Riza Lahi: Erkand Qerimaj Kampion i rruzullit
| E Marte, 23.09.2008, 05:10 PM |

Erkand Qerimaj
Erkand Qerimaj Kampion i rruzullit

Nga Riza Lahi

"Tri orët para garës finale kam ndenjtë shtri në shtrat. Mendja më fluturote te flamuri kombëtar kur do të bante dallgë mbi mue, Erkandin prej Shqipniet, e kur tanë sllovakët do t'u detyrojshin me përplasë pëllambët prej forcës dhe teknikës teme. Nuk po më xente krevati, por kishe urdhën prej trajnerit mos me lëvizë pa ardhë ai ERKAND QERIMAJ, Kampion i Rruzullit të Dheut

Mjaft njerëz e njohin veprën e Zhyl Vernit - "Kapiteni pesëmbëdhjetë vjeçar". Disa të tjerë e njohin veprën e shkrimtarit - pilot Xhejms Olldrixh "Djujmi i fundit", ku, këtë radhë, një fëmijë gjashtë vjeçar, ulë aeroplanin vetëm me udhëzimet e pilotit që sapo ia ka ngrënë të dyja këmbët peshkaqeni. Nëpër tregimet e famshme të Mihail Shollohovit ndeshet një ngjarje nga periudha e luftës civile në Rusinë e fill pas tetorit të 1917 - një komandant vetëm 16 vjeçar drejtonte betejave burra me moshën sa dy fishi i tij. Edmond de Amiçis është marrë, dhe ai, me një adoleshent që sapo ka kapërcyer fëmijërinë, por që kapërcen i vetëm qënga Apeninet italiane në Andet e kontinentit Ameritan në kërkim të qënies së tij më të shtrenjtë. Dihet edhe që, mafia, si ekzekutorë vrasjesh gjenë dhe stërvit adoleshentë të po kësaj moshe. Gjatë luftës së Dytë botërore në vëndin tonë, mosha e 15 - 18 vjeçarëve ka qënë e tmerrëshmet nëpër përleshjet me fricët.

Erkand Qerimaj të trondit ta vështrosh foton e tij duke ngritur lart kilogramë të përmasave botërore. Ti shikon një çunak mes moshës së fëmijërisë dhe të rinisë që ka hyrë në një luftë burrash duke u dale atyre përballë me të tër arsenalin e armëve që kanë mëndja dhe pejzat e tija nervore. Nga njëra anë të dhimbset. Kur shikon tër atë sforco të fytyrës së tij në momentet finale ti ndjen një dhimbje... por vetëm për paksa.

Erkandi, ja, e ka flakur teposhtë shtangën peshërëndë që sapo e ka valavitur në ajër dhe po hidhet përpjetë duke ia bërë me grusht; po qeshë, siç di të qeshë vetëm adoleshenca. Po hidhet përpjetë nga hareja, siç hidhet një kolopuç në sustën e krevatit të mamit e babit. Erkand Qerimaj gëzon një shëndet të harmonizuar dhe nuk ka askund, asnjë deformim në organizmin e tij, megjithse e ka nisur shtangën na atë moshë, sa për të përfaqësuar Shqipërinë kur ishte vetëm 13 vjeçar në një garë evropiane.Duke sjellë në atdhe medaljen e parë të artë. "Ka kenë kampionati kombëtar i fëmijëve në Elbasan . Më tërhoqi vëmendjen një fëmijë dhe më thanë se ishte prej Shkodret. Ai xuni vendin e tretë, por unë nxitova me i falë diçka qi kishe me vedi. Kisha nji palë tuta, të reja fring, të paveshuna kurr, por paksa të mëdhaja, njato ia fala atij fëmije nandë vjeçar tuj mendu me vedi se "keka talent i lindun". Njaj ishte Erkandi, kur e kam njoftë vetë...Më kujtohet se, njaq më pëlqeu aj, sa iu luta nji gazetarit sportiv atje, Pirro Ruvinës, që "Pash hatrin e Zotit, Pirro, ma intervisto njatë supertalent qi e paskam edhe Shkodran " - thotë Faruk Kalleshi para mikrofonit tim. Erkand Qerimaj, djaloshi që i hyn sfidave të shtangës duke qeshur e bërë shaka me shokun e tij të mrekullueshëm e shtangist të talentuar Elis Lishin, ka sjellë në Atdhe plot 25 medalje të arta, të argjenta apo edhe të bronxëta. Dhe është i ditlindjes 10 .08.1988. A nuk pata të drejtë, pra, që e krahasova adoleshencën e këtij biri të Shkodrës me atë të shëmbujve që njihen në historinë apo letërsinë botnore?

KAMPION I RRUZULLIT

Një ekip prej tre djemsh dhe një vajze - Erkandi, Gerti Trasha,Endri Haxhihyseni dhe Romela Bega u ndodhën në fundmajin e vitit 2006 në Rep. Pop. Te Kinës; në Hanxhou. Zhvillohej kmpionati botëror i shtangistëve të rinj - njëzetënjë vjec e poshtë. Nga gjith rruzulli konkuronin brënda një pallati rreth 400 shtangistë. Republika Kineze kishte nxjerrë nga të 2 milion e shtatqindmijë shtangistët e saj një përfaqësi rinore. Kështu edhe Shqipëria, ja, kish dërguar katër rinorët e shtangës së saj të përbërë gjith - gjith prej 170 vetash...

Në krye të delegacionit shtangistik shqiptar - tre shkodranë: Presidenti Esat Ademi, menaxheri Ilir Kraja dhe trajneri Genc Barkici.

Erkand Qerimaj ka kaluar një muja më parë një taumë në këmbë; asnjeri nuk ia kujton. Edhe ai vetë e ka harruar ata caste ndërsa shikon t'i sulen shtangës njëri pas tjetrit rivalët e tij nga të pesë kontinentet dhe nga të të gjitha rracave. Ndërkohë, sigurisht që e kujton mirë se dy muaj më parë, jo më 69 kg sa cdo të konkurojë tani, por 73 kile, ai i kishte kapërcyer kilogramët, të cilëve u kishte vënë syrin tani, si t'i vinte radha. 31 maj...

" Si jo, mor Riza, të kënaqet shpirti shumë kur të duartrokasin e kur bërtasin për ty"

- qeshë Erkandi dhe vështron nga vëllai i tij ende i heshtur por me pamje shpirtbardhi që ka hequr shumë, nga Elidoni...Elidoni paska ardhur nga Kanadaja...Ai Elidon që e përmëndnin përnatë në familjen e Medi Qerimajt dhe për të cilin sa e sa hërë e ëma lotonte pa e parë njeri në qoshen e saj, ja se ku është.

"Ti je, more, Elidoni?"

Ndërsa i tregoj djloshit të heshtur e shtathedhur gjithcka lexuat më lart, Elidonit ( pasi pjesa "Kampioni i rruzullit është shkruar në 28 mars 2007, kur libri kishte përfunduar krejt), ai vështron vetëm nga i ati që preferon të ulë sytë. Unë ditkërkam aq intimitete nga jeta e tij dhe...dhe ishim njohur vetëm 5 minuta më parë.

" Po, në Kinë, a kishte njeri të të duartrokiste?"

Dhe Erkandi, dhe Medi Qerimaj, qeshin me zë të lartë në një kohë duke përplasur duart, ndërsa, për motive të ndryshme mbase, unë dhe Elidoni i përmalluar për atdheun, jemi gjith vëmëndje.

" Kanë duartrokitur të gjith shtangistët europianë...Dy peshat e para të botërorit i kishin marrë shtangistat kinezë. Po..."

Në peshën e tretë të botërorit luftohej për ta thyer mitin kinez; këtë do ta bënte evropiani nga Shqipëria ballkanike, Erkand Qerimaj. Askush tjetër.

MEDALJEN E ARIT TË KAMPIONIT TË BOTËS PËR TË RINJ.

Erkand Qerimaj kishte ngritur 175 kg në "Shtytje" - si asnjë shtangisht nënnjëzetvjecar nga i gjith planeti .Gjenarali më i ri i shtangës shqiptare solli nga Kina edhe vëndin e katërt në botë në "shkëputje" - 136 kg dhe, të mbledhura të dy këto shifra, të 311 kg përbënin vëndin e dytë në atë plate vigane. Erkand Qerimaj do të përfaqësonte vëndin për burra të shtangës në Palermo , gjatë dhjetori të po atij viti. Gjithnjë i pandarë nga trajneri i tij dinamik Genc Barkici,ai do të shkëlqente atje duke u cilësuar si "shtangisti më i mirë i të gjithaktivitetit"; vetë Shqipëria do të zinte atje vëndin e parë. Qerimaj vazhdon...do ta kemi tër kohës nën rrezet e kameras sonë. Po, le të vazhdojmë ...atje, ku mbetëm - kthimi në atdhe me vëndin e parë të botës. ...Sapo aeroplani takoi pistën e mesnatës së Rinasit, me dhjetra shkodranë u sulën dejt zonës së pritjes. Kishin ardhur mbi 20 vetura nga Shkodërlocja ...Me një flamur kombëtar përpara e me muzikë e hare si të sillnin nusen.Të nesërmen - miting i jashtëzakonshëm në "Parrucë" - sheshi më popullor i qytetit. Personalitetet zyrtare të Shkodrës, si prefekti Xhovalin Kolombi, kryebashkiaku Artan Harxhi u ngjajnë tifozërisë së furishme shkodrane nëpër atë lumturi popullore. Dikush ka krijuar një këngë kushtuar shkodranit që ngriti emrin e Shqipëriaë në majën e plantetit.

VËRSHIM MEDALJESH PËRDREJT ATDHEUT

Gjenerali adoleshent nga Shkodra ka sjellë në Atdhe një lumë medaljesh të arta, të argjenta dhe të bronxëta. Siç thamë, të parën, që në moshën 13 vjeçare. Erkandi ka bërë të valavitet flamuri ynë kombëtar në vëndet nga më të qytetëruara të Evropës. Le të rendisim disa prej trofeve që ka sjellë gjimnazisti i "28 Nëntorit"; trofe që kanë bërë të fluturojnë gjith gjimnazistët, gjith stafin pedagogjik ;sidomos mësuesen e tij kujdestare, Aidën, që i jep letërsi .

- 14 vjeçar. Në Nice, Francë, valavitet flamuri kombëtar i kamponit të Evropës për moshat deri 17 vjeçare. Tre medalje floriri; orkestra frymore e francezëve ekzekuton "Rreth flamurit të përbashkuar"

- 16 vjeç. Norvegji. Tri medalje bronxi

- Tri medalje ari nga Austria

- Tri medalje ari nga Gjermania

- Dy medalje argjenti nga Sllovakia

- Vëndin e katërt në botë për të rinj

- Katër rekorde evropiane të thyera për moshat deri 17 vjeçare dhe mbi dyzet rekorde shqiptare ...Kur shpallet kampion evrope për herën e dytë, në vitin 2003, parakalon nëpër rrugët e kryeqytetit në krye të mbi 50 veturave me Shkodranë duke valavitur flamurin shqiptar. Veturat e kanë pritur qysh në Rinas me banderola ku shkruhej "Mirëse erdhe në atdhe, kampion i Evropës"Në tetor 2005 , pritet nga kryeministri shqiptar Sali Berisha i cili i dhuron në emër të shtetit shqiptar shumën 14000 dollarë.

MEDALJEN E ARIT TË KAMPIONIT TË BOTËS PËR TË RINJ.

Erkand Qerimaj kishte ngritur 175 kg në "Shtytje" - si asnjë shtangisht nënnjëzetvjecar nga i gjith planeti .Gjenarali më i ri i shtangës shqiptare solli nga Kina edhe vëndin e katërt në botë në "shkëputje" - 136 kg dhe, të mbledhura të dy këto shifra, të 311 kg përbënin vëndin e dytë në atë plate vigane.

Erkand Qerimaj do të përfaqësonte vëndin për burra të shtangës në Palermo , gjatë dhjetori të po atij viti. Gjithnjë i pandarë nga trajneri i tij dinamik Genc Barkici,ai do të shkëlqente atje duke u cilësuar si "shtangisti më i mirë i të gjithaktivitetit"; vetë Shqipëria do të zinte atje vëndin e parë. Qerimaj vazhdon...do ta kemi tër kohës nën rrezet e kameras sonë. Po, le të vazhdojmë ...atje, ku mbetëm - kthimi në atdhe me vëndin e parë të botës.

...Sapo aeroplani takoi pistën e mesnatës së Rinasit, me dhjetra shkodranë u sulën dejt zonës së pritjes. Kishin ardhur mbi 20 vetura nga Shkodërlocja ...Me një flamur kombëtar përpara e me muzikë e hare si të sillnin nusen.

Të nesërmen - miting i jashtëzakonshëm në "Parrucë" - sheshi më popullor i qytetit. Personalitetet zyrtare të Shkodrës, si prefekti Xhovalin Kolombi, kryebashkiaku Artan Harxhi u ngjajnë tifozërisë së furishme shkodrane nëpër atë lumturi popullore. Dikush ka krijuar një këngë kushtuar shkodranit që ngriti emrin e Shqipëriaë në majën e plantetit. Kënga sa ka nisë "me marrë dyrnjanë"....

Pas pak ditëve, sponsorja e përherëshme e shkodranit që sa ka nisë ti bjerë brisk fytyrës e që ka sjellë në atdhe kaq lavdi, "Birra Tirana", organizoi një koktei masiv. Pas pak ditëve të tjera - propozimi më i bukur për Erkad Qerimaj. Prej një kështjelle tjetër...

Universiteti privat "Marin Barleti", përmes drejtorit Adriatik Dudaj i propozoi një të drejtë studimi falas, për pesë vjet, derisa të mbaronte universitetin. Në degën ku të kishte qejfë ai. Në fakultetitn e drejtësisë.

Dhe mbi një program të vecantë nga të gjith studentët e tjerë...

Ja dhe kjo ëndërr ka nisur të realizohet për heroin tonë - të bëhet jurist...

Erkand Qerimaj nuk ka asnjë mëdyshje se askund nuk mund të gjente kaq dashuri dhe mirënjohje sesa mes popullit të vet. "Edhe sikur të më mbulojshin me flori dikund jashtë Shqipnisë, nuk kishe me provue pasha njasi gëzimit".

" A jam unë, Faruk Kalleshi, peshëngritësi ma i madh shqiptar i shekullit njizet? E? …Aashtuuu!...E pra, unë jam nji xerro para Erkandit, qi asht rraketë e shekullit njizetenji" - thotë para mikrofonit tim Faruk Kalleshi, i cili, në vigjilje të 61 vjetorit të lindjes së tij, para telespektatorëve të stacionit "Top Chanel" demonstroi vërtikalen me forcë me mbështetje në tre gishtrinj nga secila dorë.

OFERTA...

Ka patur disa. Nga klube gjermane, angleze e , sidomos, nga klube shqiptare.

Ja njëra pret disave nga ato oferta.

Ka ndodhur në Gjermani. Ishte viti 2003 dhe Erkandi i dtl. 10.08 1988, sapo kishte mbushur 15 vjeç; aq, dhe sapo ishte shpallur kampion i Evropës. Një trajner britanik iu afrua , gjoja shkujdesur, në mënyrë britanike dhe ia bëri ofertën me delikatesë, po në mënyrë britanike; duke e lënë vetë edhe shtegun e refuzimit. Në mënyrë që të mos largohej prej adoleshentit shqiptar me përgjigje negative sa më pak ulakokëse (poqese). Hi…OK… sikur nuk ishte aspak keq që të vinte në Angli, "little guy". Ja, të mos kishte asnjë problem për "letrat", oho, ç'ishte ajo punë, "okej" për të gjitha. Në Angli do të merrte shumë para, fort , saqë nuk i mirrte tër jetën në Shqipëri, e...tjetër punë se atje bie pak si shumë shi dhe ka pak si mjergull.

Shiu dhe mjergulla ishin pikërisht valvulat e shkarkimit për të mos u larguar nga ndonjë përgjigje e mundëshme negative, fyese, e çunakut shqiptar, i cili iu përgjigj: "Jam mësue me klimën e Shkodrës… Edhe me flamurin shqiptar."

" Më bahet vedi sikur fluturoj, kur valëviten palët e flamurit tonë mbi mue.Mirëpo, unë jam sportist cilësor e e kam çue zanin për nji fije trajtim ma të mirë. Vitaminat mujore më kushtojnë 400 - 500 dollarë e m'i bjen vëllai prej Kanadajet...Nji herë më asht thye boshti i shtangës në stërvitje. Me u pas damtue unë, nuk e di se a kishte me i pague kush shpenzimet për m'u shëndoshë. Unë e di , more, sa mundësi ka shteti, por do gjana të doemosdoshme, mendoj unë, duhet me i gaditë për sportistat cilësor. E? Si thue ti? A nuk jam unë patriot se po tham njishtu,a?" - pyet Erkandi dhe, si ia bën me sy kryemikut të tij Elis Lishi,me të cilin kanë sjellë një herë nga një medalje të artë prej Austrie, dhe ia shkrepin së qeshuri që të dy me fort hare.

NJËZET KILOGRAM MË TEPËR MBI SHTANGË BRËNDA VITIT VETËM PËR ELIDONIN

Familja e Erkandit përbëhet nga ai vetë, dy prindërit punëtorë, Mehdiu e Fatbardha dhe nga dy vëllezërit , Ergysi, që banon familjarisht në Itali e që ka dy fëmijë që do t'i bëjë shtangistë, Glaukun e Mendisin si dhe nga vëllai tjetër që është emigrant ekonomik në Kanada, Elidoni."Elidonin e kam shtatnaltë dhe të burrnuem , por teme shoqe dhe mue na ka këputë malli për me e takue...U bane kaq vjet", thotë duke perënduar sytë babai Medi . Ata në shtëpi flasin për natë e për ditë për Elidonin në Kanada dhe për Ergysin në Itali.Të dy vëllezërit e Erkandit , atje larg vatrës së ngrohtë të nënës, punojnë e punojnë; si të gjithë emigrantët e dheut, sigurisht që duke e lënë mënjanë krenarinë dhe daillkun, me sa është e mundur. Pra, jo krejtësisht.

Të bijtë e Medi Qerimajt , sapo lënë punën e kthejnë në banesat e veta, menjëherë transformohen në burra hijerëndë , që ua kanë nevojën të tjerët dhe, kësisoj, sigurisht, asqë kanë rast t'i thonë më njeriu "lepe - peqe". Atë pjesë të privuar të dinjitetit dhe të kryelartësisë, Ergysi dhe Elidoni e vënë në vënd duke I dërguar të holla familjes së tyre në Shkodër; sidomos vëllait që po nderon mbarë Shqipërinë duke ngritur hekura.

Muaj për muaj vijnë çeqet me para, tëcilat sidomos nënës, Fatbardhës, i dhëmbin shumë. Ajo, tok me Medinë, përpiqen me sa mundin të prishin sa më pak nga ato. Ama, pa bërë pikën e kursimit, kur është puna për shpenzimet që i duhen shtangës së Erkand Qerimajt...

Jo rrallë, një pjesë e parave nga Kanadaja e Elidonit, vijnë në formë vitaminash aq jetike për peshëngritjen moderne; aq jetike dhe aq të shtrenjta...

Duhet theksuar ky qëndrim normal i shqiptarëve emigrantë. Ata, që të gjithë ndihmojnë familjet e tyre në Shqipëri , Kosovë a Maqedoni dhe kjo tregon që familja shqiptare ende vazhdon të jetë e fortë dhe e konsoliduar, megjithë presionet e shumta për ta shkatëruar edhe këtë tipar të bukur të shqiptarëve; të bukur dhe thuajse kombëtar.

...Më së fundi Erkand Qerimaj kishte arritur të kapte normat e pjesmarrjes të "mondialit" që do të zhvillohej në Vankuver të Kanadasë në nëntorin e vitit 2003. Sprintin final për të mbërthyer normat e pjesmarrjes e kishte bërë sapo kishte sjellë në Shkodër tri medalje të tjera të arta që nga evropiani i moshave deri në 17 vjeç. Tanimë nuk bëhej më fjalë më për pjesmarrje në gara shtatëmbëdhjetë vjeçarësh e poshtë apo 21 vjeçarësh. Ishin gara burrash të pjekur. Peshngritja arrin kulmet e saja ndër sportistët 27 - 35 vjeçarë. Erkandi ynë, që kishte çuditur specialistët shqiptarë të peshngritjes kur kishte dalë kampion i vëndit "për të rritur", e kishte provuar se ç'do të thoshte të ndeshej me "kocka të forta" qysh në Shqipëri. Thuajse një vit rresht, ai kishte bërë përpjekje mbinjerëzore për të arritur kapjen e normave për të rritur, në mënyrë që, o Zot, ishall do të bëhej e mundur pjesmarrja e tij në garat "atje"; atje pra, ku ishte Elidoni, që kishte pesë vite pa e parë askush nga shtëpia dhe për të cilin Erkandi, kishte pikasur disa herë nënën duke qarë fshehurazi për 'të...

Ja, tani po nisej qënga Rinasi në linjën ajrore të Kanadasë. Ishte 12 nëntori I vitit 2003. Para tre muajve, sapo kishte mbushur 15 vjetët...

Një vit më parë Erkandi mund të ngrinte në stilin e "shtytjes" gjithë - gjithë vetëm 20 kilogram më pak. Asqë bëhej fjalë për më tepër.Mirëpo normat e vëndit ku ishte e mundur të takonte vëllain ps asnjë shpenzim, kërkonin edhe 20 kilogramë të tjera...

Trajneri i tij Genc Barkiçi dinte gjithçka prej kohësh. Përveç pasionit të zakonshëm të çdo sportisti për të pushtuar maja, ai kishte mundur të lexonte në sytë e Erkandit mallin e çmëndur që kishte për të vëllain. Për ta takuar atë, këtu e një vit më parë, duhej fantazia e një gjysëm të çmënduri. A ishte e mundur që ky adoleshent ende fëmijë të kapte normat e burrave? Do të ishte e mundur vallë të ngrinte pas dymbëdhjetë muajve edhe 20 kilogramë më shumë? Genci , ky djalosh guximtar, u bashkua pa mëdyshje me ambiciet e sportistit të tij. Gjith vëmëndje, ai përpiloi një plan që duhej të ishte sa më shkencor. Një sforco e gabuar do të shtrenjtë. "Kanë kenë përpjekje të tmerrëshme,torturuese qi ka ba Erkandi ; unë kujdesesha tanë kohën që çdo gja të bahej edhe në mbikqyrjen e mjekëve por, sidomos, temen. Unë nuk duhej asesi t'i lejshe shkak atij që të bate stërvitje plotësusese jashtë kontrollit tem apo mshehët mejet " - thotë Barkiçi që dallohet nga trajnerët e tjerë të peshngritjes për cilësinë e lartë të stërvitjes, për format moderne të saj dhe rezultative - " Mirëpo, në Kanada, nuk më çuen mue, por një tjetër. Unë vetëm sa i kam dhanë porosinat e fundit Erkandit para nisjes dhe, dihet, ma, qi kam mbajtë me 'te kontroll të rregullt në telefon. Asnjë mundësi tjetër s'kam pasë ma. Kam ndejtë edhe vetë me zemër të ngrime, derisa na erdhi njoftimi prej Vankuverit. Sportisti jem kishte dalë andej me dinjitet. Prej katërdhetepesë konkurentave 25 - 30 vjeçarë , Erkandi jem qe renditë i njëzeti, tuj lanë mbrapa 25 burra prej të tanë rruzullit" - thotë Barkiçi, i cili është edhe në kryesinë e Federatës Shqiptare të Pshngritjes. Një muaj i grumbulluar ekipi kombëtar i Shqipërisë për në Vankuver dhe, një muaj, thuajse ditë për ditë, dy vëllezërit fjaloseshin në telefon. Zëri vinte qartë, me gjith distncën e pafund.

...Pas tetë orësh udhëtimi në aeroplan, sapo u ulën në aeroport, Erkandi ynë i vogël nga Shqipëria, nxitoi të liduhej me të vëllain, qënga pika më e afërt e telefonave. Me zemër të ngrirë mori përgjigjen nga dikush që i doli në numurin e Elidonit se, ai nuk ndodhej atje. Se...Se i kishte thënë se do të nisej me aeroplan , por nuk i kishte thënë se ku. Ishte e qartë se Elidoni po vinte edhe ai për në Vankuver, ashtu siç e kishin bërë me fjalë.

Si mbylli telefonin, po prisnin linjën tjetër të avjonëve - atë të Vankuverit që donte të thoshte edhe pesë orë të tjera udhëtim nëpër ajrin e Kanadasë. Edhe pesë orë të tjera për të takuar Elidonin që kishte pesë vite pa e parë. Vallë a do ta njihte ai? Uf, si jo? Veç të tjerave, ai çonte pandërprerë fotografi në shtëpi dhe Erkandi i kundronte ato, si edhe të vëllait tjetër, Ergysit, me orë të tëra.

Më së fundi aeroplani takoi në njërën prej pistave të aeroportit vigan të Vankuverit , që nuk kishte të krahasuar me atë të Rinasit."O nëna ime!", ndjeu t'i shpëtonte një ofshamë gjysëmfëmijës nga qyteti ynë i çudirave. Ishte tmerrësisht i lodhur ; i kapitur për gjumë. Nga ankthi se kur do ta takonte Elidonin, nuk kish muindur të bënte asnjë sy gjumë mbështetur në ndenjësen e sediljes sëaeroplanit. Sa kishte sakrifikuar për këtë ditë! Një vit tortura. Vetëm për të takuar vëllain. Për t'i thënë nënës dhe babait se e kishte takuar Elidonin. Popo. E kishte puthur dhe nuk ishin ndarë asnjë ditë. Si qante nëna nganjëherë në heshtje për Elidonin! Ai e kishte pikasur vetë atë, por ajo nuk i tregonte se përse ishte e përlotur. Ajo nuk thoshte asnjë fjalë, por Erkandit nuk i shpëtonte asgjë. Nanë, nanë , moj! Po mos qaj, pra! E kam taku moj nanë Elidonin, njishtu si po të takoj ty. E kam puthë, njishtu si po të puthi ty! Bile më tha Elidoni , ma puth nanën fort prej mejet! Po, mos qaj , pra. Po ti, mor babë, ç'ka ke qi qanë?!...O Zot!...Ndjeu se po I dhimbte pak "kryti". E shkundi kokën dhe dhimbja i pushoi menjëherë...Ufff...Minutat po kalonin si djaj....Ndoshta Elidoni ishte duke pritur te dera e hotelit? Ai e dinte hotelin se ku do vendoseshin sportistët e kombëtares shqiptare. Apo, mbase kishte ardhur në aerodrom? Siç I kishte thënë në telefon, edhe ai duhej të udhëtonte nja pesë orë të mira me aeroplan. Pupupu....Mos qenë ngatëruar? Gjith ata aeroplanë që uleshin e ngriheshin brënda çdo pesë minuti!Lodhja e kishte dërrmuar dhe sytë po i mbylleshin nga stërlodhja ndërsa po priste në radhë derisa të dite valixhja. I erdh plasja që nuk kishte një çimçakëz. Ndoshta kishte kund xhepave….Ndjeu t'ia mbyllte sytë dikush nga pas... Këtë lodër, për të mbyllur sytë nga pas, e kanë vetëm shqiptarët.Vetëm dy duar në botë mund t'ia mbyllnin sytë nga pas Erkandit këtu në Kanada. "Kena ndejtë ashtu, të rrokun, nji orë...Nji orë pa folë e të mbytun në lotë" - e mbyll tregimin e tij gjenerali i shtangës shqiptare , që ka dëshirë të shkëlqejë në mësime ashtu si në shtangë, të vazhdojë për shkollën e lartë për drejtësi ose IKF- në, që ka gjithmonë në makinën e tij një kasetë me këngë Shkodrane të Bujar Qamilit dhe që ka sjellë në atdhe me dhjetra medalje nga e gjithë bota.


G. Ndryshe

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: