Besnik Dizdari: “President Platini: “çlirojeni” Kosovën!”
| E Marte, 25.11.2008, 12:03 AM |

Besnik Dizdari
“President Platini: “çlirojeni” Kosovën!”

 

Nga Besnik Dizdari

 

I nderuar President Michel Platini,

 

Mirëseerdhët në Shqipëri, të cilën ju dhe UEFA e mbështetni fort në rrugën e saj drejt modernizimit të futbollit. Jam një gazetar i vjetër shqiptar prej 40 e ma vjetësh, me të cilin jeni takuar njëherë në Paris, në mbrëmbjen e 30 marsit 1991, atë të ndeshjes Franca – Shqipëria 5-0 për Kampionatin Evropian në sallën e shtypit të të pashlyeshmit “Parc des Princes”. Ju ishit në rolin e trajnerit të Francës, unë në atë të të vetmit gazetar shqiptar që shoqëronte skuadrën kombëtare të Shqipërisë. Nuk mund ta harroj atë takim aty në këmbë, ku ju u ndalët posaçërisht për intervistimin tim dhe ku me xhentilesën që ju karakterizon, gjetët fjalë më të mira për Shqipërinë, e cila edhe pse kishte humbur rëndë, prap kishte treguar futboll. Sot, ju jeni në krye të UEFA-s, dhe si gazetar ju ndjek në gjithë strategjinë e re që përpiqeni të ndiqni, çka e kuptoj më së miri edhe nëpërmjet editorialeve tuaja në “UEFA Direct”, ku natyrisht “the merits of dialogue”, siç thoni, është një tjetër devizë e platformës suaj të re.

 

E pra, zotni President, përse nuk çlirohet, përse nuk ç’izolohet futbolli i Kosovës?

 

Ua drejtoj këte pyetje edhe si zëvendëspresident i FIFA-s që jeni.

 

Kam qenë ditët e fundit në Prishtinë të Kosovës, në organizimin e një Çmimi tonin kombëtar të gazetarisë sportive. Dhe kam qenë mu në ditën e 24 tetorit 2008, ditë e përfundimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s në Zurich, kur u dha njoftimi i dalë nga FIFA, se: “Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’u anëtarësuar, nuk pranohet për shkak të Nenit 10 të statutit të FIFA-s, i cili thotë se “mund të pranohet vetëm një Shtet i pavarun i njohur prej bashkësisë ndërkombëtare” dhe se “konform me statutin, Kosova nuk mund të luajë asnjë ndeshje miqësore”.

 

Nuk mund ta merrni me mend revoltën, sidomos prej bashkësisë së futbollit të Kosovës për këte ndalim të pashembullt, që pata rastin ta përjetoj drejtpërsëdrejti në mjedisin e Prishtinës. Çka përveç të tjerave, komprometonte edhe vetë autoritetin e madh të FIFA-s te ky komb.

 

E ndërsa si gazetar, si shqiptar – ndonëse jo i Kosovës, por i Shqipërisë – mund të bindem deri diku për vonesën e pranimit të Kosovës si anëtare e FIFA-s, kur vjen puna te ndalimi i saj për të luajtur ndeshje miqësore, atëherë, më falni, po kjo më duket gati raciste! Si është e mundur?! Ndonëse edhe për mospranimin si anëtare e FIFA-s simbas të famshmit Neni 10 (“mund të pranohet vetëm një Shtet i pavarun i njohur prej bashkësisë ndërkombëtare”), ai me evazivitetin e tij të lë shumë hapësirë për të mundësuar pranimin e Kosovës, përderisa ajo është njohur nga e pakta 50 shtete të botës, midis të cilëve janë më të rëndësishmit e gjeopolitkës së botës së sotme të lirë si SHBA, Angli, Gjermani apo dhe Franca e juaj. Kur dihet ndërkaq, se organizata e juaj dhe e jona që quhet FIFA, ka anëtare edhe vende, ishuj a krahina të tillë si Guam, Hong Kong, Macau, Anguilla, Bermuda, Cayman Islands, Montserrat, Us Virgin Islands, Turks & Caicos Islands, Aruba, Cook Islands, Tahiti, që nuk besoj se janë mirëfilli shtete. Tjetër argument ky megjithate…

 

Le të qëndrojmë vetëm te vendimi për të penguar Kosovën për ndeshje miqësore, vendim absurd, që vetvetiu prek jo vetëm të drejtat e njeriut në shoqërinë e sotme demokratike, por gjithçka tjetër në marrëdhëniet paqësore të rruzullit, ku futbolli është një oazë miqësie, afrimi midis popujve dhe njerëzve, është zhvillim, kënaqësi, kulturë e përbotshme universale, gëzim, spektakël, bashkësi.

 

XXX

 

Vështroni tash këto dy fotografi që shoqërojnë këte shkrim. Vështroni sidomos ate më të vjetrën, që, në 66 vjet largësi kur është realizuar, mban mbi supet e saj të lodhura gjithë vjetërsinë, si të thuash, gjithë antikitetin e rëndësisë së saj. Ajo i përket ditës së 29 nëntorit 1942. Kanë qenë vitet e Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria dhe Kosova ishin nën sundimin e Italisë fashiste, por çuditërisht të bashkuara në një “shtet” të vetëm. Në foto është Përfaqësuesja e Kosovës në Tiranë, mu në ditën e krijimit të saj përmes një ndeshjeje themeluese pra: Përfaqësuesja e Tiranës - Përfaqësuesja e Kosovës 2-0. Interesante është se kjo ndeshje është organizuar për nder të 30-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912-28 nëntor 1942), sepse edhe pushtuesi fashist, qoftë dhe me demagogji, kërkonte të nderonte historinë kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës.

 

Kjo foto ka fiksuar ditën e themelimit të Kombëtares së Kosovës prej atdhetarëve shqiptarë të asokohe, por për fat të keq apo të mirë, edhe me mbështetjen e Italisë fashiste.

 

Ajo është Përfaqësuesja e Kosovës në themelim më 1942, të cilën FIFA e botës së sotme moderne të Shekullit XXI, FIFA e shoqërisë së lirë demokratike, e miqësisë midis popujve e shteteve, të globalizimit të këtij shekulli, e ndalon të dalë në fushën e lojës për të zhvilluar një ndeshje të vetme miqësore! Çka do të thotë se FIFA, promotorja e përhapjes dhe zhvillimit të futbollit në botë, ndalon të luajë futboll një shtet të pavarun, të ri, i njohur prej 50 shteteve të tjerë të botës! Ajo ndalon kështu shtetin e ri të një populli, i cili në portat Shekullit XXI vuajti genocidin, shtypjen deri në spastrim etnik!

 

Gjashtë vjet më parë, më 2002, e çmueshmja “France Football”, bashkëpunëtor i së cilës jam prej 22 vjetësh, parashikoi përmes një Dossieri të posaçëm, ardhjen e shpejtë të Kombëtares së Kosovës në futbollin evropian. Ka qenë një botim ekskluziv me hartën e ish Jugosllavisë, të të gjashtë ndarjeve të atij viti 2002: Jugosllavi (Serbi & Mali i Zi), Bosnje Hercegovinë, Slloveni, Kroaci, Maqedoni, Kosovë - të gjashta si i barabarti me të barabartin, me ndarjen gjeografike në hartë, me kryeqytetin e secilit, me futbollistët, me federatën përkatëse të futbollit, me kampionatin kombëtar e skuadrën kampione të secilës, kështu edhe të Kosovës.

 

”France Football” e parashikonte qysh 6 vjet më parë Kosovën futbollistike, ate që edhe mbas 6 vjetëve FIFA e ndalon të dalë në fushën e lojës! Ndonëse Kosova zhvillon Kampionat Kombëtar qysh nga viti 1942. Madje, kur në vitet ’90 Serbia pushtoi edhe stadiumet e futbollit, klubet kosovare, zhvilluan pa ndërprerje deri më 1998, kampionatin kombëtar “ilegal” në fushat e fshatrave të tyre - padyshim ky një rast unik në historinë e futbollit botëror! E si mund të ndodhë sot që një pasioni të tillë të një heroizmi sportiv, siç mund ta quajmë, nuk prek sado pak qoftë dhe ndjenjat e FIFA-s, kur dihet se çfarë humanizmi personifikon vetë sporti, vetë futbolli?

 

Dhe merreni me mend: ndonëse prej 10 vjetësh Kosova administrativisht është krejt e shkëputur nga ish Jugosllavia apo Serbia, FIFA jonë e dashtun, nuk e lë të luajë futboll miqësor ndërkombëtar! Tash më thoni, i dashur president, a ka një rast tjetër në historinë e FIFA-s, që ajo të ketë penguar plot 10 vjet për të dalë në fushën e lojës për ndeshje miqësore, përfaqësuesen e një kombi e shteti të themeluar e të pranuar prej shteteve më të mëdha të botës?

 

Vështroni tash foton tjetër të këtij shkrimi. Këtu është skuadra e bukur e Kombëtares së Kosovës më 6 shtator 2002 në stadiumin e Prishtinës në përurimin e saj si simbol flamuri dhe i sportit të Kosovës së lirë, në ndeshjen me Shqipërinë, para 30.000 shikuesve. Nuk mund të arrij unë ta përshkruaj se çka ka qenë ajo ditë, ajo ndeshje, ai takim magjik publik që vetëm loja e futbollit e krijon! Një gëzim i pamatë popullor, që mund ta kishte zili edhe një finale e Kupës së Botës! Aty, midis këtij 11-shi, i ulur në mes është kapiteni i saj, futbollisti kosovar i dalë prej klubit të Prishtinës, Adrian Kozniku, pjestar i Kroacisë - e treta në Kampionatin Botëror 1998 me trajner të famshmin Ciro Blazevic, i cili më parë, në vitet ’80, kishte bërë karrierë mu në Kosovë, duke drejtuar skuadrën e Prishtinës së madhe që tronditi një Partizan të Beogradit, një Hajduk të Splitit, një Crvena Zvezdë të Beogradit apo një Dinamo të Zagrebit.

 

Kosova e cila i ka themeluar klubet e saj të parë, qysh më 1914, është vatër talentesh të spikatun të futbollit. Futbollisti kosovar Riza Lushta – fitues i Kupës së Italisë me Juventusin më 1942, sot e kësaj dite është në panteonin e lojtarëve të huaj më të mirë të Juventusit së bashku me emrin tuaj. Kosovari tjetër Naim Kryeziu – kampion i Italisë me Romën më 1942, është në panteonin e kampionëve më të mëdhenj të historisë së skuadrës romane. Vetëm në vitet e fundit në skuadrën Kombëtare të Shqipërisë kanë luajtur dhe luajnë 10 futbollistë të Kosovës: Beqaj, Hasi, Curri, Dragusha, Dallku, Berisha, Kastrati, Rustemi e deri te Lorik Cana i Ol. Marseille.

 

Kosova është kështu një tokë e vërtetë futbollistike. Për fat të keq është humbur kohë me te. E pafalshme sidomos periudha dhjetëvjeçare 1999-2008, kur ajo ka arritur pavarësinë dhe themelimin e shtetit të saj nën mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare në të gjitha fushat e jetës; e doemos edhe në sport e futboll. Paradoksi është se asaj ende i mungon mbështetja e duhur e FIFA-s, por dhe e UEFA-s, përderisa sot në Evropë, prej 10 vjetësh asnjë klub i këtij shteti të ri prej dy milion banorësh nuk merr pjesë në asnjë garë evropiane të futbollit! Ky është përtej një izolimi!

 

Dhe mbi gjithçka i mungon futbolli përfaqësues. Thjesht për shkak të pengimit që i bën mu ajo së cilës i takon ta mbrojë, ta mbështesë dhe ta thërrasë për të dalë në fushën e lojës: FIFA, e cila zbaton mekanikisht Nenin 10 të Statutit të saj, edhe pse në të cilin askund nuk thuhet se ndalohen ndeshjet miqësore ndërkombëtare midis çdo lloj statusi të një ekipi përfaqësueses të një vendi! Kështu, vetvetiu është FIFA ajo që bën një shkelje të papranueshme dhe aspak juridike. Të vjen vërtet keq, por në fund të fundit, na duhet të pranojmë se edhe ky vendim i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, i 24 tetorit 2008, i ndalimit absurd të daljes në fushën e lojës të Kombëtares së shtetit të Kosovës, provon se konservatorizmi “klasik” i FIFA-s, tashmâ nuk i përshtatet realitetit gjeopolitik dhe sportiv të zhvillimit të shoqërisë së sotme moderne të njerëzimit.

 

I dashur President Michel Platini: ju lutem, “çlirojeni” Kosovën!

 

 

“Set Kosovo free, President Platini!”

 

Dear President Michel Platini,

 

Welcome to Albania, which you and the UEFA have strongly supported in its path towards the modernization of soccer. I am an Albanian journalist working in this field for over 40 years now, who has met you once in Paris, the evening of March 30, 1991, during the match France-Albania 5-0 for the European Championship, in the press room of the remarkable “Parc des Princes”. Back then, you were in your capacity of the coach of France, whereas I was there as the only Albanian journalist traveling with the Albanian national team. I cannot forget that meeting, an improvised exclusive stand-up interview where with your kindness you found the best words to describe the Albanian team, which although seriously defeated had shown quality soccer.

 

Today, you are the head of the UEFA, and as a journalist I’m familiar with your activity with regard to the new strategy you’re trying to follow, which comes alive very well through your editorial pieces on the “UEFA Direct”, where quite naturally, “the merits of dialogue”, as you say, represent another motto of your new platform. Hence, the question, Mr President: why Kosovo’s soccer has not been set free, why doesn’t its isolation come to an end? This question is directed to you in your capacity of FIFA’s Deputy President as well.

 

I was in Prishtina recently to participate in a national sports journalism award ceremony. I happened to be there on October 24, 2008, the same day when the closing session of the FIFA’s Executive Committee took place in Zurich. The following announcement was made there: “An application for affiliation from the Kosovo football association was deemed not to comply with art. 10 of the FIFA Statutes, which stipulates that only "an independent state recognized by the international community" may be admitted. In accordance with the Statutes, Kosovo cannot play any friendly matches”. You cannot imagine the anger, especially among the soccer community in Kosovo, about this unprecedented obstruction that I had the chance to feel in person while in Prishtina, something that in a way also compromised the FIFA’s authority itself in this country.

 

While, as a journalist, somehow I can understand the delay in approving Kosovo as a member of the FIFA, when it comes to this obstruction with regard to playing friendly matches, I’m sorry, but it sounds almost racists to me! How can this happen?! Even the refusal itself, to accept Kosovo as a FIFA member according to the famous Article 10 (“which stipulates that only "an independent state recognized by the international community" can be a member), creates enough room to enable Kosovo’s membership, since Kosovo has actually been recognized by at least 50 countries in the world, among which the most powerful ones in today’s geopolitics such as the United States, Great Britain, Germany, or France, your homeland. It is also known that the FIFA, your organization and our organization as well, counts in its member list countries, islands or regions such as the Guam, Hong Kong, Macau, Anguilla, Bermuda, Cayman Islands, Montserrat, the US Virgin Islands, Turks & Caicos Islands, Aruba, Cook Islands, Tahiti, that I do not believe represent genuine states – but this would be another argument…

 

Let’s focus primarily on the decision that prevents Kosovo from engaging in friendly matches – an absurd decision that violates not only the human rights in a democratic society, but everything else in this planet’s peaceful relations, where soccer stands out as a source of friendship, rapprochement between nations and people, representing development, satisfaction, a universal unifying culture, fun, entertainment and a sense of community.

 

XXX

 

Let’s take a look now at these two photographs posted along with this article. Look at the older one that, with the 66 years of time difference since the day it was taken, brings along its specific importance. It belongs to November 29, 1942, Second World War. Albania and Kosovo were under the rule of fascist Italy, however, and strangely enough, united into a unified “state”. The picture shows the team of Kosovo in Tirana, in its inaugural match: Albania - Kosovo 2-0. It is interesting to note that this match commemorates the 30th anniversary of Albania’s independence (28 November 1912-28 November 1942), because, in a demagogical way, the fascist invasion was keen in respecting the national history of Albania and Kosovo.

 

This photograph is also an evidence of the establishment of Kosovo’s national team by Albanian patriots of the time, unfortunately with the support of Fascist Italy as well. This is Kosovo’s national tam being established in 1942, which today’s FIFA of the modern world, the FIFA of the 21st century, the FIFA of the free democratic societies, of friendship between nations and states, the FIFA of this century’s globalized world denies the playing field of a single friendly match! Which means that the FIFA, an organization that promotes soccer worldwide, is preventing a new state from playing, a new state that on the eve of the 21st century suffered from genocide, repression and ethnic cleansing!

 

Six years ago, in 2002, the valuable “France Football” did foresee the imminent emerging of Kosovo’s national team in the European soccer arena, through the publication of a special dossier on the issue. An exclusive publication featuring the map of former Yugoslavia, reflecting the six states of 2002: Yugoslavia (Serbia and Montenegro), Bosnia and Herzegovina, Slovenia, Croatia, Macedonia, Kosovo – all among equals, including each country’s geographical map, capital city, soccer players, the respective soccer association, the national championship and the wining teams, including that of Kosovo. Since six years ago, ”France Football” was predicting the emerging of a Kosovar soccer reality, a reality that six years later the FIFA denies, by not allowing the Kosovar team to play! Even though Kosovo has its own national championship since 1942!

 

Moreover, when back in the 90ies, Serbia took over the stadiums of Kosovo as well, Kosovar clubs continued to play - with no interruption - their “illegal” national championship in the playing fields of their villages – which certainly constitutes a unique case in the history of world soccer itself! Now, how can it be that today, such a passion - an example of sports heroism if we can call it that way, cannot touch even a little bit the sentiments of the FIFA, when it is a well known fact that sports in general, and soccer too, are personifications of humanism itself? Think about this: even though, for the last 10 years, from an administrative point of view, Kosovo is independent from former Yugoslavia or Serbia, our dearest FIFA does not allow the country to play any international friendly soccer games! Now, please tell me, dear President, is there any other occasion in the history of FIFA, when the latter has prevented for 10 full years, the national team of a nation and state internationally recognized by the most powerful countries in the world, from playing friendly matches?

 

Let’s take a look at the other photograph. This is the handsome team of Kosovo on September 6, 2002, in the stadium of Prishtina in its inauguration match (after the end of the Serbian rule) playing against the national team of Albania, in front of 30,000 fans. It is difficult for me to describe what that has been like - a magical public event that only soccer is able to create! An immense popular joy and excitement, similar to a World Cup final! Among the team members, there is the captain, the Kosovar player coming from the soccer club of Prishtina, Adrian Kozniku, a member of the Croatian national team – ranked third in the World Cup of 1998 and coached by the famous Ciro Blazevic, who in the 80ies had a carrier in Kosovo, coaching the team of Prishtina that gave a hard time to Partizan of Belgrade, Haduk of Split, Crvena Zvezda of Belgrade and Dinamo of Zagreb.

 

Kosovo established its first soccer clubs since 1914 and it represents a source of distinctive soccer talent over the years. Kosovar player Riza Lushta – a winner of the Cup of Italy with Juventus in 1942, continues to be today among the best foreign players of Juventus over the years, along with yourself. Another Kosovar, Naim Kryeziu – champion of Italy with Rome in 1942 - is part of the pantheon of the greatest champions in the history of the Roman team. During the last years only, 10 Kosovar soccer players have played with the national team of Albania: Beqaj, Hasi, Curri, Dragusha, Dallku, Berisha, Kastrati, Rustemi including Lorik Cana of Ol.Marseille.

 

Kosovo is thus a true soccer land. Unfortunately, it has lost much time. And this is inexcusable, especially the last decade (1999-2008) after it gained its independence and following the constitution of its state with the continuous support of the international community in all walks of life, including sports and soccer. The paradox is with the FIFA and the UEFA, since in today’s Europe, it’s been 10 years that none of the soccer clubs of a newly born country of two million people can participate in any European event! This goes beyond isolation!

 

But most importantly, Kosovo lacks its representative soccer. And this is thanks to the obstruction posed by an organization that is entitled to assist, support and ask teams to be represented in the soccer field - the FIFA, that mechanically observes its Article 10 of the Statutes, though it is written nowhere in that article that international friendly matches for the representative team of a given country are forbidden! Hence, it is the FIFA that is committing an unacceptable violation, clearly without any legal basis. It is deplorable, but at the end we have to admit that the FIFA’s Executive Committee decision of October 24, 2008 to absurdly prevent Kosovo’s soccer national team from playing, proves that the FIFA’s conventional conservatism doesn’t bode well for today’s geopolitical and sports reality - that of a modern society.

 

Dear President Michel Platini, please set Kosovo free!

 

* NOTE: This is an English version of the article published herein in Albanian.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: