Vahit Nasufi: Jeta e të parëve
| E Premte, 03.08.2018, 05:18 PM |

Vahit Nasufi

 

JETA  E    PARËVE

 

Shpeshëherë rri dhe mendoj,

Të kaluarën e kujtoj,

M`kujtohen vitet e fëmijërisë,

Thura vargjet prej nostalgjisë.

 

Ishin rrugët pa asfaltë,

Me shumë gropa dhe me baltë,

Kur donim t`afërmit t`i vizitojmë,

S`kishim me çka të udhtojmë!

 

Një herë në javë shkohej n`pazar,

Hipur n`kuaj me samar,

Vetëm burrat n`qytet shkojshin,

Gratë, atëherë nuk guxojshin!

 

S`kishim radio, as televizor,

Të na këndojë e bëjë humor,

Kur ish nevoja për ndonjë lajmërim,

S`kishim telefon për komunikim!...

 

Nuk kemi pasë korent elektrik,

Me vajguri bënim dritë,

Thithnim tymin pak nga pak,

Na nxihej hunda si oshak!

 

N`shkollë fillore kur kemi shkuar,

Të gjithë në këmbë kemi udhëtuar,

Në kohë me diell, shi e borë,

Kemi udhëtuar nga dy - tri orë.

 

Shpesh më sillet nëpër mend,

Kur bujku lëvronte me parmendë,

S`kishim kombaj, as traktorë,

Kemi kositë dhe korrë me dorë!...

 

Ishte turp për femrat tona,

Që të mbathnin pantallona,

Edhe pse ishin mendjeholla,

Nuk i linin të shkojnë te shkolla!

 

Dashurisë sa i përket,

S`kishim celularë as interrnet,

Me shkues vajzat janë fejuar,

Të takohen nuk kanë guxuar!

 

Dasmat bëheshin pa këngëtarë,

Me karrocë bujqish nuset janë marrë,

Të stolisura sipas traditës shqiptare,

Dhëndrri vishej me tesha kombëtare.

 

Dasmat kur bëheshin më parë,

Gra e burra ishin të ndarë,

S`kishim aparate për t`fotografuar,

As kamera për t`xhiruar!

 

Sporti keq i kishte hallet,

Fusha e tij ishin livadhet,

S`kishim kohë të luajmë top,

Me bagëti shkojshim për t`i kullot.

 

Sa herë bëjshin nënat flija,

Era shkonte te kojshia,

Krejt çka hanim na kishte lezet,

Nuk kemi ditë se ç`është diet!

 

Kur na vinin mysafirë,

Hanim pinim, ç`ishte më mirë,

Pas darke vinte krejt kojshia,

Lloj - lloj lojrash, këngë me çiftelija,

 

Kur pushonte çiftelija,

Molla dardha me tepsija,

Dikur vonë pas mesnate,

Nikoqirja piqte patate.

 

Ka edhe shumë që duhet t`thuhet,

Është vështirë krejt të përshkruhet,

E dinë mirë kush e ka përjetuar,

Tani shumë gjëra janë modernizuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: