Skënder Kapiti: Ja cilët shqiptarë janë 'tradhëtarë'
| E Hene, 02.07.2018, 07:11 PM |

Ja cilët shqiptarë  janë “tradhëtarë”  të shqiptarëve

Nga Skënder Sadri KAPITI

Të gjithë ata prej të cilëve Shqipërisë dhe Kosovës u vijnë të këqija kombëtare si: prapambetja dhe mosemancipimi patriotiko-demokratik, mosndërtimi dhe mosfunksionimi  shtetit ligjor;   të gjithë  ata  prej të cilëve dy shtetet shqiptare janë kapur  dhe mbahen peng prej padrejtësisisë së drejtësisë,  prej korrupsionit, prej papunësisë, varfërisë, krimit dhe prej hajdutërisë së tyre; të gjithë ata shqiptarë prej të cilëve formohet  dhe përhapet imazh negativ  për shqiptarët në botë , dhe ata  për shkak të të cilëve shqiptarët detyrohet të marrën arratinë dhe të kërkojnë azil nëpër Europë:

këta pra  janë armiq  e tradhëtarë të shqiptarëve, të cilët pavarësisht se janë pakicë por dëmin Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve ua  bëjnë shumë të madh.

Dhe këta së pari janë elita politike e partive politike shqiptare,apo ajo që quhet establishmet politik.

Në komunizëm, në regjimin e tij qeverisi miti “Ç’thotë partia bën populli”.   Pra, Partia ishte mbi popullin, mbi ligjin, mbi shtetin dhe partia ishte kushtetutë dhe ” fe” komuniste  e pagabueshme dhe e pasfidueshme.

PPSH ishte vetë shteti e pushteti, ishte vetë populli dhe vetë ligji, ishte mit.

Agjë nuk kishte jashtë saj dhe askush nuk  nguxonte të dilte kundër  ideologjisë dhe kultit të saj.

Në Demokracinë e pas vetërënies së komunizmit prej partisë mëmë PPSH lindën bijat e saj si Partia Socialiste, Partia Demokratike si kryesoret, e më pastaj prej tyre u pollën satelitë të tjerë partizash politike që u bënë mbi 100.

Të gjitha partitë politike paskomuniste janë kopje dhe shëmbëlltyra korrupsioni dhe autoritarizmi politik të Partisë Komuniste Shqiptare të 8 Nëntorit 1941.

Kryetarët e tyre janë të përjetshëm , ata janë pronarë të partisë, të pushtetit politik brënda saj dhe sundimtarë absolut kur partia merr pushtetin.

Kush del kundër kryetarit nuk përjashtohesh nga partia por detyrohet të vetëpërjashtohet.  Partitë përdoren  si streha sigurie, si mjete presioni , si mburoja dhe si avokate  mbiligjore dhe mbishtetërore për të mbrojtur krimin, korrupsionin dhe hajdutërinë e liderve dhe të kokave VIP-a të tyre.

“Vlera” më e madhe e Partive politike shqiptare është interesi personal e partizan mbi atë publik dhe   pushteti; janë vjedhja, tradhëtia, papërgjegjshmëria dhe korrupsioni .

Partitë politike shqiptare , lidershipet  e tyre janë “peshqit e mëdhenj”  apo më sakt Partitë janë habitati ku lindin, ushqehen e rriten  “peshqit e mëdhenj”të demokracisë spekulative, të korrupsionit, të krimit  dhe  të hajdutërisë.

Partitë politike shqiptare garojnë  për të gllabëruar, për të zhvatur e vjedhur paranë publike,pasuri, pushtet dhe autoritet. Ato janë gënjeshtaret , mashtrueset dhe spekulantet e demokracisë, të politikës, të pushtetit, të shtetit, të shoqërisë , të hajnisë, korrupsionit dhe të patriotizmit. Pa u ndëshkuar kjo elitë politike, ky establishmet i kësaj politike të këtyre partive politike nuk ka as demokraci, as ndërtim të shtetit ligjor, as mirëqënie ,as zhvillim dhe as integim të Shqipërisë dhe të Kosovës në BE.

Këto janë partitë politike shqiptare.

Dhe me të vërtetë edhe sot në demokraci, populli shqiptar po këto parti dhe po këtë elitë politike e beson, i shkon pas kur ato kanë nevojë. Këtyre partive dhe këtë  elitë politike populli  e voton , i jep pushtetin pavarësisht se prej kësaj elite politike shqiptarët  mashtrohen, gënjehen, vidhen dhe sundohen. Pra asgjë nuk ka ndryshuar nga politika dhe nga  Partia e djeshme komuniste vetëm sa është ndërruar maska e politikës dhe e pushtetit.

Partitë politike funksionojnë  dhe janë  streha të krimit, të korrupsionit dhe të vjedhjeve partizane .  Këto janë  edhe arsyet se përse politika dhe kjo elitë politike e partive politike shqiptare  pengojnë  konsolidimin e demokracisë, pengojnë ndërtimin e shtetit ligjor si dhe pengojnë e bllokojnë  Reformën në drejtësi, VETTING-un  dhe integrimin e Shqipërisë në BE, dhe as që janë të interesuara për zhvillimin, progresin  dhe për mirqënien e shoqërisë.

Çfarë duhet t’u bëjnë tjetër  shqiptarëve këta politikanë antihumanë dhe antikombëtarë që të quhen tradhëtarë?!



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: