Tahir Bakalli: Artistët e vegjël 'thyejnë' kufirin
| E Shtune, 04.08.2018, 06:15 PM |

PROJEKTI

"ARTISTËT E VEGJËL "THYEJNË" KUFIRIN",

PAS DY VITE PUNE PËRFUNDON MISIONIN E SAJ

(2016-2018).

Projekti në fjalë kishte karakter vullnetar dhe edukativo-arsimor.

Ky projekt, ka filluar në shtator 2016,pas vizites qe ja bera dy shkollave 9 vjeqare te Tropojes - "O.Dauti" Llugaj dhe "A.Podrimja" Bajram Curr.

Pas vizitës, lindi nevoja qe te përpilohet projekti në fjalë, qëllim te dhenjes ndihme dy shkollave te permendura, zhvillimi i aktiviteteve te perbashketa kulturo-artistike, keto elemente do vinin sigurisht nepermjet te organizimit te binjakëzimit të shkollave të Komunës se Gjakovës dhe Malësisë së saj.

Edhe pse, keto zhvillime krijohen ne baza intitucionale, ne e provuam qe mos ti ngarkojme institucionet, te shkohet ne bashkepunim me drejtoret e shkollave.

Une si autor dhe bartes i projekti kisha bashkëpunëtore nga ana tjeter e kufirit Moza Lisha, mesuese e matematikes ne shkollen "A.Podrimja".

Ky projekt menjehere ka gjete mbeshtejen e disa shkollave te Komunës se Gjakoves, ku me vone ju ka bashkangjitur edhe DKA Gjakove si dhe ZA e Tropojes.

Konkretisht, nga Komuna e Gjakovës morren pjese 3 shkolla, (ka qene nje zgjedhje e lire-pilot):

"Z.Rexha", "M.Kepuska" dhe "F.Agani".

Ne kete projekt morren pjese rreth 700 nxenes ne aktivitete te ndryshme dhe here te perbashketa.

Per dy vite me radhe: 2016/2017 dhe 2017/18, jane zhvilluar mbi 20 aktivitete dhe vizita te ndersjella.

Cka eshte arritur deri me tani: drejtoret e shkollave perkatese, jane te lidhur nepermjet rrjeteve sociale dhe atyre zyrtare. Shume mesimdhenes nga te dyja anet komunikojne duke shkembyer pervojat e tyre. i dhe jane zhvilluar aktivitete te ndryshme. Kane lidhur bashkepunime apo jane kontaktuar shkollat e Malesise me: DKRS-Gjakove, me Teatrin Amator "E.Duraku", Organizaten "Bonevet", "Qendren Didaktike Gjakove", dhe organizma te tjere.

Shtrohet pyetja a mund te jemi te kenaqur me kete aktivitet? Sigurisht qe jo, kerkohet edhe pak angazhim nga te dyja anet, por, dhe duhet kuptohet edhe angazhimi i drejtoreve ne punet e perditshme te cileve jane mjaft te ngarkuar.

Tani shkollat nese deshirojne te vazhdojne, kane adresat se ku te zhvillojne aktivitetet, kuptohet pa e harruar nismesn e ketij aktiviteti, projektin ne fjale.

Si perfundim, vlen te permenden aktivitete qe kane pasur nje gjithperfshirje te nxenesve nga te dyja anet:

Dhurimi i mjeteve didaktike, Riparimii xhamave te shkolles "O.Dauti" Llugaj, Koncerti i perbashket per ndere te Dites se Flamurit, Ekspozita pamore e shkollave te Gjakoves ne Malesine e Gjakoves, Krijimi i kenges se deshmores Yllka Domi, Ekspozite pamore e shkollave te Malesise

ne shkollat e Gjakoves, Koncert ne shkollen "M.Kepuska" nga nxenesit e shkolles "A.Podrimja", Dorezimi i 10 projekteve shkollave te Tropojes, Dhurate simbolike per biblioteken e ketyre shkollave per nder te 23 prillit Dites Boterore te Librit, Krijimi i muzeut etngrafik ne dy shkollat e Tropojes, ndihme nga ky projekt, per te pasuruar me pas nga vete nxenenesit, Shfaqja e drames fituese te shkolles "F.Agani: ne fesivalin "Femijet ne skene", nxenesve te shkolles "A.Podrimja", Nisja e bashkepunimit te Festivalit "Femijet tropojane ne skene". (Klasat fituese nga shkolla "Beslidhja e Malesise" ka marre pjese ne finalen te Revistes teatrore memoriale "Nura -Bejtulahu-Domi", Vizite pune te shkolles "A.Podrimja" Qendres inovative "Bonevet", dhe shume vizita te disa vizita te ndersjella.

Ne fund, si organizator i gjithe ketij aktiviteti, gjej rastin te i falenderoi drejtoret e shkollave perkatese, te cilet pa ndihmen e tyre nuk do mund te ecnim perpara, nxenesit, prinderit si dhe kryetarin e Bashkise se Tropojes z.Besnik Dushaj dhe drejtorin e ZA Tropoje z.Pertrit Zenelin. Njekohesisht, Bordin e TA "E.Duraku", stafin e Qendres inovative Bonevet dhe perfundimisht, mediat qe na kane percjelle ne çdo hap: "Gjakova Press", Radio Gjakoven dhe Syri Vsioni.

Te nderuar bashkepjesemarres te ketij projekti, une ne çdo moment jame i gatshem te ju ndihmoje, kuptohet ajo varet prej situatave qe keni ne shkollate e juaja. Une kam shprese qe se paku nuk do e harroni kete projekt sepse ka nje peshe jo vetem edukative por edhe kombetare.

Tahir Bakalli,

Zv.koordinator i Qendres Didaktike Gjakove

Takim pune para koncertit festiv ne shkollen

“M.Kepuska” Gjakove, nga nxenesit e shkolles “A.Podrimja” Bajram Curr

Nenshkrimi I marreveshjes ne mes te projektit:

“Artistet e vegjel thyejne kufirin”, Teatrit amator ”E.Duraku” Gjakove dhe

Zyres Arsimore Tropoje per mbajtjen e festivalit “Tropojanet ne skene”.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: