Organizimi teritorial i L.B.K.D.SH
| E Hene, 29.09.2008, 04:17 PM |

KREU I III-të

 

ORGANIZIMI TERITORIAL i L.B.K.D.SH.

 

Neni 29:

 

Format themelore të organizimit të Lëvizjes sonë janë:

 

1.      Aktivi: Aktivi krijohet në vende, rajone, lagje, bashkësi lokale, apo kudoqoftë ku numri i anëtarëve aktivë nuk i kalon 150 por nuk është më pak se 15 anëtarë aktivë.

 

Aktivi drejtohet sipas normave ligjore të përcaktuara në Nenin 18 të këtij Statuti.

 

Kryetari i Aktivit e përfaqëson Aktivin e vet në Kuvendin e Nëndegës që rajonalisht i takon.

 

2.      Nëndega: Nëndega e BKDSH formohet në ato mjedise ku veprojnë së paku tre Aktive. Nëndega mund të ketë më tepër se tre Aktive (nuk ka përkufizim), por jo më pak se tre.

 

Nëndega formohet në bazë të Kuvendit Zgjedhor që caktohet nga të gjitha Aktivet e atij rajoni, lagjeje, bashkësie lokale apo qyteti dhe pjesë të qytetit (në atdhe). Nëndega nuk e ka numrin e përkufizuar të maksimales por vetëm atë minimal: nuk mund të krijohet Nëndega në ato mjedise ku numri i anëtarëve të të gjithë Aktiveve që përfshihen, nuk e tejkalon numrin 50.

 

Nëndega, me rastin e themelimit të saj krijon Kuvendin Zgjedhor të Nëndegës të cilën e përbëjnë të gjithë anëtarët e asaj Nëndege.

 

Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës thirret zakonisht një herë në çdo dy vjet.

 

Mandati i Këshillit Drejtues të Nëndegës zgjat dy vjet për të gjithë anëtarët e atij Këshilli Drejtues me të drejtë rizgjedhjeje.

 

Këshilli Drejtues i Nëndegës përbëhet konform Nenit 18 të këtij Statuti nga 5 - 7 - 9 deri në 11 anëtarë. Nuk mund ta kalojë numrin 11 të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Nëndegës.

Këshilli Drejtues i Nëndegës ka këtë përbërje:

a)     Kryetari,

b)     Sekretari,

c)     Arkëtari dhe

ç.   dy, katër, gjashtë ose tetë anëtarë të Këshillit Drejtues  

      të asaj Nëndege.

 

Kryetari dhe Sekretari i Nëndegës përfaqësojnë Nëndegën e tyre në Kuvendin e rregullt dhe të Jashtëzakonshëm të Degës që rajonalisht i takojnë.

 

3.      Dega: Dega është formë organizative politike e BKDSH e cila përbëhet nga tre ose më shumë Nëndegë si dhe një numri të përcaktuar anëtarësh që nuk janë përfshirë në strukturat organizative të ndonjë Aktivi dhe Nëndege, sidomos kur është fjala për ata anëtarë të BKDSH që jetojnë në Mërgim si të përndjekur politikisht dhe ekonomikisht dhe si të tillë mund t’i kontribuojnë Degës së atij shteti ku jetojnë dhe veprojnë.

 

Dega në marrëveshje me Kryesinë e Komitetit Drejtues (në tre rastet tona) formon Nëndegët dhe Aktivet e veta në ato mjedise ku numri i anëtarëve arrin numrin e paraparë në këtë statut si dhe në Rregulloren e Brendshme të Punës së BKDSH.

 

  1. Dega e BKDSH e ka Kuvendin Zgjedhor të Degës, të cilën e përbëjnë të gjithë anëtarët e asaj Dege.
  2. Kuvendi i Degës është organi më i lartë politiko-legjislativ, i cili ka për detyrë zgjidhjen e të gjitha problemeve të asaj Dege si dhe zbatimin e normave ligjore të këtij Statuti, Programit dhe akteve të tjera juridiko - politike të BKDSH;
  3. Kuvendi i Degës mbahet një herë në çdo dy vjet.

ç.   Kuvendi i Degës e Zgjedh Këshillin Drejtues të Degës

      si dhe Kryesinë e atij Këshilli me një mandat prej dy

      vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje pas skadimit të afatit të

      parë, në rast se i plotësojnë kushtet që i parasheh ky 

      Statut dhe “Rregullorja e Brendshme e Punës”.

  1. Degën e udhëheq Këshilli Drejtues i Degës i cili zgjidhet me vota të fshehta nga radhët e anëtarëve të asaj Dege në Kuvendin Zgjedhor të saj.

 

 

KËSHILLI DREJTUES i DEGËS përbëhet nga:

     a. Kryetari,

     b. Nënkryetari,

     c. Sekretari,

     ç. Arkëtari,

    d.  tre Anëtarë të Këshillit Kontrollues të Arkës;

    dh. tre Gjyqtarë të Gjyqit të Nderit të Degës;

    e.  një deri në nëntë Anëtarë të Këshillit Drejtues të asaj

        Dege.

 

Kjo varet sipas numrit të anëtarëve të asaj Dege duke u bazuar në Aktive dhe Nëndegë.

 

Këshillin Drejtues të Degës e zgjedh Kuvendi zgjedhor i Degës dhe ai mund ta shkarkojë kur:

 

  1. kalon afati i legjislaturës për të cilën janë zgjedhur;
  2. Këshilli Drejtues i Degës nuk i kryen detyrat e ngarkuara sipas Statutit dhe Programit;
  3. vdesin anëtarët e këtij Këshilli Drejtues;

ç.  ata vetë japin dorëheqje dhe nuk dëshirojnë të

     kandidohen më për legjislaturën e ardhshme;

  1. krijohen rrethana të tilla që duhet shuar apo mbyllur ajo Degë për shkak të shkapërderdhjes së anëtarëve ose kur anëtarët e asaj Dege duhet ta lëshojnë vendbanimin e tyre momental (këtu është fjala vetëm për ato Degë të BKDSH që momentalisht veprojnë në Mërgim dhe se numri dërmues i anëtarëve të tyre janë azilkërkues).

dh. Dega (Degët) e BKDSH e ka statusin e personit

      juridik. Ato kanë vulën e vet si dhe xhirollogarinë

      përkatëse.

  1. Formën dhe përmbajtjen e vulës e përcakton Kryetari i Komitetit Kombëtar.

 

Vulat e Degëve duhet të jenë në përputhje me “Rregulloren e Brendshme të Punës” dhe patjetër të kenë stemën partiake të BKDSH.

 

Neni 30:

 

FUNKSIONIMI ORGANIZATIV I STRUKTURAVE

TË BRENDSHME PARTIAKE TË L.B.K.D.SH.

 

  1. BKDSH aktivitetin e vet politik e zhvillon në atë mënyrë duke u angazhuar me tërë potencialin e vet njerëzor që të krijojë Kuadro të shëndosha partiake me ndjenja të pastra kombëtare, atdhedashëse, humanitare dhe patriotike.

 

Kjo arrihet më së miri duke zhvilluar seminare të ndryshme, tubime, simpoziume, kuvende, seanca me karakter shkencor e politik, tryeza të rrumbullakëta, konferenca shtypi, botime të ndryshme në kuadër të përhapjes së idesë kombëtare të BKDSH qoftë në organin zyrtar të saj ose të ndonjë vepre të posaçme me karakter shkencor dhe me vlerë të përgjithshme kombëtare.

 

  1. Duke filluar nga Njësia më e vogël partiake: Aktivi, BKDSH, vepron në atë mënyrë që mban mbledhje të rregullta me anëtarët e vet si dhe me popullsinë vendase ku vepron, të cilat kanë karakter informativ dhe edukativ.

 

  1. Mbledhjet mbahen interne pa prezencën e publikut të gjerë.
  2. Në çdo mbledhje të cilitdo qoftë organ të BKDSH, duke filluar nga Këshilli Drejtues i Aktivit, Nëndegës, Degës, Komitetit Drejtues e deri te Komiteti Kombëtar, Kryesia përkatëse cakton Rendin e Ditës para se të thërrasë mbledhjen dhe të ftuarit i njeh me Rendin e Ditës, në mënyrë të tiillë që të ftuarit të kenë mundësinë e përgatitjeve të tyre për pjesëmarrje në diskutimet e Mbledhjes që do të mbahet.

 

Çdo mbledhje, e çdo forumi të BKDSH, duhet të përcillet me Procesverbal përkatës, i cili zakonisht bëhet në dy kopje, një kopje për arkivin e atij organi që mban mbledhjen dhe tjetra, për organin më të lartë që i takon ai formacion partiak, në këtë formë: Aktivi, ia përcjell kopjen e procesverbalit të mbledhjeve të veta Kryesisë së Këshillit Drejtues të Nëndegës, kurse ky i fundit ia përcjell Këshillit Drejtues të Degës; ai i Degës ia përcjell Komitetit Drejtues përkatës, ndërsa ky (këta tre të fundit), secili për dikasterin e vet, ia përcjell Sekretarit të përgjithshëm të BKDSH që ky t’i depozitojë në Arkivin Qendror të BKDSH.

 

  1. Aktivi nuk mund të thërrasë e të mbajë mbledhjet e veta të rregullta pa e informuar Kryesinë e Nëndegës që i takon rajonalisht; duke ftuar ndonjërin nga funksionarët e asaj Nëndege që të marrin pjesë në atë mbledhje të atij Aktivi.

 

Kryetari i Këshillit Drejtues të Nëndegës, në pamundësi që vetë të marrë pjesë në atë mbledhje të atij Aktivi që e ka ftuar, ai, kryetari, e autorizon me shkrim njërin nga anëtarët e Këshillit Drejtues të asaj Nëndegë që ta përfaqësojë në atë Mbledhje, qoftë ajo mbledhje e zakonshme, qoftë mbledhje e Kuvendit Zgjedhor.

 

  1. Nëndega; edhe Kryesia e Këshillit Drejtues të Nëndegës, vepron në të njëjtën mënyrë ndaj Kryesisë së Degës ashtu siç vepron Kryesia e Këshillit Drejtues të Aktivit ndaj Kryesisë së Nëndegës.
  2. Dega; edhe Kryesia e Degës vepron në mënyrë të tillë përballë Kryesisë së Komitetit Drejtues sepse duhet respektuar hierarkia organike e BKDSH. Përndryshe BKDSH nuk mund të quhej Lëvizje mbarëkombëtare me karakter çlirimtar dhe me disiplinë ushtarake.
  3. Komiteti Drejtues i BKDSH (në të tre rastet) edhe ky organ i lartë politiko - ekzekutiv,  zhvillon aktivitetin e vet në mënyrë hierarkike nga lart-poshtë, kështu që, gjithë aktivitetin e vet e kushtëzon me direktivat dhe urdhrat që merr nga Komiteti Kombëtar si dhe i zbaton sugjerimet që vijnë nga lart dhe i harmonizon aktivitetet e veta me organet e tjera vartëse siç janë: Degët, Nëndegët e deri tek Aktivat.

 

 

 

 

 

Neni 31:

 

SEKSIONET E KOMITETIT

 KOMBËTAR TË B.K.D.SH.

 

Duke u bazuar në Nenin 22 të këtij Statuti, është përpiluar “Rregullorja e brendshme e Punës së Komitetit Kombëtar të BKDSH”, ku është definuar hollësisht fushëveprimi i të gjitha organeve udhëheqëse të BKDSH, e posaçërisht janë përcaktuar detyrat dhe fushëveprimi i të gjitha Seksioneve, pa të cilat Komiteti Kombëtar i BKDSH nuk mund të zhvillojë aktivitetin e vet politik, kombëtar, administrativ, strategjik dhe ekonomik. Prandaj në kuadrin e Kryesisë së K.K. bëjnë pjesë:

31. 1.  Seksioni ekonomiko - financiare

31. 2.  Seksioni për çështje ideore e politike;  

31. 3.  Seksioni për Informim dhe propagandë;

31. 4.  Seksioni për çështje organizative dhe të anëtarësisë;

31. 5.  Seksioni për marrëdhënie me botën;

31. 6.  Seksioni për çështje statutore;

31. 7.  Seksioni për ruajtjen e Ambientit;

31. 8.  Seksioni për Politikë Sociale;

31. 9.  Seksioni për çështje juridike;

31. 10. Seksioni për Kulturë, shkencë, sport dhe edukatë

            fizike;

31. 11. Seksioni për çështje fetare-kanunore;

31. 12. Seksioni për çështjen e rinisë;

31. 13. Seksioni për Gruan në kuadër të BKDSH - (forumi i

            gruas);

31. 14. Seksioni për çështje disipline dhe Gjyqi i Nderit.

 

Të gjitha këto Seksione varen nga Kryesia e K.K. dhe veprojnë në kuadrin e saj në bazë të Rregullores së Brendshme të Punës së Komitetit Kombëtar.

 

Janë përgjegjës para Kryetarit të Lëvizjes moralisht dhe juridikisht për çdo veprimtari të tyre.

 

Zgjidhen dhe shkarkohen nga detyra nga Kuvendi i Përgjithshëm Kombëtar i BKDSH.

 

 

Neni 32:

 

FORUMI I GRUAS SHQIPTARE NË

KUADËR TË B.K.D.SH.

 

           

Meqenëse gruaja (femra) shqiptare konforrm Statutit dhe Programit tonë, gëzon të gjitha të drejtat e barabarta me meshkujt, kuptohet se Besëlidhja jonë ka për detyrë morale të angazhohet për organizimin e tyre në mënyrë adekuate që edhe ato të kenë mundësinë që të japin kontributin e tyre për çështjen e shenjtë kombëtare në çdo fushë të jetës shoqërore dhe të asaj shtetërore pa qenë aspak të diskriminuara. Andaj edhe organizohet Forumi i Gruas shqiptare në kuadër të BKDSH si organizatë partiake me të gjitha prerrogativat e persoes juridike që ka dhe gëzon çdo organizatë politike, shoqërore, kulturore e sportive në kuadër të kësaj Besëlidhje.

 

Sa i përket formës së organizimit struktural dhe territorial të Forumit të Gruas (më tutje lexo: F.G) së BKDSH, ato janë identike me format strukturale e territoriale të mbarë Besëlidhjes.

 

Organizimi bëhet nga poshtë - lart:

 

  1. krijohet Aktivi në ato qendra e mjedise ku regjistrohen së paku 15 anëtare aktive të BKDSH;
  2. krijohen Nëndegët e F. G kur në atë rajon janë krijuar së paku 3 Aktive të FG të BKDSH;
  3. krijohen Degët e F. G kur në atë rajon, komunë, qytet, rreth apo prefekturë janë krijuar së paku tri Nëndegë të F. G;

ç.   krijohen tre Komitete Drejtuese të F. G në

     përputhshmëri me Komitetet Drejtuese që ekzistojnë

     për Shqipëri, Kosovë dhe Mërgim.

 

Komiteti Drejtues i FG për Mërgim dallohet nga dy Komitetet Drejtuese të para, për shkak se ky krijohet jo në bazë të Degëve apo Nëndegëve të F.G por në bazë të numrit të anëtareve aktive që ka në Mërgim, ku numri i tyre nuk mund të jetë më i vogël se 90 anëtare aktive të F. G të BKDSH.

 

  1. të gjitha këto forume të F.G të BKDSH, kanë organet e tyre Drejtuese dhe Kuvendet Zgjedhore përkatëse që janë identike me ato të BKDSH duke filluar nga: Kuvendi Zgjedhor i Aktivit të F. G, Kuvendi Zgjedhor i Nëndegës së F. G, Kuvendi Zgjedhor i Degës së F. G si dhe Kuvendi Zgjedhor i Komitetit Drejtues të F. G të BKDSH.

Këto Kuvende që mbahen konform Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Punës së BKDSH, zgjedhin Këshillat Drejtuese Përkatëse si dhe nga ato Këshilla Drejtuese krijojnë Kryesitë përkatëse të cilat udhëheqin çdo aktivitet politik dhe kombëtar në kuadër të atij forumi që i përkasin

 

dh. kryetarja e Komitetit Drejtues të F. G është

      automatikisht anëtare e Komitetit Kombëtar të

      BKDSH me të gjitha të drejtat dhe obligimet që ka

      secili prej tyre në këtë organ më të lartë dhe legjislativ

      të BKDSH.

  1. BKDSH do të luftojë që Gruaja në tërë veprimtarinë politike, shoqërore, kulturore e familjare të gëzojë të drejta të barabarta me burrin; të punojë me sistemin 6 orë në ditë dhe të bëjë dy ditë pushim në javë, pa iu prekur paga e plotë ditore dhe javore.
  2. të ndalohet me ligj që femra të punojë në turnet e treta si dhe me lëndë kimike që mund të shkaktojnë helmime.
  3. për fëmijën e parë të lindur gjallë t’i jepet një shpërblim i veçantë prej një page mujore, ndërsa për fëmijët e tjerë të lindur (gjallë), t’i jepen nga dy paga mujore për secilin fëmijë.

gj. të gëzojë të drejtën e lejes së paralindjes dhe të

     paslindjes së pagueshme për dy vjet kohë.

  1. shteti të bëjë kompensimin e pagave me qëllim që familjet me shumë fëmijë, të mos ndjejnë vështirësi në nivelin e tyre ekonomik.
  2. të punohet për lehtësimin e gruas nga barrët e punëve të rënda të shtëpisë. Për këtë t’i krijohen kushte e mundësi reale për t’u furnizuar me pajisje moderne elektroshtëpiake, me prodhime ushqimore të gatshme dhe gjysmë të gatshme, veshmbathje të përshtatshme të mjaftueshme për të gjitha stinët e motit.
  3. gruaja e punësuar të ketë të drejtë pensionimi së paku 5 vjet para meshkujve. Të drejtën e pensionimit do ta vendosë pushteti demokratik kombëtar me ligje përkatëse, i cili në asnjë mënyrë nuk guxon të diskriminojë femrën punëtore. Përkundrazi, ligji duhet t’a privilegjojë gruan shqiptare në punë dhe në jetën shoqërore e politike.

 

Këto janë opsionet tona politike e partiake të paraqitura në Statut me të cilat i ofrojmë femrës shqiptare kushte duke e grishur që të anëtarësohet në radhët tona dhe bashkarisht të veprojmë për realizimin e këtyre aspiratave tona tejet të drejta, humane dhe përparimtare.

 

 

 

 

 

Neni 33:

 

FORUMI RINOR (F.R) i L.B.K.D.SH.

 

  1. Partia jonë, BKDSH, në qendër të saj do të ketë kujdesin për RININË, sepse rinia është shpresa e ardhmërisë, lulja më e çmueshme e kombit dhe atdheut. Ajo është ARDHMËRIA e Kombit tonë shqiptar. Prandaj do të përpiqemi, jo vetëm në kuadrin e BKDSH por edhe më gjerë - në kuadrin mbarëkombëtar, që rinia shqiptare të fitojë atë vend dhe atë prestigj që i takon.
  2. Forumi Rinor (F.R) i BKDSH do të jetë organizatë partiake e BKDSH dhe organizmi i F. R do të zhvillohet në përputhje të plotë të normave ligjore të këtij Statuti.
  3. Format organizative të F.R të BKDSH janë të njëjta si ato të mbarë Besëlidhjes duke filluar nga baza: Aktivi, Nëndega, Dega e deri të Komiteti Drejtues i F. R të BKDSH.
  4. Të gjitha dikasteret e F. R do të funksionojnë njëlloj e në atë mënyrë si ato të PBKDSH.
  5. Kryetari i Komitetit Drejtues të F. R është anëtar i Komitetit Kombëtar të BKDSH në bazë të funksionit që ky ushtron e jo që zgjidhet me propozim të delegatëve në Kuvendin e Përgjithshëm (Kongresin) e anëtarëve të BKDSH.


(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: