Idriz Zeqiraj: Të rrezikshëm për Kosovën
| E Premte, 03.08.2018, 08:52 PM |

TË SHANTAZHUARIT NË PUSHTET, TË RREZIKSHËM PËR KOSOVËN

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Në literaturën botërore, janë fikësuar shumë raste, për dëmet që u kanë shkaktuar vendeve të tyre pushtetarët e shantazhuar. Rastet në fjalë kanë bërë që vendet me traditë shtetërimi e qeverisje ligjore, të kenë zero tolerancë për shkeljet madhore të kushtetutshmërisë e deri ke kodet bazike më të ulëta. Ato, shtetet, janë shumë të kujdesshme në verifikimin, përzgjedhjen e pushtetarëve, madje, të të gjitha niveleve, të pa shantazhuar nga askush, pa afera të çfarëdo natyre, njerëz me integritet dhe personalitet të plotë moral, profesional, intelektual, të sprovuar, para se t`i ngjisin shkallët e karrierës.

Krejt ndryshe është vepruar në Kosovën tonë. Individë dhe grupe karrieristësh e arrivistësh, të ndihmuar nga mbeturinat e kuadrove të Sigurimit të Enver Hoxhës, hafije të hershme ruso-jugosllave, ndërmjetësuan ke shtetet armike, për t`i vënë në shërbim të agjensive të tyre informative, krerët dhe strukturat drejtuese të LPK-së puçiste, të kryesuar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla me kompani.

Kjo lidhje agjenturore e rrezikshme për Kosovën, qysh gjatë luftës u hetua nga shokët e tyre ideologjikë, por, tashmë, të anatemuar, të spostuar, të anashkaluar nga vendimmarrja, madje, të akuzuar, deri në tradhti kombëtare. Nga grupi puçistë i akuzuari i parë vazhdon të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili, duke qenë nën instruktimin destruktiv të Sigurimit të fshehtë freng, dëmtoi shumë çështjen e Kosovës në Rambuje dhe ishte gadi ta dështonte atë, sikur të mos diktohej, denoncohej dhe kundërshtohej me forcë, nga vetë shokët e tij, tashmë, në grup kundër Hashim presidentit, kundër kryesimit të bisedimeve nga Hashimi. Dhe, arsyeja kundër kësaj kundërshtie kolektive, është qenia e Hashim Thaçit shumëfish i shantazhuar.

Shantazhimi i Hashimit vjen, së pari, nga Serbia, sepse, siç thotë Kadri Veseli, Thaçi është themelues i Orgaizatës kriminale e terroriste SHIK, që ka përgjakur Kosovën, duke ekzekutuar ushtarakët e FARK-ut dhe kuadro e veprimtarë të LDK-së të Ibrahim Rugovës. Dhe, pavarësisht kombësisë, ata ende ishin shtetas të Serbisë. Të 1.820 shqiptarët të ekzekutuar, nga krijesa e tij, SHIK, atentatorët, disa janë në burg, disa në arrati, por, shumësia e tyre janë pushtetarë, deputetë, kuadro në dikastere qendrore e lokale, badiguardë e shoferë, në shërbim të shefave të tyre kryekriminelë, në hierarkinë shtetërore e qeveritare!!! E gjithë kjo ushtri e nëntokës, errësirës dhe e krimit, përbën rrezik potencial shantazhues për Hashim presidentin, me një hetim të mundshëm të Gjykatës Speciale.

Duket paradoksal ngulmimi i Hashimit, për të kryesuar bisedimet me Serbinë, me gjithë kundërshtinë, jo vetëm të opozitës, por edhe nga një pjesë e pozitës. Megjithatë, është inercia e shantazhimit të shumëfishtë, që i jep forcë dhe stoicizëm, qendresë, për t`u përballur me të gjithë. Vetëm dalja në rrugë e popullit, njëmendësia e popullit, për ta marrë fatin e Kosovës në duartë e veta, do ta shpëtonte presidentin e dhunshëm, Hashim Thaçi, nga shantazhimi i tmerrshëm, që e rrethon aktualisht, njëherësh, edhe Kosovën nga tkurrja e mëtejme.

Në histori, turma-popull ka bërë mrekullira, edhe pse emërtimet kanë qenë të ndryshme, si: Revolucioni borgjez-francez; Revolucioni komunist sovjetik i Tetorit 1917, e deri ke Pranvera e Pragës; Gllasnosti polak; studentët pluralist të Dhjetorit në Tiranë, Pranvera arabe e tjerë.

Referenca në Kushtetutën e vendit, e ka pykuar opozitën. Kryesimin e bisedimeve ndërshtetërore, për çështje kardinale, vërtitët në treshën e parë pushtetmbajtëse: Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari. Në sytë e popullit, por, edhe të botës, trinomi aktual; Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, llogaritën si krerë-kupolë e krimit të organizuar vrastar të shqiptarëve të pafajshëm dhe të hajnisë zyrtare, përfshi edhe atë private, si haraçi i dhunshëm, zaptimi dhe grabitja e pronave shoqërore e shtetërore, të pasurive të brezave shqiptarë. Për rrjedhojë, edhe dy të fundit, bartin fajësinë kriminale të të parit, pra, të kreut të shtetit, Hashim presidentit.

Por, shantazhimi nuk mbaron me treshën namkeqe të përmendur. Vërtet, pushtetarët aktual janë të shantazhuar nga Serbia; nga bandat e tyre, të cilat kërkojnë, në vijimësi, privilegje, madje, deri në lirimin e shokëve të tyre kriminelë, tashmë, të dënuar nga Gjykata e Kosovës, me gjyqtarë ndërkombëtarë; për rrjedhojë, janë të shantazhar edhe nga Gjykata Speciale. E vërteta është se rolet kanë ndryshuar, tashmë, shefat janë në vartësi të bandave të tyre.

Të shantazhuar janë edhe disa kryetarë të partive opozitare, por, edhe të pozitës, nga treshja pushtetare, Hashimi, Ramushi, Kadria, përmes SHIK-ut të tyre, i cili ka shtrirë tentakulat, rrjetin ngulfatës, brenda partive tjera. Presidenti Rugova kishte lënë porosinë e qartë: "Disa njerëz nuk duhet lejuar kurrë të ngtitën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën". Dhe, fjalën e kishte, pikërisht, për Hashim Thaçin me shokë. Rugova, në gjallje të tij, shmangu këtë rrezik për Kosovën, duke mos e lejuar që Hashimi të bëhet kryeministër dhe në zgjedhjet pasuese, me gjithë presionin e ndërkombëtarëve, nuk pranoi as koalicionin me partinë-bandë të tij - PDK-në.

Por, administratori i LDK-së, Isa Mustafa, duke qenë fort i shantazhuar, madje, i dorëzuar qysh në Bonn e Tiranë, nga kërcënimi i krerëve kriminelë të LPK-së, u vu në krye të kampanjes agjitative, për zgjedhjen e Hashimit president. Isa, me klanin e tij, përdhosi vullnetin e anëtarësisë dhe, me ndihmën e SHIK-ut aktiv, brenda strukturave vendimmarrëse të LDK-së, e mundi kundërshtinë gjithëpartiake dhe e bëri Hashimin president. Kështu që, shtresimi i shantazhit është marramendës. Andaj, Kosova është skajmërisht e rrezikuar, jo vetëm nga pushtetarët e shantazhuar, por, edhe nga të shantazhuarit në opozitë. Pra, kemi një shtresim të shantazhimit.

LDK-ja aktuale, më sakt, klani brenda Kryesisë të saj, nuk është dëshmuar për sinqeritet e besnikëri me partnerët e saj në opozitë. Kur Lëvizja Vetëvendosje përjashton me emër Hashimin, për kryesim të bisedimeve me Serbinë, të paktën, një nënkryetar dhe një deputet të LDK-së, janë dëgjuar, të kenë thenë: "Për LDK-në ka rëndësi përmbajtja e platformës për bisedim dhe jo individi!" Rrjedhimisht, nuk e refuzojnë Hashimin, si kryesues të bisedimeve me Serbinë. Citova vetëm dy kuadrot, por, këtë mund ta kenë përsëritur edhe të tjerët, sepse kjo është politika përcaktuese e krye të shantazhuarit nga pushtetarët, Isa Mustafa.

LDK-ja aktuale, më sakt, klani brenda Kryesisë të saj, nuk është dëshmuar për sinqeritet e besnikëri me partnerët e saj në opozitë. Kur Lëvizja Vetëvendosje përjashton me emër Hashimin, për kryesim të bisedimeve me Serbinë, të paktën, një nënkryetar dhe një deputet të LDK-së, janë dëgjuar, të kenë thenë: "Për LDK-në ka rëndësi përmbajtja e platformës për bisedim dhe jo individi!" Rrjedhimisht, nuk e refuzojnë Hashimin, si kryesues të bisedimeve me Serbinë. Citova vetëm dy kuadrot, por, këtë mund ta kenë përsëritur edhe të tjerët, sepse kjo është politika përcaktuese e krye të shantazhuarit nga pushtetarët, Isa Mustafa.

Faktikisht, pushteti i pakufizuar partiak, pothuajse mbretëror, i Isa Mustafës dhe Ramush Haradinaj, karrierizmi i tyre i shfrenuar, vazhdojnë ta mbajnë në pushtet partinë-bandë, PDK-në. Të paktën, në dy mandatet e fundit, PDK-ja ishte e pykuar dhe do të rrokullisej në opozitë. Por, në rastin e parë, e shpëtoi Isa, duke e këmbyer postin e kryeministrit, me pozitën e PDK-së! Në rastin e dytë këtë kopjim e bëri Ramushi. Çfarëdo partie e emancipuar, këta karrieristë të neveritshëm, do t'i hidhte në koshin e mbeturinave, si patate të qëlbura, që kutërbojnë pështirshëm.

LDK-ja, më sakt, Kryesia e saj, por edhe deputetët, jashtë Kryesisë, vazhdojnë të zhurmojnë për "një vendim të rëndësishëm për zgjedhjet e parakohshme" qendrore në Kosovë. Mendoj se, vendim më të rëndësishëm dhe më të supër-nevojshëm, se sa LDK-ja të bëjë zgjedhjet e saj brenda-partiake, nuk ka. Me aktin e zgjedhjeve, do ta dobësonte lobin SHIK-istë në strukturat vendimmarrëse të partisë; do ta lironte administratorin e LDK-së, Isa Mustafa nga shantazhimi tej dy dekator, nga banda e LPK-së ose PAN-i i sotëm në pushtet, duke lehtësuar edhe rehabilitimin, përmirësimin shëndetësor të tij.

Me këtë rast, duhet të qartësohet pozicioni i përhershëm i LDK-së, në rrugën rugoviane, duke i lokalizuar vendimet, ekstremisht, të dëmshme, siç është zgjedhja e Hashimit president; demarkimi i kufirit me Malin e Zi dhe të tjera, që, abuzivisht, i faturohen LDK-së, përkatësisht, antarësisë të saj, krejt padrejtësisht, sepse ka qenë e përjashtuar nga vendimmarrja faktike.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: