Dedë Preqi: Festimi i Vidovdanit apo 'shejtanit'
| E Diel, 01.07.2018, 12:54 PM |

FESTIMI I VIDOVDANIT, APO  « SHEJTANIT »

Nga Dedë Preqi

Gjithkund në botën e civilizuar festat fetare organizohen dhe celebrohen në frymën e harmonisë fetare, duke pasë parasysh se njeriu e ka një « Atë, mbi vete », ku thëmeli i marrëdhënieve fetare, e ndihmon njeriun të ndërtojë dhe harmonizojë marrëdhëniet ndërnjerëzore. Qenja njerëzore, e cila shkëputët nga të gjitha sendet e prekshme të kësaj bote dhe asaj të brendshme shpirtërore, duke e trajtuar botën nga egoja ironike, apo egoja e urrejtjes,  gjithmonë do të jep rrezulltate të kufizuara, që nuk e mbron njeriun nga kaotikja, nga e keqja, dhe nga shkatërrimi i vet njerëzor.

Këtë përceptim do ta vërejmë, jo vetëm në fushën fetare, por edhe në burimet tjera njerëzore, të cilat paraqesin botën dhe elementet e saj dhe vetë njeriun si qenje njerëzore. Dukuritë e tilla lidhën me edhe me jetën shoqërore e politike, ku rivaliteti dhe betejat e pa ndërprera zhvillohen në mënyra e forma të ndryshme të premisave historike, që të njëjtën kohë edhe shuhen shpejtë, sepse, e vetmja mundësi e mbijetesës njerëzore në histori, arrihet vetëm përmes unitetit të saj universal.

Mund të ndalemi në temë dhe hollësi të tjera, që të përfitojmë një imazh frytëdhënës, apo çoroditës, sikur kjo që po ndodh në Kosovë, sidomos me rastin e festimëve të festave fetare serbe në vendin tonë. Kosova është vend multietnik, ku edhe liria fetare është e rregulluar sipas Kushtetutës së vendit, duke e mos e cënuar vullnetin dhe lirinë e asnjë etniteti në këtë vend.

Në këto rrethana të besosh do të thotë ti mirëbesohesh dhe ti bindesh kësaj thirrje dhe të pranosh zërin e Atit, që i beson, në të kundërtën sipas ngjarjeve dhe imazhit të keq, që po krijon popullata serbe në festat e tyre në Kosovë, nuk janë forma të besimit dhe aspirata fetare, që janë të lidhura përmes marrëdhënieve të vërteta të krishtërimit ortodoks serb, por ngjarjet e tilla shpjegohen ndryshe, që burojnë nga mitologjia e vjetër serbe, historia e të cilave u shkrua me gjak, gjenocid dhe forma tjera antinjerëzore, posaqërisht edhe kundër popullit të pafajshëm shqiptarë, pasojat e të cilit po i vuan akoma edhe sot.

Vetë historianët realist serb e pranojnë betejen e Serbisë  kundër osmanëve, në vitin 1939, si humbje të tyre, poashtu edhe betejën e vitit 1989, kundër Kosovës, por nga këto humbje ky popull nuk dinë të ndalët, dhe më e keqja kur ky popull i feston humbjet si fitore, duke i lidhur këto ngjarje edhe me festa fetare.

Kosova dhe shteti i saj, në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, u jep mundësinë sëcilit popull të vendit, përveq tjerash të shpreh vullnetin dhe lirinë tyre fetare, por festimet e tilla të popullit serb sikur në Gazimestan, si me rastin e Vidovdanit, i tejkalojnë kufinjtë e çdo tolerance fetare dhe njerëzore, duke ekspozozuar në vend të Vidovdanit, kriminelët serb të luftës dhe gjenocidit që i kanë bërë në Kosovë mbi shqiptarët.

Këto organizime fetare, të organizuara nga udhëheqësit e kishave ortodokse serbe në Kosovë dhe rajon, si dhe individ të caktuar nga Institucionet e shtetit të Serbisë, paraqesin një inspirim të tyre para botës, se populli serb nuk e dëshiron paqë dhe tolerancë me popullin e Kosovës, por kriminelët e luftës janë të lirë dhe të pa prekshëm, të cilët po krijojnë përsëri imazhe luftenxitëse mbi tokën dardane.

Ky element i këtij mentaliteti të çoroditur serb, nuk paraqet nuanca fetare, as të krishtera ortodokse dhe asnjë elementi tjetër fetar, por diçka që nuk është as fetare dhe as njerëzore, që rrëshqet në binarët e humnerës njerëzore, ku nuk luan rrol as besimi në zotin e vërtetë, por në një zot të veqantë serb, të cilit do i luten edhe për së mbrapështi, që tu ndihmojë në beteja të përgjakshme dhe gjenocide kundër popujve jo serb, pse jo edhe në lojra futbolli dhe në format tjera, në favor të tyre, të cilin mbështetët edhe historia e tyre e rrejshme.

Të gjitha këto forma qëllimkëqia dhe sjellje të kësaj popullate në Kosovë, (me një përjashtim të vogël) e cila  po nxitohet edhe nga ardhja e shumë individëve tjerë(kriminel) nga shteti i Serbisë, vetëm e vetëm për ta destabilizuar Kosovën, janë përpjekje, jo të radhës, por përpjekje të vazhdueshme të këtij bastioni, që e  kanë porosinë e kreut të shteti dhe Akademisë Shkencore të Serbisë, ta mbajnë akoma të gjallë  mitin e tyre serb për Kosovën, edhe pse janë të bindur se një opsion i tillë është i gabuar, duke e rrezikuar edhe lirinë e tyre.

Sa i përketë qeverisë dhe kreut të saj në Kosovë, do të thotë shteti dhe organizimi i shtetit, janë dy premisa të mëdha, të cilat për momentin janë pak të lidhura në mes vete në këtë vend, dhe për fat të keq nuk funksionojnë si duhet njëra me tjetren, ku do të qëndrojnë edhe mundësitë e rrethanave të pa këndshme që janë aktuale në vendin tonë.

Ky vend, duket se po rrëshqet nga binarët e rëndomta të shtetit juridik dhe ekzekutiv, prandaj edhe ngjarjet e tilla, e ngjallin një ndjenjë të veqantë, sikur ky vend nuk ka zot shtëpie, apo zoti i shtëpisë i shikon vetëm interesat e veta përsonale. Dhe festimet e tilla çfarë do qofshin në Kosovë, të çfarëdo nacionaliteti dhe mentaliteti, në këtë rast edhe festimi i Vidovdanit me ikona fashiste dhe kriminale, nuk janë festa shejtërore dhe as njerëzore, por ngjarjet e tilla kanë elemente djallëzore, të cilat nga kjo pikpamje do ta përplasin dhe humbasin edhe më tutje të ardhmën e këtyre dy popujve. 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: