Fahri Xharra: Pse Serbia i frikësohej Anton Çettës?
| E Diel, 08.07.2018, 11:06 AM |

Pse Serbia i frikësohej Anton Çettes?

Nga Fahri Xharra

Në vitin e rrezikshëm  për shqiptarët e Kosovës , vitin 1990 t`i mbledhësh një gjysmë milioni shqiptar në logun historik të Burrave në Verrat e Lukes ( serb. LLukes ) ose atë kohë kur Serbia ishte në minutat e fundit të shpërthimit të saj kundër nesh t`i shkojnë pas Anton Çettes , mbi një gjysëm milioni shqiptar ishte vetëm një mrekulli  e cila pas epokës së Skënderbeut nuk kishte ndodhur as një herë. Historia është histori, ajo nuk humbet por vetëm të vetdijëson dhe të ndërgjegjëson për një të kaluar të ndrtishme siç ishe ajo e pajtimit të gjaqeve në Kosovë.

“Ishte 9 maj 1990, festa e “Shën Kollit” "... në fshatin Sellagrazhdë, famullia Velezhës, komuna e Prizrenit ". Kishim vendosur që për këtë festë të kremtonim edhe pajtimin e gjaqeve në ato hapësira, së bashku shqiptarët katolikë dhe myslimanë. Kjo e kishte “turbuar” Serbinë, sidomos pas ngjarjes historike të Verrat e Llukës /1 maj 1990/, ku NDODHI POPULLI.

“Anton Çetta e ka ndërtuar tashmë monumentin më të madh të tij në çdo qytet, në çdo katund, në çdo familje, në çdo zemër shqiptare. Të shuash gjakmarrjen, të vendosë pajtimin mes familjesh të hasmuara, është përmendorja ma e madhe e mundshme humaniste shqiptare.- shkruan Agim Morina “

Shpesh  më ka shkuar mendja të pyesja :

-Pse Serbia nuk e burgoste aso kohe Anton Çetten ? ose Pse Serbia i frikohej  Anton Çettes?

Përgjigjën e morra nga miku Ndue Ukaj , nga shkrimi tij :” Anton Çetta është figurë shembullore- ikonë e Kosovës- ndikimi i të cilit për lirinë dhe pavarësinë e saj është i pamatshëm dhe i pakontestueshëm. Figura e tij përfaqëson modelin më të mirë kundër harbutërisë, dinakërisë, autoriteteve të rreme dhe dredhisë. Po, sepse ai, pa asnjë lloj pushteti praktik: pa armë, pa shërbime informative, pa para, pa struktura të organizuara, përballë një regjimi të çmendur, siç ishte ai i Millosheviçit, dhe, përballë një plage tepër të rëndë kombëtare, arriti ta bashkonte popullin e tërë dhe ta luftonte të keqen më të madhe mes nesh: gjakmarrjen.

Pra, Serbia e dinte që ai “ai, pa asnjë lloj pushteti praktik: pa armë, pa shërbime informative, pa para, pa struktura të organizuara, përballë një regjimi të çmendur, siç ishte ai i Millosheviçit, dhe, përballë një plage tepër të rëndë kombëtare, arriti ta bashkonte popullin e tërë dhe ta luftonte të keqen më të madhe mes nesh: gjakmarrjen. “

Një opinionit shkruante : “E kryer në emër të nderit, gjakmarrja është vula e turpit dhe e krimit. Për të gjithë “ne”. Kushdo qofsh, president, lider, kryeministër, ministër, fanatik, punëtor, militant, i papunë, emigrant, biznesmen, intelektual, milioner, pabukës, gazetar, minator, qytetar, malësor, fshatar e kushdo qofsh, ti je një dorëras (kështu e quan Kanuni atë që vret për gjak) që rri në pritë me plumbin e vdekjes gati. Por po ashtu jemi edhe ai ose ajo që bie në pritë, jemi ai që kërkon ndihmë nga “ne”, jemi fëmija që ngujohet në agim të jetës dhe po “ne” që nuk ia japim këtë ndihmë duke fajësuar shtetin. Sepse shteti i përgjumur, i vdekur, i pandjeshëm jemi “ne”. Jemi pra viktima që kërkon ndihmë dhe mbrojtje nga vetvetja dhe nuk e merr kurrë. Jemi edhe njeriu, burri apo gruaja, që vret e që vritet, që merr gjak dhe jep gjak në emër të “nderit”. Sepse me këtë Kanun të tmerrshëm antiligj dhe antishtet, “nderi” i jetës qëndron te vdekja. “

Serbia e dinte që gjakmarrja është rrënimi më kriminal i moralit shqiptar  dhe se asaj i duhej .

Serbia nga pezmi ulurinte : “E tërë kjo lëvizje është kryekëput kundër popullit serb në Kosovë dhe kundër Serbisë.”

Prof. Anton Çettën e kishin ndalur, mua më kishin kërcënuar deri me vdekje dhe me pushkatim, popullin e kishin keqtrajtuar në format më të vreshta, por kot, sepse tashmë Shqiptarët e shijonin pajtimin, vëllazërinë gjithshqiptare, bashkimin në dallime.”shkruante Dom Lush Gjergji

‘Të tjerët po na vrasin vazhdimisht, a duhet atëherë edhe ne të vritemi me njëri-tjetrin?… Jo, duhet të jemi si kurrë më parë afër dhe së bashku me njëri-tjetrin, sepse na presin sprova dhe rreziqe të ndryshme edhe më të mëdha…”- kështu e mendonte Anton Çetta

“Gjakmarrja është dhunim i moralit dhe e ligjit. Prandaj ajo mund të luftohet me sukses vetëm me anë të një aleance totale të moralit dhe ligjit. Rëndimi i statistikave të gjakmarrjes është edhe tregues i dështimit të moralit dhe ligjit. Është tregues i dështimit të shoqërisë dhe shtetit. Një dështim që kërcënon rrënjësisht integrimin me Europën. A ka naivitet më të madh të besosh se mund të integrohet me botën e lirisë, me botën e jetës, një shoqëri që i kthen djepet në varre dhe varret në djepe? A mund të besosh se mund të integrohet me shoqërinë e ligjit, drejtësisë dhe lirisë një shoqëri që nuk është shoqëri, sepse sundohet nga kanunet e një gjendjeje pa shtet, nga kanunet e një gjendjeje thuajse natyrore? Gjakmarrja po merr gjakun e sistemit të lirisë, po thith gjakun e ligjit, po mposht drejtësinë, jetën dhe lirinë. Ata fëmijë të ndrydhur e shtypur mes muresh, duhet të na bëjnë më në fund të kuptojmë se nuk ka liri pa drejtësi, pa ligj. Dhe nuk do të ketë integrim për shqiptarët me gjakmarrjen nëpër këmbë. Kupa e mëkatit është mbushur plot gjak dhe po derdhet.- shkruante Andrea Stefani , 12 vjet pas tubimit historik te Verrat e Lukes.

Serbia i dinte të gjitha, e dëshironte një trashëgimi makabre të shqiptarëve , por me Anton Çetten nuk guxonte asgjë më shumë se me frikësime dhe shantazhet ndaj tij sepse : “ai, pa asnjë lloj pushteti praktik: pa armë, pa shërbime informative, pa para, pa struktura të organizuara, përballë një regjimi të çmendur, siç ishte ai i Millosheviçit, dhe, përballë një plage tepër të rëndë kombëtare, arriti ta bashkonte popullin e tërë dhe ta luftonte të keqen më të madhe mes nesh: gjakmarrjen. “ .

Prandaj Serbia ia kishte frikën. Serbia e dinte që edhe nëse Anton Çetta burgoset dhe dënohet me dënime drakonike ai kurrë nuk do i nënshtrohej urdhrit serb për një ç`burgosje të turpshme.

“Gjakmarrja vazhdon duke treguar që në fakt nuk e kishte pritur kurrë që do të ketë jehonë e sukses aq të madh aksioni i të rinjve dhe intelektualëve shqiptarë në Kosovë. Në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, në emër të tokës shqiptare shumë gjaqe dhe hakmarrje u falën. Gjakmarrja shton që thirrja që dëgjonte atëherë « O Prite ; Prite Anton Cetën » ishte thirrja që i kishte shkaktuar dhimbje të madhe .-shkruan Migjen Kajtazi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: