Sevdail Hyseni: Skënderbeu në Luginë
| E Marte, 07.08.2018, 06:47 PM |

Sevdail Hyseni

 

SKËNDERBEU NË LUGINË !

 

(Poezi me rastin e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut në Bujanoc)

 

Frynë veriu i vendlindjes,

Seç mu dogj zemra në gji,

Skënderbeut nga Tirana,

I rreh zemra për Arbëri!

 

I rreh zemra për Luginë!

E mendon pa rezervë,

Në pranverë kur t’ qelin lulet,

Ta nisë rrugën për n’ Preshevë !

 

Në Konçul tek lindi dielli,

Kalon rrugës pa kufij,

Pastaj ndalet për tu çmallur

Krah për krah me bijtë e tij!

 

Për gjatë lumit të Moravës,

I qesh buza i ndritë nuri,

Në çdo shkëmb të kësaj Lugine,

Kuq e zi valon flamuri.

 

N’ ballë Tërnocit legjendar,

Komandant Lleshi merr nderim!

Skënderbe të lumshin këmbët,

Mirë se vjen    vendin tim !

 

Bijtë e shqipes n’ përqafim

Flakë dhurata ngjyrë e kuqe,

E nderojnë sipas traditës

Me një mollë, nga Molla e Kuqe!..



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: