Tarelli: Lezha e Besëlidhjes priti 'Thesari Kombëtar'
| E Shtune, 04.08.2018, 06:33 PM |

LEZHA E BESËLIDHJES, PRITI “THESARI KOMBËTAR. 9”

Nga Kadri Tarelli

Pas Prizrenit, pak dit më parë, të dielën më 29, të Korrikut 2018, në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, në bibliotekën publike “At Gjergj Fishta”, të qytetit të Lezhës, u organizua përurimi i librit “Thesari Kombëtar. 9”, botim i Shoqatës letrare-artistike “Papa Klementi XI. Albani”, që vepron në Suedi. Me këtë rast, u përuruan edhe librat: “Po të pres”, përmbledhje me poezi, të autorit Idriz Gashi dhe “Fjalori mjekësor, me fjalë dhe fraza mjekësore”, në dy gjuhë shqip-suedisht, të autorit Fetah Bahtiri.

Në sfond një flamurtar i bukur dhe i hijshëm, veshur me kostum tradicional, mbante të shpalosur flamurin tonë kombëtar. Ai mbushi me hijeshi dhe frymë atdhetarie sallën dhe të pranishmit e shumtë. Ishte një gjetje e bukur dhe shumë kuptimplote, që pa fjalë fliste shumë.

Takimin e hapi z. Hysen Ibrahimi, kryetari i shoqatës letrare-artistike “Papa Klementi XI. Albani”, ku me pak fjalë vuri në dukje veprimtarinë e madhe të intelektualëve shqiptar të mërgatës, në mbajtjen gjallë të traditës dhe kulturës shqiptare te mërgimtarët tanë, që jetojnë e punojnë në Suedi, duke përmendur veç veprimtarive të shumta, edhe botimin e mbi 300 tituj librash, në dy gjuhë, shqip dhe suedisht.

Në takim foli edhe z. Viron Kona, Anëtar nderi i shoqatës, dhe shkrimtari Kujtim Matelli. Këtu edhe unë pata një fjalë të shkurtër përshëndetëse: 

AMANETI PËRMBUSHET, KUR TË JEMI TË BASHKUAR!

Përshëndetje organizatorëve!

Përshëndetje edhe nikoqirëve lezhjan!

Megjithëse kisha ftesë, më vjen keq, që nuk mora pjesë në tubimin e zhvilluar para katër ditëve në Prizren, në kuadër të 140-vjetirt të “Lidhjes shqiptare”, takim që e prisja me padurim. Sidoqoftë ja ku jam përsëri mes jush, për të mirëpritur, ashtu si në Durrës, “Thesarin Kombëtar. 9”, tashmë në Lezhë, qytetin e kulturës, historisë, letërsisë, besës dhe lavdisë.

Për të qenë i vërtetë me veten, kam mbi 10-vjet, që veprimtarët tanë nga Suedia, t’i pres e t’i përcjell, në Durrës dhe në Tiranë, duke qenë i pranishëm edhe në veprimtaritë e organizuara në përurimin e veprave të tyre, me vlera atdhetarie e shqiptarie, si në Durrës, Tiranë, Tropojë, Mitrovicë. Kështu kam pasur nderin, që në nëntor 2013, të përshëndes edhe mbërritjen e “Thesarit. 1 dhe 2” në Durrës. Pjesëtarëve u dhurova librin tim, kushtuar arsimit: “Misionarë në udhën e dijes”. Këtij takimi i kushtova një shkrim, publikuar në gazetën Republika: 05. 11. 2013 dhe Prishtina Press: 06. 11. 2013 dhe “portali “Fjala e lire” në Londër: ku deklarova: “Suedia ju dha mikpritje, strehë dhe liri. Askush nuk mund të thotë, se suedezët ua e dhurojnë apo ua e falin vlerësimin. Them se e meritoni. Nuk janë suedezët ata, që ju thonë çfarë të bëni, nuk janë ata, që ju dërgojnë këtu, por është zëri, vepra dhe përkushtimi juaj atdhetar, që ju sjell. Të gjitha janë frute të shpirtit krijues të mërgimtarëve tanë, për t’u ndjerë e qenë vetvetja. Ndaj ju them: Ju lumtë! Vazhdoni kështu se jeni në rrugë të mbarë. Koha dhe historia do t’u vlerësojë dhe kombi do t’u nderojë”. Jam i kënaqur, se koha e vërtetoi. “Thesari” u shumua dhe po vazhdon udhën nëpër trojet shqiptare dhe në shumë qytete të tjerë, duke prekur duart, mendjet dhe zemrat Arbënore.

Në Mitrovicë, në intervistën dhënë “TV. Mitrovica”, më: 19. 08. 2017. delklarova : “Unë nuk njoh shoqatë të dytë në emigracion, që brenda pak vitesh nga themelimi, (rreth 7-vjet), të bëjë punë kaq të madhe, siç bënë shoqata e shkrimtarëv edhe artistëve shqiptar, ”Papa Klementi XI. Albani”, në Suedi. Veprimtaritë arsimore, artistike dhe kulturore janë të shumta, duke mbajtur gjallë atdhedashurinë dhe frymën kombëtare. Këtu përfshihen edhe botimet me vlerë, si revista, libra, studime, fjalorë, përkthime në dy gjuhët dhe thesarin, 1-2-3-4-5-6-7-8-9. Besoj se përsëri më jepni të drejtë.

Bashkohem me fjalën e Z. Hysen Ibrahimi thënë në takimin kushtuar 140-vjetorit të “Lidhjes shqiptare të Prizrenit”: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është frymëzim dhe amanet i papërmbushur”, duke shtuar: Zëri i “Besëlidhjes” nuk është shuar. Amaneti përmbushet, kur të jemi të bashkuar. 

Faleminderit!

Kadri Tarelli

Lezhë. Më: 29, të Korrikut.  2018.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: