Gjyste Vulaj: Nga katër motra, unë e kam gjoksin më të vogël
| E Enjte, 20.11.2008, 11:54 AM |

Gjyste Vulaj: “Nga katër motra, unë e kam gjoksin më të vogël. Trupin e rregullt familja jonë e ka në gen


Më pëlqen kur më joshin meshkujt

 

Nga Albert Zholi

 

E qeshur, e çiltër, e muhabetit, pa kurrfarë ndroje, e shpenguar, e pakufizuar në asgjë, ajo të flet natyrshëm për jetën e saj. Katër vjet pa e takuar, por ajo ka mbetur po ajo Gjyste, si në pamje dhe në komunikim. “Njeriu në jetë duhet të tregohet ashtu si e ka bërë natyra, origjinal, pa u ndrojtur artificialisht, pa shitur mend pa bazë, pa përbuzur njeri, i aftë të falë, të bëjë atë që i pëlqen dhe ndjen, të flasë me gjithë zemër” shprehet ajo. Kështu është Gjystja, herë si deti në verë, herë si lumi në dimër, herë e qeshur si lulja në pranverë, herë e ngrysur si dita në prag shiu, flet pa teklif dhe pranon çdo lloj shakaje. E gjatë sa të lodh kokën duke e parë, e bukur sa të bën të psherëtish. Në bisedë kur e ngacmon, të qëllon lehtë me bërryl në krah, me demek të thotë “jepi drejtim bisedës”. Në skenë është krejt ndryshe. Shpërthyese, e papërmbajtur me një zë kumbues, me lëvizje si një balerinë e stazhionuar, e aftë të komandojë trupin e gjatë, mjeshtre e elektrizimit të skenës. Veshje sugjistionuese, ku del në pah gjoksi që ajo nuk mundohet ta reklamojë, pasi gjoksi i saj origjinal e vështirëson dhe vetë reklamën. Njeriu i gëzuar dhe i aftë është si dielli, shndrit aty ku depërton dhe demostron. Kështu është dhe Gjystja në skenë.
 
Nga është kthyer Gjystja këto ditë?


Nga dy koncertet shumë të rëndësishme. Një në Zvicër (në Berrnë) dhe një në SHBA, ishin dy kërkesa të komuniteteve shqiptare në këto dy vende.
 
Këtë verë ku ka qenë më shumë e angazhuar Gjystja?


Si zakonisht këtu e 9 vjet me radhë gjatë sezonit veror jam e angazhuar në Ulqin. Kam kënduar në dy taracat më moderne njëra ishte “Hollegro” ndërsa 5 vitet e fundit kam kënduar në taracën më të bukur me kapacitet 1500 vendesh për të cilën nuk dua të bëj agjitacion e as të lavdërohem, por është fakt se çdo natë që nga 1 Korriku e deri më 30 Gusht pra 2 muaj të plotë kam qenë e stërmbushur me adhurues të mi, të cilët i falënderoj me këtë rast. Me këmbëngulësi të disa organizatorëve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova këtë vit u jam shkëputur për disa ditë adhurueseve të mi, të cilët pushimet verore i kalojnë në Ulqin pasi disa data të veçanta i kam rezervuar për adhurues të mitë në këto vende (si një ditë në Durrës)- Dua të them që jam kënaqur shumë me pritjen e tyre dhe për këtë arsye gjatë sezonit veror 2009 do të jem më shumë prezente po në këto vende. Normalisht konstant do të jem në Ulqin, por mos harroni se shpesh do të vi të këndoj edhe në Durrësin e bukur që qysh tani kam bërë disa rezervime.
 
Pas verës së shumëkërkuar, a bëre pushime?


Mbas sezonit veror si zakonisht muajin shtator e kemi bërë pak si pushim. Këtë muaj e kemi emëruar -muaji i qejfit- dhe seriozisht me padurim e pres këtë muaj që edhe unë të relaksohem nga profesioni im, i cili më dhuron çdo gjë të bukur përkrah, por në një anë tjetër më largon nga shoqëria e ngushtë që veç muaji shtator më premton që shpirtërisht të kënaqem me të afërmit e mi. (si zakonisht). Në fund të Tetorit fillova turrnetë nëpër mbarë botën, Tani po përgatitem për një turne tjetër në SHBA, ku do të qëndroj pothuajse krejt nëntorin dhe me kthim nga SHBA më pret Dhjetori i stërngjeshur me punë nëpër vende të ndryshme të Evropës duke filluar nga Gjermania, Austria, Zvicra, Anglia etj... por gjithësesi për festat, programet e fund vitit do përgatis diçka shumë, shumë të bukur. Sekret profesional. I kam qejf sekretet pasi nuk i mbaj dot, më ikin pa dashur. . (qesh)
 
Kur ka filluar Gjystja të këndojë?


Qysh 5 vjeçe. Këndoja në shtëpi dhe vazhdova të këndoj dhe në shkollë. Prindërit më nxitën, mësuesit më përkrahën. Dhe unë asnjëherë këtë profesion nuk e mora me frikë.
Pas ngjitjes së parë në skenë kush u bë mbështetësi kryesor në këtë rrugë?
Në fillim vetvetja, dëshira ime. Ëndrra ime fëminore. Pastaj një mbështetje të tillë gjeta dhe tek burri im Sokoli. Ai mbetet për mua mësues, kompozitor, muzikant, kritik, etj…
 
Me kë bashkëpunon tani Gjystja me këngëtare apo këngëtarë nëpër koncerte apo albume?


Në albumin e ri do të kam një duet tjetër, por kësaj radhe jo me Bashkim Alibalin të cilin e përshëndes me këtë rast, por me idhullin tim Ramadan të këngës Krasniqin (Danin)


Gjystja gjithnjë e re kush e është sekreti i rinisë së saj?
 
(qesh). Sekreti është në këtë rast shumë transparent, unë jam e re, sapo mbusha 31 vjeç.
 
Flitet se këtë vit keni bërë një operacion plastik, a është e vërtetë?


Ooooo! Përsëri me operacione plastike.. JOOO, skam bërë gjë, pse ? Ç’po zihet tani në Tiranë? Akoma po sendertojnë gënjeshtra për mua? Puhhh me këto thashetheme...ùuuuuuu


Pse flasin kaq shumë për operacione për ju?


Po. E mbani mend intervistën e parë më thatë a keni bërë operacion për gjoksin. Pra, çdo gjë e kam origjinale në trup. Edhe gjoksin mëse origjinal. Madje nga katër motra unë e kam gjoksin më të vogël..(qesh). Trupin e rregullt familja jonë e ka në gen. Atëherë pse të vë në gjynah bisturinë? Besoj më ke besuar se nuk kam silikon... Biseda jonë e parë së bashku me Sokolin ishte e sinqertë.
 
Kjo tregon se jeni e kontrolluar në çdo veprim dhe xhelozia njeh forma të tjera?


Gjystja është këngëtare e kompletuar daç për zë të ëmbël, melodik dhe tërheqës ndaç edhe nga bukuria si ajo shpirtërore që rrezaton dhe e zbukuron vokalin dhe pamjen e jashtme. Kështu më thonë të gjithë. Këtë nuk mund ta kundërshtoj kush sepse jam e aftë të di për këtë sepse kam përkrah edhe një kompozitor të mirë, i cili s’më bën lajka, por më ndihmon, më shtyn që të punoj gjithnjë e më shumë. Duhet të merrni një mendim për këto gjëra nga njerëzit që merren me këtë profesion, por ama me ata që din se ç’është muzika dhe zëri i saktë. Kush mendon ndryshe e ka nga xhelozia, inati ndaj suksesit tim. Unë kur paraqitem në skenë kam çka të paraqes sepse koncertet e mia realizohen gjithkund me këndim live, e jo me CD, si disa bukuroshe tonat që për fat të keq nuk kanë zë hiç, veç bukuri dhe ashtu quhen këngëtare. Por mos harroni sepse edhe këto miss-e që i shohim çdo ditë në ekranet tona një ditë do të ushtrohen në qoftë se sot kanë talent. Askush nuk lind i profesionalizuar, prandaj o popull i mirë kini pak durim e mos paragjykoni, lol...
 
Thuhet se Gjystja pëlqehet më shumë për bukurinë se sa për këngën?


Për mendimin tim jam shumë mirë. S’më mungon asnjë gjë. Kaq, dhe tek e fundit si intereson kujt a kam leshra apo i kam rruajtur..... (qesh)

Sa kohë i kushtoni look-ut në ditë?


Në mëngjes laj fytyrën, pastroj dhëmbët, shpesh edhe bëj dush nga një punë që çiftet e bëjnë në mëngjes (qesh)... Kur dal, në mbrëmje ose në ndonjë takim grimosem siç më ka hije dhe gjithmonë sipas rastit herë më pak, herë më shumë. Por për skenë, grimi mi merr një orë ndoshta.
 
Kush është kompozitori yt i pandarë?


99% kompozitor i këngëve të mia është bashkëshorti im Sokoli, por kam bashkëpunuar edhe me kompozitorë të tjerë siç janë: Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Xhevdet Gashi, Genti Lako, Flori, Senad Dreshaj, etj., që me këtë rast i përshëndes. Njëkohësisht i falënderoj të gjithë duke filluar nga Sokoli për punën e bukur që kanë bërë.
 
A është për flirt apo ka bërë Gjysja flirt?


Joooo, nuk jam për flirt, nuk flirtoj jooooooooo...Sepse dua të ruaj qetësinë, harmoninë në çift, pra jetën bashkëshortore që e kemi ndërtuar bashkë me sinqeritet unë dhe Sokoli. Në raste të tilla jam shumë e rezervuar.
 
Për shembull?


Kur dikush më vjen vërdallë, më joshë në mënyra të ndryshme unë bëj gjoja s’po kuptoj gjë. Automatikisht ndryshoj, transformohem në një aktore në rolin e "naives" dhe më pëlqen kjo lojë, e cila për mendimin tim të fal përjetime të lezetshme. Por të them të drejtën më pëlqen kur më joshin, pse jo. Joshjen e marr si kompliment, respekt, adhurim, admirim. Është një kënaqësi e veçantë që ta afron dikush që të don pa marr parasysh seksin. Kur të duan në ç’mënyrë të duan për mua s’ka rëndësi, me rëndësi është se njeriu në këto raste ndihet i përkëdhelur, i sigurt, fiton besim tek vetja, i vlerësuar mbi të gjitha...
 
Atëherë pse ke kaq meshkuj që të provokojnë?


Ti të paktën nuk më ke provokuar (qesh). Më ke parë duke heshtur takimin e parë. Tjetër tip ti…
Por…thonë që nga natyra kam një shikim magnetik. Ndërsa shoqet thonë,- plus ke edhe një trup tërheqës dhe joshës, këtë nuk po e vulos unë, por po ju lë ta analizoni ju dhe lexuesit e gazetës “Telegraf”, mund të them që gjatë ecurisë time ka meshkuj të bukur që në mënyra të ndryshme mundohen të më joshin, e që disave duhet të t’jua këpus shkurt me këto fjalë: Një zemër që kam e kam falur, sikur ti kisha dy, njerën ta kisha falur ty, (qesh) ... Këtë përgjigje ja u jap atyre që unë i vërej se seriozisht janë të dashuruar me mua, por nga ana tjetër në thellësi e kuptoj ndryshe dashurinë e tyre, ata janë të dashuruar me emrin, imazhin tim...Në qoftë se ndonjëri nga fjalët e bukura, joshjet me vend që mi dhurojnë, bën një trokitje në zemrën time, mos dyshoni tek mua. Ai person zë vendin veç të një shoku dhe asgjë më tepër. Normalisht, i cili do të presë gjatë në korridor për të hyrë brenda dhe të ketë një karrige të një miku familjar...në fund të fundit ata më pëlqejnë dhe kjo është e bukur. Si përfundim dua të shtoj që kur jam martuar e deri më sot, përsa i përket tradhtisë ndaj Sokolit, jo që nuk jam thyer ndonjëherë, por as që jam lëkundur ..
 
Garderoba juaj, thonë që përfundon në dy dhoma të ngjeshura?


(qesh)…Jam shumë e dhënë pas veshjes. Shumë. Më relakson e veshura bukur. Vishem sipas stinëve, por në përgjithësi lehtë. Nuk ngjeshem me rroba. Dua të jem e lirshme në lëvizje. Por nuk është dhe kaq e madhe garderoba ime. Jo, aq sa thoni ju. Por rrobat i blej firmato kryesisht në SHBA
 
Ju thoni nuk mbani dietë të shumtë, por keni ushqime të veçanta që të ruani formën e trupit. Cilat janë këto?
 
Ushqimi im i preferuar janë mishi i viçit dhe sallatat. Edhe në mëngjes këtë ushqim preferoj. Në darkë pi një gotë kos dhe ha fruta të ndryshme. Nga gjellët pëlqej më shumë lazanjën, ndërsa nga frutat shegën dhe ananasin.

Po me gjimnastikë a merret Gjystja?


Po. Ngas biçikletën (sigurisht kur jam në shtëpinë time), nga 20 minuta, sidomos kur nuk jam në dietë sepse kështu djeg kaloritë e tepërta.
 
Sa albume ka bërë Gjystja dhe si titullohen?


Kam bërë 8 albume në përgatitje është i nënti. Po ashtu kam bërë edhe 3 albume video dhe ca kolazhe.
Albumet
1. “1,2,3,4...”
2. “Jam e ëmbël si sheqer”
3. “100%”
4. “Më lejo të të puthë një herë”
5. “S'jam për ty”
6. “Më ke borxh”
7. “Vdeksha për ty”
8. “Shah mat”
 
Kush është albumi më i bukur?


Hmm..., të gjithë janë të veçantë. Më së shumti më pëlqen ky që jam duke përgatitur. Gjithsesi përshtypje më të mirë më ka lënë albumi "Shah Mat". Ka më shumë larmi, tema interesante...etj..Të gjithë e kanë atë ngrohtësinë e vet, ndjenjat e veçanta në të kënduar, në të punuar, të gjithë kanë një etiketë, të cilat tashmë janë dosje në shpirtin tim.
Unë në raste të ndryshme shpirtërore emocionohem dhe kjo gjë më shtyn të shkruaj. Pra ndjenjat e mia se bashku me imagjinatën botën reale dhe fantazinë i kombinoj dhe po nga kjo lind edhe një tjetër fshehtësi e shpirtit tim.
 
Çfarë është kënga për ju?


Jo vetëm profesion, por pishtari i jetës. Një ditë pa këngën më duket se diçka e madhe më mungon.


A ka ndonjë të metë që Gjystja ja din vetë vetes?


Jam tejet e sinqertë dhe origjinale.. Disa ma marrin për mëndjelehtësi, disa për për civilizim të tepruar. Kështu vetëm ata që më shohin në sy dhe nuk kam kontakte.. Kur më njohin........ehe... ndryshon puna.


Jeni e guximshme në jetë dhe në skenë. Nga buron ky guxim?


Kur kam lexuar jetën e Nënë Terezës jam mrekulluar. Ajo thotë: “Ne jemi një pikë në oqeanin e guximit, po të mos ishte kjo pikë diçka do t’i mungonte oqeanit. Dhe unë jam një pikë si ajo e Nënë Terezës.

Përdorni pije alkoolike?

Joo. Habitesh?! As duhan.
 
D.m.th jeni supersticioze?


Besoj tek zoti. Për mua besimi tek ai është besimi tek fati dhe besimi tek aftësitë e tua.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: