Kalosh Çeliku: Mushka e Erdoganit polli mëza
| E Enjte, 05.07.2018, 09:03 PM |

MUSHKA E ERDOGANIT POLLI MËZA

               NË LËMËN E “KALIT SHEMËS”

NGA KALOSH ÇELIKU

Koha erdhi, sot: Mushka e Erdoganit para syve Botës përparimtare”, kamerave televizive non-stop, mesdite përcjellë mëza të palëpi, në Lëmën e “Kalit Shemës” Zajazit?! Kaçakëve të malit: vëllezërfve:  Kalosh e Lazam Zajazit, dhe Sefer Zajazit me shokë. Krahut djathtë të kaçakëve Dervish Carës: Emin xhamabazi (Çeliku). Edhe, si shpërblim “vëllazëror” - shekullor nga Baba Dovleti për Shtetin e “përbshkët” turk: ditën e nesërme kopilat të na i lënë pas porte. Dihet, ne si popull shqiptar mikpritës dhe humanitar me tradita historike brez pas brezi, posa e hapëm derën e madhe të Shtëpisë, i gjetëm pjellat e tyre pa djepa mbështjellur lyrekë në një këmishë me arna pas dere. I futëm si kalimtarë rasti rruge në shtëpi, u dhamë jetë. Populli historik, që të tjerëve u krijoji shtete, e veten e la edhe sot e kësaj dite pa Shtet Etnik Shqiptar.

Mushka e Erdoganit me gomarë me shalë pas Lufte (2001), edhe ajo polli në Lëmën e “Kalit Shemës” Zajazit, mëza të palëpi: “komandantë” pas lufte pa asnjë “asker”, në “Lagjen e trimave”, në Kumanovë. Dorën në zemër, e kishte një “asker” në Kërçovë”, por edhe ai si komandant “Askeri”.

“Shpëtimtarin” e Shqiptarëve, pas dorëzimit të “terroristëve” në Kumanovë, shqiptarët e puthën në të dyja faqet. “Zonën e lirë” të komandant Hoxhës, që pas “çlirimit” dhe ardhjes Partisë politike tij në pushtet”, “Vëllai “ i Madh e mori si këshilltar në Kabinetin e Qeverisë si “Shpëtimtar” i shqiptarëve?! Burra e gra azgane, që e dalldisin veten edhe sot e kësaj dite me pizi dhe këngë “patriotike - erotike” me çifteli në grazhd të “Kalit Shemës” Zajazit, në “Bit-Pazar”

Pavetëdije, se: me dasmat e tyre serike me afat të skaduar përdorimi “kulturore-artistike” - njëpartiake, ende pa e zbritur në Lëmë Nusen e Maleve, rrota e qerres u është thyer tek “Përroni i Thanës”?! Dhe, komitat tinëz  e grabitën Nusen e Maleve, ua futën në koçi një tjetër Nuse Xhadi?! Hë për hë, “komandatët” (trima pas lufte), nuk kanë nevojë  as për një gotë raki rrushi “haram”, ose  shtambë me verë të Imam Omar Khajamit “hallall”. Që, asaj kohe si imam e ka studjur Qiellin me yje.

E, pasardhësit e tij “hoxhallarë” me këmbët dhe trutë në legen, edhe sot e kësaj dite para këmbëve të Hoxhës Allahut,  po kënaqen me “bakllava aritistike” turku dhe janë të lumtur edhe me një “bardak” çaj rusi, ose kafe turku “hallall”, në “Bit-Pazar” mes Shkupit shqiptar den baba den, rrëzë Kalasë Dardane.

Gabim historik. Pse, jo edhe i Rilindasëve shqiptarë: Shqiptarët, duhet t’i duartrokasin nateditë poetit Uolt Ujtman! Autorit të librit me poezi antologjike: Fije bari.  Kryeveprës botërore, edhe sot e kësaj dite. Fitores historike, kur kritikët letrar asaj kohe, kur e morën vesh, se: Poeti është sharraxhi, dhe i “çmendur” që e ka finansuar botimin e të vetmit Libër me para të veta, u trembën dhe ikën me të katra duke e mbyllur veten mes katër mureve në Shtëpinë Publike. Histori.

Njëzëri nga instikamet luftarake të Policisë Letrare ende gjallë jugosllave, gjatë “ndryshimeve demokratike”, u ringjallën dudumët në mjetet e informacionit me kritika e reagime, u përgjigjën: Rreni, se: Pasardhësit e tij sot nuk po kënaqen me gjenitë e Botës Nesërme, por me veprimet politike të Dudumit me këmbët dhe turtë në  legen,  dhe nuk janë të “lumtur” me një “bardak” çaj rusi “hallall”, në “Bit-Pazar” (Shkup). Pretendimeve të tjera anadollake, keni si pushtuesë të Baba Dovletit: Nateditë, edhe sot e kërkoni dhe vdiqët  për Perandorinë osmane me ferexhet mesdite hedhur krahëve?!

Papritmas, më kujtohet sipas t’im Ati edhe thënja historike e mësuesit të saj kohe, Mahmud Dumani. Mësues, mik shtëpie i Babait që ka punuar dhe vepruar në këto troje shqiptare duke hapur edhe shkolla në gjuhën shqipe. Vite historike, kur Ministri arsimit i asaj kohe Ernest Koliqi, me mësuesë vullnetar i mbuloi të gjitha Trojet Etnike Shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Mali Zi dhe “Maqedoni”. Mos e them sot, edhe Çamëri. Dëshmi historike reale, që unë e gjeta pas këthimit nga Kosova, po në këtë gjendje politike të “vëllazërim-bashkimit”. Sotpërsot, IRJ e Maqedonisë. Ende, pa emër. Pemë e mbjellur e Ernest Koliqit, që dha frute për Shqipërinë Etnike.

E di, në kët shkrim publicistik, nuk e prisni përgjigjen time artistike si i “çmendur” në  shtetin e “përbashkët” ende pa emër për Nesër, por e prisni përgjigjen e përjetshme të Uolt Ujtmanit Madh, sesi: asaj kohe u përgjigjë në  fushën e mejdanit të dyluftimit, aty ku maten fytas burrat. Dudumëve me këmbët dhe trutë në legen, ua përplasi në sy publikisht me një buzëqeshje ironike parashikuese profetike para syve të botës përparimtare: Oj, Amerikë! Unë jam, Uolt Ujtmani Madh!

Kritikët letrar të Oborrit Mbretëror dhe Krajlit, shpërthyen nga gazi: emërimi dhe inati që e kishin sharë më së shumti asaj kohe në mjetet e informcionit për poezi dhe jo për politikë “madhore”. Thanë: është i “çmendur”, lëreni të lirë pa parashikime për njerëzimin, mos i veni vesh në Ditën e sotshme “historike” shqiptare!

Njëqind vite më vonë, pas vdekjes të Poetit Madh, Uolt Uitman me Librin e tij të vetëm: FIJE BARI, e pushtoi botën. Kritikëve letrar të asaj kohe, u dha përgjigje nga varri përmes poezive me të vetmen porosi, u thashë: Unë jam Uolt Ujtmani i madh! Kritikët e asaj kohe pa shpirt, veçse më i kishte mbuluar me vite bari mbi varre. Lulet dhe fjalimet patetike nuk u mungojnë edhe sot e kësaj dite, i prisnin këmbëkryq te Pragu i Derës Madhe. Edhe, fatkeqësisht kishin vdekur mes varreve.

Nuk kam “guxim” si krijues “rebel” shqiptar (i pabindshëm dhe i “rrezikshëm” për Shtetin e “përbashkët të “vëllazërim - bashkimit”, edhe sot e kësaj dite përsëgjalli ta krahasoj veten me Uolt Uitmanin e Madh. Unë jam shkrimtar i Natyrës Shqiptare. Edhe pse, Ai me një Libër pas vdekjes: kundërshtarët e tij politik dhe “artistik” i varrosi në harresë, mes varreve. Unë, sot edhe me një bagazh artistik shqiptar  mbi shpinë me rreth gjashtëdhjetë libra të publikur në  poezi e prozë  në mjedisin shqiptar, edhe të përkthyer në disa gjuhë të botës anembanë, nuk mund t’i shti shqiptarët përsëgjalli në varre.

Armiqtë e mi historik, ende janë gjallë të arratisur nëpër parti politike pa “Din e Iman”. Poashtu, edhe Unë me dy shtamba verë nën Rrap. Dhe, Miken me Dy shtambat e saja mbi tavolinë. Ende jemi gjallë. në skenën erotike-politike. Penën me dy tyta shqiptare, e kam në dorë: Falë, Gruas Besnike. Edhe, pse: edhe sot e kësaj dite ende nuk i varrosa armiqtë e mi historik mes varreve me nderime. Sot, me kët shkrim publicistik, siç duket i ringjalla me “vaprat” e tyre “atdhetare” në Politikën “madhore” Shqiptare.

Edhe, Mushka e Gostivarit sot polli në Lëmën e “Kalit Shemës” Zajazit: mëza të palëpi. Përçudi, kësaj radhe me keqpërdorimin e zbulimit shkencor të nobelistit Ferid Murati me prejardhje shqiptare të asaj ane. I cili këto ditë vere nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, u nderua me titullin Honoris Causa, për ta shpëtuar një mëz të palëpi partiak në grazhd të “Kalit Shemës” Zajazit, pas porte. Eksponente partiake, që sot i stimulojnë partitë politike shqiptare në pushtet e “opozitë”, por ky nuk është Realiteti i sotshëm shqiptar, fatkeqësisht që ju e reklamoni me të madhe para Botës, për interesa  personale, familjare, klanore dhe partiake.

Përinatë, vendasit  e Shkupit arratisur maleve historike shqiptare (votues të dalldisur të partive politike shqiptare).  Dje, “ballistë”, sot, (trima pas lufte) nekomunistë me “Din e Iman” për Turqi myslimane Etnike?! Mushka, të  Kryekomandantit ballist Xhemë Hasa, ende pa zbardhë Agimi, dielli pa lind mbi Çelëvjollcë, pjellin mëza serik halldupë me “Din e Iman” palëpi të Erdoganit me firmë turke në Lëmën e “Kalit Shemës” Zajazit. Mos e them haptas, edhe të “Vëllait” Madh pas “Shpëtimtarit” të shqiptarëve me “Din e Iman”. Që, pas fitores “historike” në Stamboll më herët para kamerave televizive botërore, tha: Edhe në Shqipëri, dhe në Kosovë (Prizren): Kosova, është Turqi. Shqiptarët janë pasardhësit e turqve në Ballkan. Shkupi, është qyteti turk më i dashur i Turqisë, si kryeqytet i Rumelisë?!

Xha Deralla, një humorist dhe satirist i madh shqiptar, që me anekdota e tejkaloi edhe Nastradin Hoxhën, verë e dimër plot mall i këndonte me çifteli Rumelisë:

Rrafi teli në atë Misirli,

Na u shit kjo Rumeli,

Na e ka ble çaj Moskovi zi,

Na e ka ble, aman-aman,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…

Edhe, atë: Merreni me mend, Erdogani e thotë sot në Trojet Etnike Shqiptare?! Betejat e përgjakshme shekullore për Mëmëdhe (Atdhe), kur ende nuk kanë përfunduar me armë e penë Lufta Historike e Rilindasëve Shqiptar?!

Gostivari me brohoritje dhe flamuj turko-arab e festoi si “fitore” historike?! Brohoritje, të cilat edhe i kemi pasur edhe më herët në Shkup me flamuj turko-arab, të cilave para kamerave televizive në ballë u printe Ptarioti i Vonuar dhe Hoxha i Allahut. Nuk e dimë ende, si qytet turk, apo shqiptar?! Edhe pse, ne si popull shqiptar, historikisht u kemi dhënë: agallarë, bejlerë e pashallarë. Ataturku me prejardhje shqiptare i bëri shtet modern. Sami Frashëri u krijoi Gjuhë letrare turke. Erdogani (Vëllai Madh pas “Shpëtimtarit” të shqiptarëve), sot i veshi dhe mbuloi me shamia dhe ferexhe të zeza hedhur krahëve. Kryetari Komunës Gostivarit, përçudi nuk distancohet ende heshtë për këtë ngjarje “historike” antishqiptare.

E vetmja derë si shkrimar shqiptar, më ka mbetur vetëm oxhaku i kaçakëve shqiptar të Zajazit mbi Çati të Shtëpisë. Dhiaret e atyre burrave kryengritës të maleve me pushkën krahut për Liri. Pena në brez me dy tyta. Arma luftarake e Stërgjyshit tim, Emin Çeliku  (Xhambazi). Krahut djathtë të Dervish Carës, që me krynegritësit shqiptar e çliruan Shkupin nga Perandoria osmane (1844) me pretendime luftarake për t’i çliruar edhe Velesin, Prilepin dhe Manastirin (Bitolin). Beteja e tyre historike në Katllanovë (afër Shkupit), kur edhe u shpartalluan si kryengritës shqiptar nga forcat ushtarake turke. “Vëllezërit” e Njerkës (“maqedonasit”), kur sipas përshkrimeve të Alaksandar Matkovskit tek libri “Kryengritja e Dervish Carës” (1985), pas Betejës Katllanovës, i pritën turqit me dreka e darka, dhe vajza e gra si “çlirimtarë”. Vallë, mos edhe ne shiptarëve në Ditën e sotshme, malli na mori t’i presim turqit si “çlirimtarë”?!

Duartrokitje, për “fitoren” historike të Kryetarit komunës Gostivarit me “Besë”?! Edhe, dudumëve me këmbët dhe trutë në Legen?!

Lufta ime, vazhdon me penë…



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: