Vladimir Muça: Refleksion
| E Hene, 02.07.2018, 07:03 PM |

LETER E HAPUR REFLEKSION

Ministrit të kulturës, Republikës Kosovës zotit Kujtim Gashi

Për dijeni Kryeministrit Republikës Kosovës zotit: Ramush Haradinaj

I ftuar në manifestimet e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Lirën poetike “Drini Poetik” pata nderin që si adhurues i skulptures monumentale, të ndiqja në ambjentet e Muzeut të Lidhjes, konkursin përzgjedhës për Monumentin e Lidhjes.

Përzgjedhja paraprake me bocete dhe angazhimi i qeverisë për të monumentalizuar kujtesën historike me një vepër të tillë, është një angazhim sa atdhetar, aq dhe politik, i rëndësishëm për të transmetuar në memorjen e brezave një histori kaq të lavdishme te popullit Shqiptar, si produkt i kujtesave historike të popullit tone.

Kur i pashë me syrin e shpirtit të 11 bocetët, e kur në memorie më gëlonin shumë këngë, krijime letrare, monografi dokumentare disi u zhgënjeva nga shumica e boceteve. U zhgënjeva për atë çka duhet të përfaqësonin në këtë monument. Aq më tepër kur nga juria e përbërë: Kryetarë Skënder Bushtrakaj, antarë Arjeta Myftari, Parim Kosova, Ibo Avdiu dhe Ehat Oreshka, u vlerësuan: fitues i parë boceti i Gëzim Muriqit me bashkëpunëtorë Agron Bllaçkorin, me çmim të dytë formal Idriz Balani dhe çmimi i tretë formal Luan Mulliqi.

U ndala dhe meditova pranë bocetit fitues të Gëzim Muriqit, se boceti i tretë dhe të tjerët as që të ndjellnin ndopak kënaqësi përfaqësimi e simbolike.

Mendoj, në bindjet e mija, se ky monument,i cili do te perjetesoje, nje moment kulminant ne historine e kombit tone, si një pararendës i shpalljes se Pavaresise se Shqiperis, krahasuar me Monumentin e Pamvarsisë në Vlorë, duhet të përmbajë po ato simbole, mesazhe historike, me një përfaqësim sa më dinjitoz të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Boceti fitues, po ta krahasojmë me monumentin e Pavarësisë, Pesë heronjt e Vigut, Luftëtarin kombëtar, Themistokli Gërmenjin, Isa Boletinin në Shkodër dhe ata të vendosur në Isniq, Mitrovicë e Saraj të Shkupit, monumentin e ambasadorit Woker, kjo përzgjedhje qëndron shumë larg asaj që duhet të përfaqësojë në zgjedhjet artistike dhe reflektimin e kujtesave të memorjes kombëtare në funksion të kësaj ngjarje madhore.

Për vepra të tilla madhore, mendoj se duhet të ndalemi në studime e meditime me shumë profesionale e të mos zhgënjejmë syrin e shpirtin e shikuesit me vepra të tilla siç jane Presidenti Bill Klinton ne Prishtine, monumenti i Nënë Terezës (ish) në aeroportin e Rinasit, një katraurë e vërtetë, apo siç është Ismail Qemali para ndërtesës Qeverisë në Prishtinë,tek ish Rilindja, dhe shtatorja e Femi Aganit tek Korpusi Universitar e tjerë.Per vepra jo dinjitoze te vendosura ne mjedise te ndryshme ne trevat shqiptare, here pas here ka folur, shkruajtur e ngritur zerin kritiku e studiuesi i artit z. Ilir Muharremi.

Këto monumente të japin përshtypjen se nuk transmetojnë tek vizitori vlera të mirëfillta artistike, vine si të pa arrira në përfaqësimin dinjitoz.

I solla këto shembuj si shumë të tjerë në qytete e fshatra te ndryshme, sepse gjatë meditimit në bocetin përzgjedhës, i cili fitoi të drejtën e ngritjes të monumentit mu përqasën të njejtat mangësi: si solemniteti dhe monumentaliteti jo i duhur i personazheve. Ipet përshtypja e një skulpture kavaletit tregimtarë. Disnivelet e shprehisë të simbolikës përfaqësuese të Ymer Prizrenit si kryetar qeverie, qëndrestar jo i tejlodhur. Perse duhet te jete i ulur ne karrike Ymer Prizreni, apo te tregojme kapitullimin, … sa kohe e mbajti Qeverrine dhe sa plak vdiq. Sulejman Vokshi si “ministër” i mbrojtjes, Abdyl Frashëri si ministër i jashtëm, vizionarë, në një disnivel skulptural më në përqasje. Nga këto kompozime vihen re mospërputhje e vlerave e kontributeve historike.

Boceti i vlersuar si i dytë mua me duket më i plotësuar, jep më shumë mesazhe, raportet shtetërore të personazheve historik janë më të konverguara, ku dallohet në qendër “kryeministri” Ymer Prizreni, vital, përfaqësues dinjitoz, me programin vizionar të Lidhjes (qeverisë). Pra kemi nje kryeminister intelektual, por edhe nga ana komppozicionale i ngritur pak me larte nga dy ministrat Sulejman Vokshi në krahun e djathtë, mbështetës qendrestar i qeverisë, ngulitur forte në platformën kryeministrore. Abdyl Frashëri, krahu i majt mbështetës, vizionar i ardhmërisë e përfaqësimit.

Me gjithë këtë, kam mendimin se për një vepër të tillë monumentale, skënderbejane e një kohe të re, reflektimet e mendimet duhet të jenë më të angazhuara në simbolikën e tyre. Mos vallë dhe këtu është future krimbi i korrupsionit?!...

Të mos pendohemi më vonë siç jemi penduar në shumë e shumë raste te tjera. Kam mendimin se përzgjedhja nga komisioni nuk i përmbush kërkesat e memorjes historiko- shoqërore e cila trashëgohet nga Lidhja e Prizrenit, si një pararendëse e shtetit të ri shqiptar.

Mendoj se per nivelin artistik e ideor ky konkurs nuk e ka kryer funksionin e vet e per kete, nevoitet në tërësi një rikualifikim skulptural, pra propozoj qe te rishpallet edhe nje here konkursi ku te ftohen skulptoret me te mire e me me emer (Shqiptar) qe kemi ne mbare boten.

Me nderime e respekte

Durrës 26.6.2018 Vladimir Muça

Shkrimtar, Kritik

Miq e dashamires te artit pamor monumental.

Ju ftoj ne nje diskutim te hapur per te miren e kujteses historike e te memories kombetare per projekt monumentin qe do ngrihet ne Prizeren.

Boceti i klasifikuar fitues


Boceti i klasifikuar i dyti


Boceti nr.3



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: