Petrit Aliaj: Intervistë nga Milano
| E Hene, 06.08.2018, 02:38 PM |

INTERVISTË NGA MILANO!

Nga Petrit Aliaj

E titullova këtë shkrim “Intervistë nga Milano” për faktin se; më shumë se një intervistë ja vlen që të shkruaj për një emigrante,një zonjë,një bashkëshorte,një nënë e një aktiviste e cila patriotizmin për vendin e saj e shikon si një detyrim atdhetar e qytetar për ndryshuar imazhin e një kombi që lëngon nga kasta e spekullatorëve politikë. Imazh të cilin edhe këtu në dhe të huaj të bashkuar e të organizuar,mund ta ndryshojmë pozitivisht e përditë .“Ky emigracion është një dhimbje e dyfishtë për ne” shpjegon ajo duke më ftuar të ulemi në një nga ambientet e muzeut të kulturave “Mudec” në Milano për të biseduar për projektet e së ardhmes në bashkëpunim me konsullatat e Rep,së Shqipërisë e asaj të Kosovës e disa prej shoqatave kulturore në Itali si pjesëmarrëse në një takim të përbashkët me konsujt e përgjithshëm në Milano në kuadër të vitit jubilar të heroit tonë kombëtar Gj.K.Skënderbeu. Njëkohësisht dott.Marsela Koçi është edhe kryetare e degës së Lobit Euro-Atllantik Shqiptar në Itali,e anëtare në kryesinë e lartë të saj.                                 Marsela ka mbaruar studimet universitare në Milano për degët “Marrëdhënie dhe Komunikim Ndërkombëtar” si edhe “Gjuhë të huaja” në Universitetin e Milanos. Zotëron mjaft mirë gjuhët Italiane, Angleze dhe Spanjolle,,sikurse edhe gazetare,korespondente e përherëshme në International Web Post

Prej vitesh ajo është një vullnetare e palodhëshme në rrugën e dialogimit mes komunitetit shqiptar dhe atij italian,si edhe një ndërmjetëse kulturore me komunitetet e ndryshme në Milano të cilat sot përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë multietnike.                                                          Marsela më shpjegon për projektin “The Shukran “ ku ka rolin “Country Manager”(përgjegjëse për Shqipërine) si edhe një nga themelueset e këtij projekti.      Ky rrjet i ri social me studio në Milano është ideuar nga Luca Bauccio,një Avokat i të drejtave të njeriut,shkrimtar dhe bashkëthemelues i “Youreporter” na paraqitet si një aplikacion bashëkohor dhe drejtohet nga 5 vajza ku njëra ndër to është edhe Marsela.

Ky rrjet i ri social i krijuar para disa vitesh si një start up(nismë e re) për të rinjtë,një urë lidhje mes Lindjes dhe Perendimit e ka për qëllim të thyej barrierat kulturore ndarëse në mes komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Itali dhe Europë, e për më shumë të argumentojë e të hedhi poshtë  çdo stereotip(sjellje e veprime..) të krijuar rreth botës myslimane dhe asaj orientale si burim i terrorizmit .

Realiteti që përcjell ky rrjet për mes kulturës të pasqyruar me foto, video editoriale mbi veshjet, ushqimin, traditat,muzikën e ndërmjet projekteve të ndryshme për bashkëjetesën me inisiativa të ndërmarra në fushën e integrimit e ballafaqimit të përditshëm me realen e bën më të prekshëm afrimitetin e kujdo.

“Aplikacionin e kemi hedhur online në shtator të vitit 2017,ku deri tashmë janë të rregjistruar mbi 500 mijë anëtarë nga vënde të ndryshme si; Itali, Francë, Belgjik, Dubai, Egjypt, Marok, Indonezi, Algjeri, Ukrainë dhe Shqipëri,normalisht. Kemi mjaft artistë të dedikuar ,sidomos nga fusha e muzikës e stilist të modës sidomos nga Franca dhe Maroku e Dubai e së bashku kemi mbështetur “Media Partner” në qershor të këtij viti e“Modest Fashion Week” të Torinos duke pretenduar të jemi një urë e padiskutueshme lidhëse mes dy boteve të mirëkuptimit fetar .                                                                     –Një shëmbull unik e i pa kundërshtueshëm i bashkëjetesës,mirëkuptimit dhe kulturave fetare në Shqipëri e Kosovë,si një tregues i domosdoshëm e real në shoqërinë e sotme shqiptare për të thyer barrierat e injorancës në Europë. Të rinjtë shqiptar kudo që ndodhen kanë treguar se janë të hapur,e mendërisht e duan Botën me ngjyra dhe pa barriera,ku ndër të gjitha u pëlqen të mësojnë e flasin gjuhë të huaja                            “Këto cilësi që kemi ne, shton Marsela, na japin të drejtën të jemi dëshmitarë real tek ky rrjet social kaq i veçantë i mirëkuptimit dhe tolerances,karakteristika nga të cilat ne si shqiptarë ndihemi të veçuar nga implikimet rreth botës myslimane,kurdoherë e kudo  .Në rrjetin tonë regjistrimet janë nga të gjitha besimet fetare të cilët e duan kulturën dhe i përqasen më së miri projektit tonë”       

Duke shpjeguar më tej ajo shton se “jemi një nder 10 rrjetet sociale më të shkarkuar nga Google dhe çdo ditë që vjen rritemi më shumë,

Dhe tashmë,kauzën tonë e ka përqafuar edhe këngëtari i mirënjohur për rininë shqiptare,Kastro Zizo i cili në mesazhin dhe dëshminë e tij për “Shukran” ka vendosur “Jeto dhe lër të jetojnë. Bota është e të gjithëve”.

Ky është edhe mesazhi  që përcjell “Shukran” për harmoninë, kohezionin kulturor,mirënjohjen e takime të ndërsjellta kulturore në mes popujve që urrejtja dhe fryma racizmit të rrëzohet nga produkti i kulturës së krijuar ndërmjet demostrimit .

Gjithsesi kjo pasuri shpirtërore,në krijimtari, objekte e vepra arti,letrare,muzikore e figurative të traditave, përfaqëson një përmasë themelore që i jep identitet çdo populli. Është e kuptueshme se krijimi i një rendi të bazuar në barazi dhe dinjitet kombëtar ndërmjet kombeve, nuk mund të realizohet pa mbajtur parasysh edhe faktorin kulturor edhe pse me shumë diversitet ndërmet tyre.

Nëse ti më jep të njoh diçka nga vëndi ku jeton, të jam mirënjohes sepse më pasurove me diçka më shumë që mua më mungonte e unë të falenderoj për kontributin tënd me fjalën “Shukran” që do të thotë Faleminderit në shumë gjuhë të Lindjes .

“Shukran” ka si mision mirënjohjen,dashurinë dhe respektin për këdo që takon.

Shukran, the world is in your hand ! (Shukran është Bota në duart e tua)

Siti  www.theshukran.com 

Instagram : #theshukran  #Mar_y_sol81




(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: