Dedë Preqi: A ka kuptim ky rrugëtim?
| E Enjte, 05.07.2018, 08:11 PM |

A KA KUPTIM KY RRUGËTIM  I VENDIT TIM ?

Nga Dedë Preqi

Pse sot shoqëria shqiptare po paraqitet aq naive, aq e pa fuqishme përballë domosdoshmërisë së vet, së pari në konceptin e njerëzores dhe në përcaktimin e të qenët e tij, si shoqëri e kohës bashkëkohore dhe të lirë në shtetin e tyre sovran, ku e zënë fillin shoqëria e lirë dhe demokratike, duke mos qenë në gjendje të qeverisë me vetëvetën. Pikërisht këtu fillon dhe merr formë të pakëndshme dhe një rrezik, sa shpirtëror, aq edhe material, për njeriun dhe vepren e tij, si edhe për tërë shoqërinë tonë.

A ka kuptim ky udhëtim, në kuptimin e fjalës “ jetë njerëzore”, e cila gjindet dhe atakohet sot në çdo fjalor të jetës popullore. Njeriun si qenje njerëzore do ta shtyente dhe do ta nxiste diçka më shumë se çdo qenje tjetër, ta bëjë jetën e vet të vlershme dhe të rëndësishme, por në saje të përgjegjësisë dhe ndërgjegjës, angazhimit dhe organizimit të jetës në mënyrë kreative, si dhe në demenzionin e moralit, kulturës, civilizimit, teknikës, politikës, ekonomisë dhe të tjera, duke u lidhur në relacionin më themelor, në marrëdhëniet e njeriut me vetëvetën, si dhe të tjerët.

Njeriu është udhëtar i jetës, ai lë gjurmë nëpër rërën e kësaj bote, që në çdo moment do të ishte i gatshëm ta ndryshojë botën për të mirë, por edhe për të keq, duke mbetë një përkujtimore e veprës dhe ekzistencës së tij në përcaktimin e jetës së vet. Thelbi i ekzistencës njerëzore është “përgjegjësia”, e cila jetën njerëzore  e bënë të kuptimshme dhe të ekzistueshme.

Kuptimin e jetës nuk mund ta marrim si dhuratë nga të tjerët dhe as nuk mund ta dorëzojmë atë si trofe, por vetë njeriu këtë term të çmuashëm mund ta gjejë në vetëvetën e vet, duke e plotësuar atë përmes arsyes njerëzore. Për këtë arsye nuk ka as liri pa përgjegjësi, sepse do të ishte e pa kuptimtë liria, duke pasë parasysh ardhmërinë, si arsye e kuptimit të jetës dhe ekzistencës njerëzore.

Shohim skena të përditshme të mjerimit dhe skamjeve në bashkësinë tonë kosovare, edhe pse jemi në shtetin e lirë e demokratik, kemi shumë mangësi dhe dështime në ekzekutivin e shtetit ligjor përshkak të pa përgjegjësisë dhe ndërgjegjës pushtetare. Është e prekshme dhe e dhimbshme, kur  fëmija në krihet e një nëne qanë përshkak të urisë, apo diçka tjetër që i mungon në jetën e përditshme dhe nëna i fëmijës nuk ka se me çka ta ngushëllojë fëmijën e saj përshkak të kushteve dhe rrethanave të ekzistencën jo normale.

Nndërsa, në anën tjetër pushteti dhe pushtetarët e vendit  janë “milionera”, në korriz të këtij populli, të cilët nuk e çajnë kokën dhe as që e prishin rehatinë e tyre për sanimin e gjendjes së skamnorëve të vet, që një përqindje e madhe e tyre nuk kanë as kulëm mbi kokë, kjo përvojë është e përditshme në vendin tonë , duke i dhënë jetës kuptimin e brishtë të saj, që për këtë arsye shoqëria njerëzore është përgjegjëse e vetë jetës së vet dhe shoqërisë së saj.

Nga këto arsye dhe të tjera, rrjedhin mospajtimet në jetën shoqërore dhe për çdo segment tjetër të jetës si shfaqje e mjerimit të ekzistencës njerëzore në një shoqëri bashkëkohore, që paraqitet si një mur që ndanë jetën dhe rrugën biologjike ndëmjet asaj që njeriu e krijon në mesin e shoqërisë së vet me vetëdije, apo pa vetëdije, duke krijuar një alarm të veqantë, që ka nevojë të domosdoshme të sanohet, apo të mbështetët në një mënyrë tjetër dhe humane nga shoqëria e vendit. Nga kjo pikpamje, reagimet e qytetarëve do të ishin edhe më të mëdha se shfaqjet e thjeshta të këtyre shembujve dhe kushteve fizike, të cilat nganjëherë janë aqë të rënda, që do të krahasoheshin sikur në kohën e luftës për ekzistencë.

Prandaj, a ka kuptim ky rrugëtim i jetës në vendin tim, kur  ditë përditë po vërehët dhe po bëhët e qartë, se lloji i njerëzve,të cilëve dje ua besuam luftën kundër armikut dhe  robërisë, ata për fat të keq(me përjashtim) u shdërruan dhe  u bënë “korruptorë”  e “hajna të shoqërisë”, duke e mashtruar dhe manipuluar me popullin e vet.

Mënyra se si qytetarët e pranojnë një gjedje të tillë, që në fakt do të detyrohen ti votojnë njerëzit e një pushteti të tillë, që ky lloj pushteti të vazhdojë avazin e tij të brishtë, do ti jepte mundësi të mjaftueshme edhe nën rrethanat më të vështira- të shtojë një kuptim edhe më të thellë në jetën e tij, apo një kuptim tjetër më çnjerëzor, i cili në luftën e idhët për vetëmbrojtjen e të drejtave të veta, mund të bëhët jo më shumë se një kafshë, duke harruar dhe dinjitetin e vet njerëzor.

Bashkësia Ndërkombëtare, si edhe ajo Evropiane ka dhënë mjaftë për vendin tonë dhe popullatën e saj, me furnizimin e ndihmave materiale, poashtu edhe në plotësimin e infrastrukturës shoqërore, por ajo që do të ishte më e rëndësishme, ndihma më e madhe e tyre ishte kur këtij vendi ia heqën barrën e robërisë dhe fashizmin serb që e kishte me shekuj mbi kokë. Do të thotë se, materja më e çmueshme e këtij populli dhe këtij vendi ishte L i r i a, për të cilën u derdh shumë mundi dhe shumë gjak nga bijat dhe bijtë tanë të kombit.

Atëherë, ku jemi ne shoqëria e këtij vendi, që përditë po abuzojmë me gjakun e tyre, me eshtrat e tyre të pagjetura, me lirinë të cilën ata na falën. Përditë flasim për Evropën dhe kulturën e saj, sikur që do na zbrite diçka prej qielli, ndërsa vendin tonë me vetëdije po e degjenerojmë nga veprimet e grupeve shkatrrimtare, që vijnë nga vetë pushteti dhe pushtetarët e korruptuar dhe të inkriminuar, të cilët po ia rrënojnë thëmelet e shtetit të këtij vendi.

Cilën kahe po e merr sot Kosova dhe populli i saj?

Sot ndryshimet për të mirën e një vendi vijnë nga fushëveprimet dhe nga vetë kultura e atij vendi, si hapësirë jetike themelore dhe rregullim jetësor i besueshëm i një vendi. Përkundrazi, mendojmë se brenda kësaj shoqërie që ekzistojmë ka diçka që nuk shkon brenda saj. Duhet të kemi kujdes, dhe kjo jo thjeshtë pse brenda saj ka mangësi, ose nga se historikisht është tejkaluar padrejtësisht për popullin e këtij vendi dhe trojet e saj, sepse qëllimet bazë dhe kriteret e vlerësimit të saj janë të rreme nga armiqtë e shqiptarëve.

Sigurisht që një kritikë e tillë duhet të jetë e vetëdijshme për pikat e dobëta edhe të vetë Evropës. Mund të ndodhë që tek pesimizmi i saj të fshehët zëri i një populli, i cili edhe sot po keqtrajtohet pa fajin e vet, mund të jetë edhe ndjesia demprimuese e Perëndimit, i cili një ditë do ta ndiente vetën të plakur, sepse rroli drejtues ka kaluar në duart e popujve të lirë për bashkim.

Shumë gjëra në këtë vend kanë marrë për keq dhe faktet e dëshmojnë këtë gjë. Koha jonë është shumë e ndieshme dhe po trazohet deri në thellësinë e vet. Por, për fat të mirë, pikërisht këtu qëndron edhe shansi i saj i madh, se populli shqiptarë është popull fisnik dhe popull optimist, që do të depërtojë në optimizmin e kohës moderne dhe do mund e shohë të vërtetën dhe të ndërtojë të ardhmën e vet më të mirë.

Ky popull e ka provuar dhunën, torturën dhe keqtrajtimet më çnjerëzore, por nuk është tjetërsuar dhe dorëzuar, prapëseprapë është ai popull, i cili ka një histori të lashtë, të bujshme dhe të përvujtshme, gjithmonë në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të veta.

Kosova nuk duhet të ketë dilema në kahen e vet dhe të ardhmën e saj, e cila do të gjejë rrugën e saj të vërtetë të zhvillimëve ekonomike dhe inkuadrimin e saj në strukturat e rëndësishme ndërkombëtare, nëse merr shembujt e vendeve të zhvilluara perëdimore dhe SHBA-ve, ku është mundësia e prosperitetit dhe integritetit të këtij vendi, që shpresat dhe vullneti i këtij populli mund  të kthehen në një udhëheqje të dinjitetshme të shtetit të Kosovës.

Kosova e ka një botë për rreth, që e kërcënon me shekuj, çfarë e dinë edhe një botë e tërë për rrolin e saj ndaj këtij vendi, Kosova e ka edhe një botë tjetër të rrezikshme nga organizatat e ndryshme të  ekstremizmit islam, duke ia vështirësuar dhe turbulluar të ardhmën e saj, por Kosova e ka sot një mjedis edhe më të rrezikshëm, që vjen nga grupet e veta kriminale dhe bandateske shqiptare, që po ia japin imazhin më të keq dhe më të turpshëm këtij vendi, ku gjithçka luhet me fatin e këtij populli.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: