Luan Kalana: Sytë e të verbërit
| E Merkure, 01.08.2018, 06:18 PM |

Luan Kalana

 

SYTË E TË VERBËRIT

 

..."s'dua meshire,por te shoh Njerine,-si ndrit Hena,si lind Dielli!"

 

-Ju njerëzit e urtë e te butë,

tërë jetën ëndërroni e këndoni,

për sytë më të bukur në botë,

trokitni si udhëtar në sytë e mi,

mos druani shikoni drejt në sy.

 

-Keni parë si ecën i verbëri,

godas në dhe, në toke me shkop ,

duket si lodër, qeshin fëmijët me mua,

rrëzohem e prapë,ec zvare si lypsar,

ndjek pas me litar hijen,si qengji manar .

 

-Një botë të madhe si ty unë kam,

me shpirt e me zemër, si foshnja nënën,

ndjenja si bota e madhe e poetit,

s' dua të dëgjoj e të prek dhimbje, lot,

asgjë s’kërkoj, vetëm dritë në Botë.

 

Të ngrihem në mëngjes, të fërkoj sytë,

të harroj ëndrrat, të shoh mrekullinë,

të shoh fytyra njerëzish si perënditë,

të prek nënën,vëllezërit, motrat,shtëpinë,

te shikoj atdheun tim, gjelbërimin e mirësinë.

 

Dua të shoh ngjyrat e ylberit,

të shoh ditën pa natë,

të mos shoh vetëm errësirë,

të shoh me sytë e mi,

si del Hëna, si ndrit Dielli...



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: