Dedë Preqi: Djegia e flamurit turk...
| E Shtune, 04.08.2018, 06:22 PM |

Djegia e flamurit turk nuk do shumë fjalë, është porosi për të përçarë !

Nga Dedë Preqi

Shqiptarët nuk duhet të imitojnë, apo kopjojnë njerëzit e koncepteve mesjetare dhe monopoleve të dominimit e robësrisë e njerëzore. Është shumë lehtë të dallojmë se cila është përshtypja e botës së qytetëruar, duke zëne në gojë shumë vende të zhvilluara dhe të avansuara, që ushqehen me aspiratat përparimtare, duke larguar nga  skena e jetës urrejtjet racore, fetare dhe nacionale.

Duke marrë parasysh ndryshimet e botës së vendeve të zhvilluara, edhe konceptet tona politike dhe ekonomike si dhe format e mendimit tonë njerëzor do vijojnë nga kjo lini e drejtë, në një ambient ku synimet e të ardhmës do rrotullohen vetëm rreth një pike qëndrore, që do quhet « paqë e prosperitet njerëzor »,  duke krijuar një klimë që do afrojë gjitha nacionalitetet me njëri-tjetrin në një Kosovë të përbashkët.

Ne besojmë se, vetëm një atmosferë e tillë paqësore e demokratike në Kosovë, pa dallime etnike, politike dhe fetare, do ia dalim të fitojmë dhe të çlirohemi nga barrat e rënda dhe të vjetra, që rënduan mbi supet tona nga e kaluara e hidhur e okopimëve dhe robërive shekullore. Kosova dhe populli i saj, vetëm në këtë mënyrë do të bëhët vendi i njerëzve të lirë dhe tolerant, ndërsa dallimet nacionale, fetare dhe ideologjike do ta humbin peshen e tyre, që sot po tentohet ta përçajnë këtë vend.

Djegia e famurit turk, që ndodhi këto ditë në një kënd të Kosovës, apo djegia e çfarëdo flamuri të ndonjë nacioliteti në këtë vend, paraqet një akt të shëmtuar, i cili nuk do të përkrahet dhe tolerohet në praninë dhe jetën e qytetarëve të këtij vendi, sepse modelet e tilla janë « shesheliane », që nuk i përkasin mentalitetit dhe lëvizjeve përparimtare.

Njerëzit e tillë, që e hedhin këtë mentalitet në shesh, duke djegur flamurin, apo simbolin e një nacionaliteti që lind, punon dhe jeton në Kosovë, është një përpjekje qëllimkeqe, e cila ka prapavija të rrezikshme të përçarjes dhe kundër përafrimit ndërmjet popujve dhe kundër stabilitetit të këtij vendi.

Dhe do të gabojmë shumë rënde, se përsonat e tillë që dogjën flamurin turk, do të ishin kundërshtarë të presidentit të Turqisë, z. Erdogan dhe urrejtës të popullatës turke në Kosovë. Njerëzit e tillë nuk do të ishin as përkrahës të z.Gjergj Dedaj, të cilin kohën e fundit po e shantazhojnë në një mënyrë, duke ia përgaditur që të zhytët në ndonjë kurthë, por kjo dorë e shëmtuar është e porositur nga kundërshtarët e këtij populli, që nuk ia don të mirën dhe stabilitetin e këtij vendi.

Shteti i Kosovës dhe populli i saj, nuk duhet të hargjojë kohë dhe të merret me problemet e historisë otomane dhe pushtimet e tyre shekuj më parë, sepse historia është faktike e bazike e të gjitha ngjarjeve e përmbajtjeve të tyre, duke i ruajtur në arkivat e veta.

Populli i Kosovës, ka aq shumë punë për të bërë, sa do duhej ta dyfishonte kohën normale, për të arritur qëllimet e saj dhe për të krijuar modelin më të mirë të jetës e harmonisë paqësore në mes popujve të vet dhe të ardhmës së tyre.

Kosova dhe shteti i saj, duhet ti ruaj miqtë e vet, poashtu edhe Turqinë, si edhe shumë vende tjera mike të këtij populli, sepse e kaluara çfarëdoqoftë do mbetët në histori, ndërsa e ardhmja duhet të ndërtohet largë urrejtjes, konflkteve dhe luftrave kundra njerëzore.

Hapi më i rëndësishëm i Kosovës, është ruajtja e një atmosfere mirëkuptimi dhe mirësjellje ndëretnike dhe kjo atmosferë do i merrte parasysh ndjenjat e të gjithë kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend, që do krijonte një model edhe te kombet tjera në Evropë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: