Hilmi Saraçi: Bashkëpunimi i Saraçit me Prishtinën
| E Merkure, 04.07.2018, 08:17 PM |

Bashkëpunimi i Hamit Saraçit dhe luftëtarëve të tjerë nga Artakolli me Hasan Prishtinën dhe Azem Bejtë Galicën

Nga Hilmi Saraçi

Hasan Prishtina  ishte  si bagjanak me Hamit Saraçin , sepse të dy i kishin gratë qerkeze  (Igballja dhe Hamidja). Kjo ishte njëra  ndër faktorët e afrisë ndërmjet tyre si bashkëluftëtarë . Mendimet e tyre ishin të afërta  për çështjet kombëtare dhe për ardhmërinë e popullit shqiptarë . Hasan Prishtina ishte personalitet i njohur, më një kulturë të gjerë, njeri që kishte të kryer shkollimin superior, në gjuhën turke. Patriot dhe njohës i politikës dhe diplomacisë, njeri me karakter të fortë dhe i paluhatshëm nëpër furtunat e kohës . Njëri ndër udhëheqësit më të njohur të rezistencës kombëtare. Pjesëmarrës i shumë takimeve me burra shtetëror për çështjen shqiptare.   Prandaj  lufta për çlirimin kombëtar, për një Shqipëri etnike , të pavarur ishte gjithmonë në mendjen dhe shpirtin e Hasan Prishtinës dhe të krerëve – luftëtarëve nga Artakolli. Fjala e tij (Hasan Prishtinës) për luftë kundër armikut është dëgjuar dhe respektuar gjithmonë në Artakoll dhe në Drenicë . “ Sa herë kam thirr për luftë e gjithë Drenicën e kuqe e kam gjetur me pushkë në dorë”- kishte thënë Hasan Prishtina.

Pas largimit të pushtetit turk (1912) dhe shpalljes së shtetit të pavar të Shqipërisë, shtetët e mdha përëndimore kishin ndarë  dhe coptuar Shqipërinë etnike. Kosova dhe shqiptarët krahas  operacioneve ndëshkimore  të dhunës, terrorit, vrasjeve, dëmtimeve të mëdha  e tjera  nga pushtuesi barbar serb, në të njëjten kohë  kishte filluar një presion  politik për shkombëtarizimin   e popullatës shqiptare me metoda të ndryshme , kishte filluar synimi i realizimit të planeve hegjemoniste , nacionale politike – nacionalizimin dhe serbizmin e Kosovës. Një ndër  metodat  e pastrimit etnik , shkombëtarizimit  dhe të sllavizimit  të Kosovës, ishte  edhe kolonizimi me elementin sllav dhe ndjekja dhe shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre. Kjo periudhë (1912-1916) për shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë  njihet ndër periudhat më të vështira nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptar që ishte nën sundimin e Mbretrisë Serbe. Gjatë kësaj periudhe Vushtrria me rrethinë (Artakoll) kishte pasur humbje të mëdha në njerëz dhe në të tjera fusha .Gjatë kësaj periudhe luftetarët e rezistences kombëtare në Artakoll kishin ndërmar disa aksione për ta kundërshtuar dhe për ta mposhtur terrorin kriminal serb. Këta luftëtarë të Artakollit ishin dalluar në këto aksione të luftës çlirimtare  . Mirëpo me ardhjen e pushtetit austro hungarez,  këto veprime nacionaliste, shofeniste dhe barbare të pushtetit serbë  kishin pësuar  ndryshime, disa qendrime  tolerante të lëvizjes së lirë, kulturës dhe arsimit në gjuhën shqipe kishin nisur të jenë të pranishme. Megjithatë lufta për çlirimin kombëtar, për një Shqipëri etnike kishte vazhduar dhe nuk ishte ndalur.

Këta luftëtarë të njohur të Artakollit, kishin pasur takime të veçanta dhe me interes kombëtar me Hasan Prishtinën dhe me Azem Bejtën .Ata fjalët dhe sugjerimet e tyre, si domos të Hasan Prishtinës i merrnin me respekt dhe dashuri të lartë, sepse ai (Hasan Prishtina) dinte të udhëzojë dhe të mësojë për luftën kundër armikur dhe për ngritjen e nivelit kulturor , srsimor dhe kombëtar. Prandaj këta  luftëtarë  disa herë kishin ndërhyrë dhe kishin marr masa ndaj disa  serbëve çetnikë të Gllavotinit, Prilluzhës, Plemetinit e të tjerëve që bënin të këqija ndaj shqiptarëve të kësaj anë dhe më gjerë dhe pengonin zhvillimin kulturor dhe arsimor ndaj shqiptarëve që jetonin në hapsirën përtej Sitnicës, afër Qyqaviçës, respektivisht në Artakoll.

Dhuna dhe terrori serb kishin marr hovë kudo ndaj shqiptarëve , prandaj në këto rrethana shqiptarët vështirë e kishin të rezistojnë  dhe të qendrojnë karshi forces së madhe të armikut serb . Megjithatë këta luftëtarë të Artakollit së bashku me të tjerët mernin iniciativa  të shpeshta për  ta kundërshtuar dhe  luftuar pushtetin serb .Ata organizonin  tubime në fshatrat e Artakollit dhe më gjerë duke folur për të drejtat e cunguara të shqiptarëve. Kërkonin që të mësohet gjuha shqipe nëpër shkolla. Me vëmendje përcillnin veprimtarinë patriotike dhe politike  të Hasan Prishtinës, luftën heroike të Azem Bejtë Galicës dhe krerëve të tjerë të rezistencës kombëtare .

Me Hasan Prishtinën, me këtë njeri të shkolluar, të paisur me dituri, largpamësi dhe politikan të spikatur për çlirimin e vendit nga pushtuesi,  këta luftëtarë  kishin një respekt dhe dashuri të veçantë . Nga ai përfitonin dhe merrnin mësime, udhëzime dhe përcillnin në popull porositë për rezistencën që duhet bërë kundër pushtuesit të vendit. Në radhë të parë porositë e Hasan Prishtinës ishin që të hapen shkollat shqipe  të luftohet kundër analfabetizmit dhe të punohet për pajtimin kombëtar. Sipas  Hamdi Ashlanit ,  Hasan Prishtina disa herë  kishte shkuar në Bivolak, në odën e Hamit Saraçit dhe të Fejzullah Saraçit ku ishin mbajtur takimet dhe kontaktet me krerët e njohur të Artakollit. Hamit Saraçi ka vdekur në vitin 1932 në Bivolak,ndërsa Fejzulla Saraçi më 1962.

(Nxjerr nga një punim më i gjatë)



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: