Tefik Selimi: Një bashkëpunim i ngrohtë e vëllazëror
| E Diel, 01.07.2018, 01:06 PM |

Një bashkëpunim i ngrohtë e vëllazëror në mes dy gjimnazeve shqiptare …

Nga Tefik Selimi

Sot, Gjimnazi “Zenel Hajdini”, në Gjilan, pati festë vëllazërore. Ishte një  festë e ngrohtë për dy Gjimnazet shqiptare: i Gjimnazit “Hydajet Lezha”, nga Lezha dhe i Gjimnazit nga Gjilani. Kjo festë ishte e pritshme, për  faktin se, tash e 20 vjet, dy gjimnazet, ai i Lezhës dhe i Gjilanit janë binjakëzuar. Me këtë rast, kolektivi i Gjimnazit “H. Llezha”, me 25 profesorë të këtij institucioni nën udhëheqjen e Yllka Çuko, drejtoreshë,  u gjenden, si një,  në lokalet e  Gjimnazit të Gjilanit për të mos e harruar miqësinë e vjetër në mes vete. Kjo ishte vizita e dytë e këtij gjimnazi Shqiptar, i cili po e vazhdon traditën e bashkëpunimit në mes vete.

Fillimisht, Sami Hoxha, drejtor i Gjimnazit “Zenel Hajdini” tha se, sot po e ndjej vetën mirë, por mirë ndjehen edhe kolektivi ynë i Gjimnazit, i cili me ëndje ka pritur kolektivin e  Gjimnazit nga Lezha. “ Ju sot po e nderoni Gjimnazin dhe kolektivin tonë. Jeni pjesë jona dhe ky bashkëpunim i ka rrënjët e hershme, nga viti 1997. Pra, është një binjakëzim i hershëm , që ky bashkëpunim i ngrohtë ka vazhduar herë-herë, por nuk është ndërprerë asnjëherë. Se nuk është ndërprerë asnjëherë, po e dëshmon dita e sotme, se vërtetë bashkëpunimin nuk e kemi ndërprerë.

Andaj, shtoi z. S. Hoxha, drrejto, -shtrytëzoj rastin që, në emër timin personal dhe në emër të gjithë profesorëve dhe nxënësve tanë, t’ju shprehi mirëseardhje në gjimnazin tonë, në Gjilan. Dua të shtoj se, jam munduar ta ruaj në kontinuitet me profesorët tanë, që tashmë janë në pensionim, të cilët kanë gëzuar respekt dhe janë treguar shumë punëtorë, të cilët, disa pre tyhre edhe unë i kam pasur profesorë që kam respekt. Dua ta përmendi profesorin Jakup Mehmeti, i cili në  vitet para meje, këtu ka qenë edhe drejtor, bile kur gjimnazi i Gjilanit ka pasur bashkëpunim me Gjimnazin “H. Lezha”,  ky i ka prirë dhe ka qenë urë ndërlidhëse e dy gjimnazeve shqiptare. Ja këtu prezenton edhe profesori i artit, Zejnullah Zejnullahu, i cili, pak kohë ka qenë drejtori i gjimnazit.

E kemi këtu edhe profesorin Tefik (Selimi), që gjithashtu me Jakup Mehmetin, profesor, kanë qenë pjesë e punës së një kohe të rëndë. Ata tek dy, si shumë të tjerë, kanë qenë në qendër të zhvillimeve të rënda të punës pranë kësaj vatre të diturisë. Sot na mungojnë disa nga profesorët tjerë. Por, është me rëndësi se, Gjimnazi “Zenel Hajdini”, sot me gëzim ju ka pritur. I ka pritur njerëzit e vet, vëllezërit, e nuk i ka pritur të huajt, sepse ky bashkëpunim yni ka shumë  vlerë qysh nga viti 1997. Atë kohë, drejtori i Gjimnazit ka qenë Gjylshen Berisha, e cila edhe sot është aktive dhe e mund moshë, nuk e lë moshën ta mundi ate. Na mungon.

Ndërsa, profesorët që janë sot këtu, nuk po i përmendi me  emër, ku disa kanë qenë pjesë e asaj kohe, si Tahir Dalipi, Skender Hasani, Rexhep Murati etj., por ata që kanë qenë e s’janë prezentë, ne i kemi lidhur në mes veti në një gjimnaz. Kur keni qenë ju në  binjakëzim apo vëllazërim, Gjimnazi “Z. Hajdini” ka pasur 2800 nxënës. Kanë qenë rreth 130 apo 140 profesorë.

Unë, shtoi z. S. Hoxha, drejtor, - këtu jam drejtor nga viti 2013-ta, tash e pesë vite të tëra, ku po hyj në  vitin gjashtë. Nga koha kur udhëheqi këtë institucion arsimor, kanë filluar refomat me kurikulen e re të arsimit dhe, gjimnazi ynë ka qenë në mësin e 10 shkollave në nivel Kosovës që ka pasur projekt pilot. Një kohë, në Gjimnazin tonë kemi pasur pesë drejtime, gjimnazi matematikor dhe shoqëroro gjuhësor. Tash me korikulën e re, kemi gjimnazin shoqëror –gjuhësor.

Dhe në vitin 2014 ka filluar punën Gjimnazi Matematikor “Xhavit Ahmeti”. Nga  fillimi i punës së gjimnazit të Ri, tek ne janë krijuar kushtet më të  favorshme për punë, për faktin se, gjer në këtë kohë është punuar në tri ndërresa.  Ndërsa, në vitin 2014 e kemi ndarë gjimnazin në dy drejtime, ku gjimnazin e vjetër e quajsha Gjimnazi Plak apo Gjimnazi tradicional. Ndërsa Gjimnazi i Ri, tha S. Hoxha, e kemi vëlla më të ri dhe kemi bashkëpunim të mirë në mes vete.

Dhe, nga viti 2014, në Gjilan funksionojnë dy gjimnaze. Këtu regjistrohen gjer në 1200 nxënës. Tash për  tash, në Gjimnnaz janë 67 profesorë, 57 janë të rregulltë, ndërsa të tjerët plotësojnë normat e tyre”, shtoi në fund. z. Hoxha, drejtor.

Yllka Çuko, drejtoreshë e  Gjimnazit “Hydajet Lexha”, tha se, po ju “rrëfej” diça për këto bashkëpunime të ndërsjella. “Është kënaqësi e veçantë që, pas kaq vitesh me ndërprerje, prapëseprapë  jemi bashkë. Siç dihet, në vitet 1996/7 kemi qenë  në vizitë, në Gjilan. Sa  na erdhi imajli nga Ministria, i gjithë stafi i mësuesve ishte dakord të ribinjakëzohemi, që  do të  thotë mos të mbetemi të jetë përgjysmë për ato vite që nuk jemi takuar. Edhe pse kishte një pauzë kaq të gjatë, shprehëm dëshirë që ne ta përsërisim binakëzimin. Kjo ka shumë vlerë. Kjo ia vlen ta kujtosh e ta ruash miqësinë e vjetër, një miqësi që nuk ndahet kurrë.

Kuptohet, kjo ka vlerë të madhe, sepse  kjo thellohet në të ardhmen akoma më shumë. Për këtë ditë të veçantë, që kemi ardhur këtu, na kujtohet shumë kjo sallë me nostalgji të thellë ku ne kemi falur njëri tjetrit flamurin e Shqipërisë, por edhe kemi pranuar flamurin  kombëtar të Kosovës. Sa emocionohem. Ishte ky moment prekës dhe pati shumë vlerë. Të gjithë mësueset shprehën dëshirë dhe ishin ta gatshëm të gjenden këtu, por ne akoma nuk e kem përfunduar punët tona rreth procesit ë punës , me gjithatë, nuk lamë anash dëshirën e rifillimit të ribinjakëzimit. Po kthehem tek fjala e drejtori Sami, kur thuani shtëpia e vjetër, jo e pleqve, por e  mësuesve, të cilët jana baza e Gjimnazit “Z. Hajdini” të këtij qytetit. Është një kënaqësi e veçantë që gjithë ne, që këto binjakëzime të forcohen, sepse ne jemi bijë të një kombi, ku edhe brezat e ardhshme do të vazhdojnë në gjurmët tona.

Siç dihet, Gjimnazi “Hydajet Lezha” përbëhet  nga një staf prej 65 mësuesish, 987 nxënës me sitem të plotë, dhe 300 të tjerë me sistemin  me kohë të pjesëshme. Gjimnazi ynë vazhdon punën me tri vjet, me klasën e X, XI dhe XII-të. Të gjthë shkollarët mësojnë me kurikulë të re, shtoi në fund, Yllka Çupi,  drejtoreshë e Gjimnazit “Hydajet Lezha” nga Lezha.

Jakup Mehmeti, profesor tha se, kemi punuar në kushte tjera, sepse ishte një sistem tjetër. ”E sot, si shtoi ai, -na jemi bashkë, kur duam takohemi, kur do vini e vijmë. Kështu që, par dy vjetësh, Ilir  Meta ishte në vizitë që ia bëri Gjimazin “Xhavit Ahmeti” në  Gjilan, iu drejtova me këto fjalë se, dy shtetet duhet ti bëjmë  plan-programet e njëjta shkollore, sepse me planprograme e reja krijohen edhe mundësitë e punësimit në të dy anët tona të  vendit. Kështu që, dalëngadalë, koha do t’i heq edhe kufinjtë, sikur që erdhi koha të  vijmë e të shkojmë te njëri tjetri.

Më kujtohet vitin 1974, unë i kam 42 vjet punë në këtë gjimnaz. Një nxënës më tha, a  bën t’ma kontrollosh temën e diplomës. Tha e kam Republikën e Shqipërisë temë të diplomës. I thash, bën. Ia kontrollova dhe i  tash, nëse më dëgjon mua, citatet e Enver Hoxhës i heq krejt, se ta shohim sherrin edhe na mësimdhënësat. Më tha se nuk e harroj atë të mirë kurrë. E na jemi munduar ta ruajmë vetën dhe nxënësit tanë. E sot ka ardhur një kohë që atë “problem” nuk e kemi.  Jemi krejt ndryshe  nga ajo kohë e rëndë. Ju falemnderit për këtë vizitë dhe e shpeshtoni këto takime”.

Zejnullah Zejnullahu, profesor i arti, shtoi. “Sa herë kam dalë me ndonjë shok në natyrë, e kam vlerësuar bukuritë e mahnitshme që Kosova. Por, edhe ku jam gjendur në Shqipëri në vitet 1992, jam mahnitur nga bukuritë natyrore të këtok vendi shqiptar. Pra, atdheu ynë është bukuri e rrallë. Po e citoj një fëmijë, i cili nënës së vet i kishte thënë, “Mëmë, më varros te këmbët e mësuesit”! Pra, mësuesi ishte e është shtylla e atdheut dhe kombit. Folën edhe disa të pranishëm të tjerë. Në fund, Sami Hoxha, drejtoreshës së Gjimnazit “H. Lezha” nga Lezha, Yllka Çupit ia dhuroi monografinë e Gjimnazit nga autori T.  Selimi si dhe disa vepra të  Tahir Dalipit, profesor i gjuhës frënge. Vizita e kolektivit të Gjimnanzit të Lezhës vazhdon gjer nesër. Me këtë rast, mysafirët nga Lezha do të vizitojnë qytetin, Gjilanin me rrethnë.


Gjilan, 28 qershor 2018

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: