arenen sportive 3000-vendeshe dhe kampioni ne fuqi nuk i ka zhgenjyer ata, duke i dhuruar nje fitore te padiskutueshme. Sipas komentatorit te mirenjohur amerikan te ringut, Geri Uilliams: "Qato vijoi t'i jepte kundershtarit goditje te forta dhe te pastra ne koke dhe ne trup, - vijon me tej komentin e tij gazetari i mirenjohur amerikan i boksit. Raundi i peste ka paralajmeruar epersine ne rritje te boksierit shqiptar, i cili e dominoi plotesisht ate, ndersa raundi i gjashte ishte thjesht nje formalitet. Boksieri shqiptar vijoi sulmin e tij te pameshirshem dhe trajneri i Estrades u detyrua te hidhte peshqirin ne ring, duke sinjalizuar keshtu edhe dorezimin e boksierit te tij, saktesisht pas 2 minutash dhe 18 sekondash te raundit te gjashte", - perfundon komentin e tij, Uilliams, i cili shprehet gjithashtu i impresionuar nga prania dhe mbeshtetja e zjarrte e shqiptareve per Qaton. Ne feste, e cila ka zgjatur deri ne agim, merrnin pjese edhe Zv/Ambasadori, Kreshnik Collaku, dhe sekretari i dyte i ambasades, Dritan Mishta. Pasi eshte rikonfirmuar "kampion i botes" ne versionin "ËBF", Kreshnik Qato duke u shprehur i kenaqur per fitoren dhe kerkon te mos i vendose limite vetes. "Se shpejti, une dhe menaxheri im, Ndoqi, do te zbardhim nje plan te ri, ku do te bejme te ditura edhe levizjet ne te ardhmen, per te mbrojtur titullin e "kampionit te botes", - tha Qato. Boksieri, i cili duke u gdhire e diela (me oren shqiptare), u rikonfirmua "kampion i botes", pas fitores me nokaut teknik, ndaj boksierit amerikan, David Estrada, nuk harroi per asnje cast te falenderonte per mbeshtetjen promotorin e tij, Ylli Ndroqi, dhe qindra tifoze shqiptare, te cilet i dhane zemer gjate perballjes se zhvilluar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "Jam ndier si ne shtepine time, - tha ai pas ndeshjes. - Nuk dalloja ndryshim dhe me dukej sikur isha ne Shqiperi."

Foto:



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: