Fritz Radovani: I paburri shet malet
| E Diel, 08.07.2018, 10:15 AM |

Nga Fritz RADOVANI:

I  PABURRI  SHET  MALET

 

NDER ALPET TONA KRESHNIKE

EDHE GURT’ E KËTYNE ALPEVE FLAKROJNË TASH SA MIJA VJETË !

Ndër themelet e këtyne kullave asht e gurzueme Burrnia, Besa e Bujaria !

Kam kenë, kam vue kamben atje, kam prekë portaret dhe jam ngroh tek votra Bujare e Nikollës, mu në maje të Thethit, dhe kam pij edhe goten e rakisë prej Pllumit... Per pa e provue ujin e freskët prej buljerave të drujta t’ atyne prrojeve, nuk di askush me folë dhe as me kuvendue per Gjakun e Shqiptarit të derdhun per Atdheun e të Parëve tanë !

Kur Esad Pashë Toptani firmosi tradhtinë në Tarabosh, harroi se shpejtë do ti shprazej koka bosh dhe se, do të vorrosej nder serbët e vramë në Paris...

Shkoi nipi i tij Ahmet Zogolli në Beograd, firmoi edhe ky letrat e Pashiqit, siguroi një karrigë mbreti atje... Dhe erdhi e i vuni konopin e pushken Maleve tona të Veriut...

Ndersa, pa u ftoh karriga e tij, Enver Hoxhës nuk i lindte dielli pa shkrepë rrezja e kuqe në Beograd, ku druzhe Tito e shpallë me 1 korrik 1946 “Hero i Popujve të Jugosllavisë”...

Mehmet Shehu erdhi në 1945 me i shburrnue Ata Alpe...Dhe, tradhtisht vrau Prek Calin me 118 Burra të Thethit e Selcës, mbasi ua plaçkiti Kullat dhe ua vuni zjarrin... E mbas tij nuk mbet horr pa shkue me u ba “hero”, tue vra e pre në besë sa e sa Trima Malesh.

Rrjellen sa lumej Gjaku nder Ata Alpe e deri në 1988, nuk u tha as litari i Havzi Nelës ! Ishte anadollaku i “Konferencës Islamike” Ramiz Alia, bash vrasësi i pabesë i Atyne sa e sa mija kosovarësh që tradhtisht ua dorzoi serbëve per me i ba kurban në Tivar...

Nga “Marrveshja e Venecies” në Itali e deri sot, vazhdon kanga “Sillet vallja rrotullooo”!

Të gjithë njëzani vazhdojnë tradhtinë per shkombtarizimin e Atdheut dhe shembjen e Kullave të Lavdishme të Nacionalizmit, tue fillue nga Alpet me shtëpinë e Prek Calit, e deri poshtë... Ku ruhej Historia e Lavdishme e Popullit Shqiptar nder Shekuj !

Sejcila foto e pushtetarit shqiptar sot tregon vetem kurdisjen e një tradhtije, tue fillue nga strehimet e 600mijë emigrantëve e deri tek brrakat e politikës greke në Jug dhe Çamëri.

Ata që me fjalën “rilindje” kerkojnë me risjellë “zbatimin e dokumentave të tradhtisë së paraardhësve të tyne, per mbajtjen e kolltukut qeveritar”... Para të gjithve duhet zgjue nga narkoza Drejtësia e Shtetit Ligjor. Këte duhet ti kerkojmë Ambasadores së re t’USA.

Kurr mos e harroni thanjen e At Gjergj Fishtës: “Tradhtarët na lane pa Atdhe !”

Melbourne, 7 Korrik 2018.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: