Dedë Preqi: Pushteti i 'Rambos' dhe Ramës
| E Enjte, 12.07.2018, 08:06 PM |

PUSHTETI I “RAMBOS”  DHE RAMËS, RRETH E RROTULL MULLARIT LAMËS

(Kurdoherë shqiptarët do bashkohen një ditë, dhashtë zoti të mos ndodhë ndonjë mosmarrëveshje se cili do të jetë prijëtar)

Nga Dedë Preqi

Dikur në kohëra të hershme kur kanë munguar kombanjat fshirëse të grurit, organizohëshin sëbashku dy-tri mëhalla të fshatit dhe e bënin një lëmë të përbashkët per fshirjen e këtij rendimenti. Së pari në mes të lëmës e përforconin një mullar të drunjtë të mbështjellur me një litar të cilin e tërhiqte një mushk, apo më shumë, duke i shqelmuar kalllëzit në këtë mënyrë, për të nxjerrë kokrrën e grurit në shesh.

Mirëpo, në këtë primitivizëm të thjeshtë duhet të nxjerrim diçka shumë interesante se, kuajt që sillen rreth lëmës nuk kanë pushtet më shumë se të sillen rreth mullarit të vet, sepse nuk i lejon litari në të cilin janë të lidhur dhe shpesh herë sillen edhe kot, duke e shqelmuar kashtën e zbrazur dhe të llomitur, që nuk shërbenë për asgjë.

Po të gjykojmë mesjetën duke u nisur nga ndjesia e botës moderne, ajo fare lehtë do të përceptohet si një përzierje e primitivizmit dhe asaj moderne, që sipas një fjale popullore, vetëm “vakthi e hanë kashtën”. E njëjta gjë ndodh edhe me pushtetin e z. Haradinaj në Kosovë, si edhe z.Edi Rama, në Shqipëri, ku koha jonë ballafaqohet me realitetin e vet të pa nevojshëm, për faktin se, një pushtet i tillë i tyre është i mangët, që nuk prodhojnë ndonjë aspekt të mirëqenjës dhe përspektivës qytetare.

Pse, vetëm shqiptarët në mes të Evropës, kanë mbetë të izoluar dhe të ndrydhur si limoni, kjo zbrazëti paraqet një pabesi edhe ndaj këtij kontinenti, ku në këtë kohë, siq ndodh shpesh, flitet për integrimet evropiane, ndërsa vetë udhëheqësve të saj u mungon serioziteti dhe sinqeriteti, ku jeta e qytetarëve nuk është e barabartë, duke i lënë anash dhe nën ndikimin e këtij regjimi, me kalimin e kohës i shdërron në gjendje “barbarizmi”, apo ekzistenca e tyre nuk ndryshon nga primitivizmi.

Megjithatë, Shqipëria dhe Kosova, nuk duhet të ngarkohen aq shumë rreth një gjykimi të tillë, që të presin vetëm fjalë të mira nga Bashkimi Evropian, nëse kësaj formule nuk ia shtojnë përmbajtjen dhe formën e zhvillimit të vet ekonomik, si dhe elementet tjera themelore, që e mbajnë në këmbë shtetin dhe popullin e këtyre vendeve.

Sa do që thëmi se, Shqipëria e përjeton një shekull e më shumë të pavarësisë së vet, dhe nëse e pyesim vetën se cilat janë elementet bazë të imazhit të ri të ekzistencës, do të mund të dallonim dhe të numëronim në gishta, sepse vetë termi “pushtet”, apo keq-udhëheqje  e ka domethënjën e vet, që tregon një koncept të mangët vlerash, nga veprimet e pushtetarëve të mëhershëm të pa ndërgjegjshëm, si edhe vazhdimin e pushtetarëve të sotëm, prej të cilëve rrjedhin kriteret e vlershmërisë së një ekzistence njerëzore, ku bënë pjesë shoqëria dhe vetë shteti.

Shqipëria dhe Kosova, janë vende të bukura turistike e strategjike, si dhe me një tokë shumë pjellore, ndërsa qytetari i tyre pëshkak të papunësisë dhe jo përspektivës bëhët sot endacak i rrugëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duke kërkuar punë dhe jetë më të begatshme, shpeshherë duke u keq-trajtuar rrugëve e dyerve të huaja nga sjelljet dhe arroganca e njerëzve të pamëshirshëm. Pastaj, në luftën për ekzistencë, kësaj natyre i shtohen edhe rrugë të tjera, që e qojnë  dhe e bëjnë njeriun shërbyes të drogës dhe formave tjera kompleksive dhe të rrezikshme.

Shqipëria është një vend i vogël, por ka një zë të madh në botën e përdorimit të drogave, që në këtë kulturë të ndytë përflitet edhe një mister zingjiror i kanaleve përbrenda pushtetit, që për fat të keq kjo çështje merr jehonë edhe në qarqet evropiane. Pse jo edhe në Kosovë, kjo zgjebë e rrezikshme ka depërtuar deri edhe te adoleshentët nëpër shkollat fillore, jo që e tërë materja vjen nga shteti shqiptar, por  rrugët kryesore të kësaj materje të qojnë drejtë këtij vendi, duke e kultivuar llojin e tillë më mirë  se rendimentet e grurit, apo misrit.

Shpërbërja e imazhit të shtetit shqiptarë dhe shtetit të Kosovës dhe dukja e një imazhi të ri

Emocionet primitive tek njeriu zgjohen më shumë dhe janë më të fuqishme me dëshirën për pushtet, por përceptimi i tyre varet nga brendësia që përceptohen për së afërmi, si frytëdhënëse, por edhe në anën e kundërt si shkatërruese... Dhe në këtë proces fitojmë një domëthënje të ekzistencës njerëzore, të shpëtimit, apo të dënimit të vetë popullit përmes pushtetit të brishtë.

Do të gabohemi nëse pushtetin e përdorim vetëm për të dominuar dhe ka shumë prova që na tregojnë se këto ide janë të perënduara, për faktin se përfitimet janë vetëm përsonale, por në aspektin shoqëror janë të dështuara. Prandaj, po polemizohet çështja e pushtetit shqiptar, duke mos dhënë një produkt të nevojshëm, së paku për qytetarët e vet dhe ajo më e keqja që thuhet se, shqiptarët nuk janë të aftë dhe të zotët të mbajnë shtet.

Dhe do të tregohemi të pa drejtë përballë kësaj dukurie, po ta tregojmë vetën aq qyqarë dhe humbës në këtë aspekt, nga mungesa e dijes, kulturës, shkollimit, politikës, filozofisë dhe të tjera, kur gjithë këtë infrastrukturë të nevojshme e posedon shoqëria e jonë në brendinë e saj. Menjëherë na bie në sy ajo që duhet të rrënjosët në shoqërinë tonë dhe nga çasti sa më i shpejtë, që përmes vlerave dhe formave efektive të përcaktohet pushteti i kësaj shoqërie, të cilin nuk duhet ta udhëheq vetëm individi, por shumica, e cila do të ishte e ngjajshme dhe më efektive për njëri-tjetrin dhe shoqërinë.

Do të ishte e drejtë që ta pyesim vetën se ku qëndrojnë problemet kryesore të kësaj mase popullore, si në Shqipëri, poashtu edhe në Kosovë, dhe a kanë zgjidhje ndonjëherë problemet e tyre?... Të njëjtën gjë mund ta thëmi edhe për dinjitetin e këtij populli, përgjegjësinë dhe përballjen e tij me kushtet e vështira ekonomike dhe sociale, të rrezikuar nga të qenët njerëzor dhe  gjithherë nën zgjedhë e të shfrytëzuar si robër.

Me një fjalë tjetër,  pushteti i “Rambos” dhe pushteti i Ramës, po sillen rreth e rrotull mullarit lamës, duke e bluar kashtën kot dhe duke e treguar peshën e tyre,  që rrjedh nga pa përgjegjësia dhe nga mos serioziteti i tyre në drejtimin e pushtetit dhe shtetit, që në thelb nuk prodhojnë asnjë prosperitet shoqëror dhe ekonomik, por edhe asnjë lloj etike shoqërore për këtë shoqëri njerëzore.

Ka edhe një rrezik tjetër që mund ti kanoset gjithandej kësaj shoqërie, sikur që është, shpërbërja e imazhit të shtetit shqiptarë, poashtu edhe e shtetit të Kosovës, kur imazhet e reja tingëllojnë mjaftë shqetësuse dhe krijojnë përshtypjen se këto dy vende nuk dinë, apo nuk e kanë të qartë se për çfarë bëhët fjalë dhe si e konsiderojnë shtetin e tyre ???!!!... 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: