Përparim Hysi: Poetja që të 'dehë' me ujë?!
| E Diel, 01.07.2018, 11:15 AM |

Poetja që të"dehë" me ujë?!!!

Libri me poezi"Ujë që është ujë" nga LIDA LAZAJ

(ese)

Nga Përparim Hysi

Ka një metaforë në thënien:"të dehë me ujë" dhe thënia është sa hipotetike, aq dhe metaforike. Por e rëndësishme dhe qenësore është se poezitë e kësaj POETEJE me një vizurë të veçantë, sado që"notojnë në ujë", me të vërtetë që të dehin. Të dehin se në poezi figurat artistike (përmjet tyre operon), gati sikur hedhin valle,jo vetëm me larminë e  tyre, por dhe  në"dëndësinë e tyre"(kjo "dëndësi" është me  matë dhe karar,ashtu siç bën një amvisë e mirë,kur kripos një gjellë të shijshme).

*    *   *

Poetja,LIDA LAZAJ, shkruan me varg të lirë dhe, ky lloj vargu nuk është as në shijen time dhe as pëlqesa ime. Unë jam  paksa vet poet, por jam për llojin e poezisë tradicionale: atë  me rimë e , në mungesë të rimës, ku  e ku, rrallë,shumë rrallë ndonjë asonancë. Për të folur më hapur: kur shkruaj poezi (unë kam shkruar mijëra poezi tashmë), mua nuk më zë gjumi, nëse poezia ime nuk është me rimë,ku ruhet dhe metrika dhe rrokjet,dhe skema. Vargjet duhet të rimojnë sipas skemës AABB,ose ABAB. Pra, kam qenë dhe jam i shkollës së vjetër. Se kam ndjekur dhe ndjek vargëzimin  e NAIM FRASHËRIT, LASGUSHIT,ALI ASLLANIT,por dhe të  PASHKO  VASËS,MJEDËS,FISHTËS e të tjerë.Mirëpo, kur thotë JORGO SEFERIS, "Trualli i poezisë është në zemrat e gjithë njerëzve", kështu që, jashtë pëlqesës sime, ja që duhet të  lexosh dhe poetë që, me të vërtetë, me vargun e tyre të"dehin" siç më ndodhi dhe mua.

Nuk kam se si e vazhdoj këtë "ese" time, pa bërë një parabolë, pak të largët në kohë, por ja që e sjell afër, pasi kam lexuar librin"Ujë që është ujë". E shkruar , e gjitha me varg të lirë; me strofa të lira,ku,Poetja, në "avëlmendin  e saj", ku end këtë qillim me motive ujë, duket "vjen dhe i zbut fijet", mbasi e kalon në dëstilë.

Dhe ku është "parabola" ime e largët.

*     *    *

Së pari, një ndjesë të madhe për ish-drejtorin e Padagogjikes së Elbasanit, të ndjerin VASIL KAMANI dhe të ndjerin, profesorin tim,PIKTORIN E MERITUAR, BUKUROSH SEJDINI që po i përmend(kam aq dashuri për të gjithë profesorët e mi, sa jam gati që secilit, pa përjashtim, t'ua puth pllakën e varrit). Profesori  im, i ndjeri BUKUROSH SEJDINI, qe i bukur dhe nga shpirti. Pikturonte dhe shkruante me dorën e majtë. Mirëpo, drejtori ( dinjitar, i ditur dhe autoritar si VOLTERI), këtë" të shkruarit me dorën e majtë" në një shkollë si jona (përgatiteshim si mësues) , e quante si"aksident" dhe e vuri profesorin që ne të  na jepte bukurshkrim dhe, për ta vëzhguar drejtpërsëdrejti këtë detyrim profesional, ulej në bankën e fundit dhe ndiqte se si "strëmundohej" në dërrasë të zezë,me dorën e djathtë,tanimë,tek "modelonte" me shkrimin e tij të bukur. Të bukur,por qe një"sfilatë" e mundimshme,sa nuk gaboj,po të them:"Kërcente prifti nga belaja". E solla këtë paszah për të treguar pozicionin tim, në lidhje me poezitë moderne. Nuk është e para që lexoj me varg të lirë: e kam filluar në shkollë me Majakovskin (vargu i tij më qe dukur shumë metalik; si kambanë dhe kjo ndodhte kur e krahasoja me"zilkat" e vargjeve të Pushkinit apo ca mëshumë:të Eseninit. Për mos vazhduar me të tjerë.

*    *    *

Por çap pas çapi, kur thonë amerikanët, zura dhe u dashurova me"vargje të lira" të Moikomit; të PRINCIT TË LIRIKËS SHQIPTARE (kurorën e mbretit ia kam lënë LASGUSHIT), FREDERIK RRESHPJA, për "siamezin etij",NDOC GJETJA dhe për mos të vazhduar me të tjerë. Këtë "parabolë" e bëra, më tepër për të treguar pozicionin tim dhe më poshtë do tregoj,pse u ndala që të shkruaj.

 

*     *    *

Poezia nuk është një vargëzim dhe aq. Jo. Poezia është shpërthim që ndjen përbrenda. I shoh një nga  një këto poezitë e LIDA LAZAJT dhe them me vete:- Vallë,çfarë ndjen kjo poete, kur vjen me këtë vëllim që nga larmia e figurave dhe mesazhet që lexohen në rreshta e nën rreshta, që me të vërtetë të"dehë" se të ushqen me"ujë të gjallë poetik".  Se historiksiht dihet që ka ujë të ëmbël, të kripur dhe deri "ujë të rëndë", por paska dhe "ujë të gjallë". Ka"ujë të gjallë, por kujdes: pas dhjetë minutash/ujë jep shpirt...

Kur i shoh,enë bloc, poezitë e kësaj poeteje, të gjitha më ngjajnë si"vizatime" të çastit  dhe i vetmi dallim është se"piktorja" nuk përdor as penel apo laps,por përdor fjalën, vargun.

Le ta illustorjmë mendimin tim me ndonjë poezi:"Vajza e vogël mbi urë/ e harroi këshillën e gjyshes/ të qëndrote e vogël/ ........"vajza e vogël e harroi këshillën/dhe nisi të shijojë gënjeshtra/ dhe u tradhtua/u tradhtua/u tardhtua/.

Poezia e saj vjen natyrshëm dhe ajo, di të kapë motivin dhe ta çojë lexuesin drejt zbërthimit të mesazhit. Siç vërej, në përgjithësi me poezitë e saj, ndodh ajo që thotë JOHN KEATS:" Nëse poezia nuk vjen natyrshëm(ta zëmë:siçvijnë gjethet në një pemë),atëherë është më mirë të mos vijë fare." Shijojeni poezinë "Mama":/Qëkur isha brenda teje/ më mësove se unë e ti/ ishim të lidhura me dashuri/ si farëza me frutin,MAMA!. Kjo poezi e ngrohtë malli,në shijen time, ka dy kulme:"... të kërkoj brenda syçkave të Perlës( e mbesa e Poetes) dhe tjetri kulm:"çdo ditë  e më tepër të ngjasoj/ dhe apogjeu i poezisë:" dhe syri i majtë më loton si ty". Dhe malli për nënën e ndjek për së gjalli dhe autorja aq e obsesuar nga ky mall,herë lëshohte me pyetje retorike,si:"ku ta derdh mallin/ku ta fsheh lotin?ose si një regëtimë shpirti me pasthirma dhëmbjeje,si:"Ah,për atë përparësen e çngjyrosur/që i vinte era diell/që i vinte era bukë!...Ah, sikur ta dije mama!"

Dhe ku është mesazhi?- do pyesin snobët. U them të gjithë lexuesëve,poetja që ka mall për mamanë, është prej kohësh gjyshe, tashmë, por sa apel i bukur është që të duash prindërit dhe sa i thekshëm është ky apel, në këtë shoqërinë tonë të sotme, ku ka jo vetëm "ndeshje brezash", po deri në vrasje, nëpërkëmbje e përbuzje.

*    *    *

Mund të sillja,radhas, shumë poezi të saj,por dhe me kaq, them se çdo lexues do krijojë një përshtypje prekëse për poezinë e kësa poeteje. Poezia,- thonë,- është muzikë e shpirtit dhe,shpesh,e ndjen këtë "lloj muzike" në disa peozi të saj. Sidoqoftë, unë do ndaloj në dy-tri poezi, vetëm e vetëm që  vlerësimin tim mos ta merrni si subjektivist apo tërësisht me apriori.Më ndiqni!Lexoni dhe, ndërsa ndjej zërin e ngjirrur të komentatorit sportiv,SAKOHOXHA, apeloj si ai: -Mbani fyrmën". Poezia titullohte"Çdo mëngjes":

" Sikur ty,

Me të dy duarët

Mbaj kupën e kafesë

 

Kur mes pëllëmbëve vaket (paket)

E mbush përsëri, përsëri.

 

Druaj se

MESDHEU do thahet

Nga malli për ty!!!

 

NJë metaforë hiperbolike shumë e gjetur. Ka një kulturë letrare të çuditshme dhe figurat artistike nusërojnë. P.sh:"Lagështia e mëngjesit është vesë shpirti/. Ose"përditëshmëria e kësaj kohe marroke/më jep dhëmbje koke. Unë, natyrisht, gjykoj me mendjen dhe si e ndjej poezinë e saj, por nuk ka se si mos ndalem tek poezia"Eja erë". Është një apel i bukur dhe se sa kulturë ka në këtë thirrje:"Eja erë dhe më sill flladin e korijes/ku drurët dhe pemët i ka gjak e fis/i kam kushërinj a kushërira/ ose më tej"më sill jehonën e kambanave të kishës në Dardhë ( është ng Dardha) ose "eja erë dhe më shpjer atje/ ku digjem të jem sot".Diku një shoku a miku të vjetër shkolle,sa i thotë"të bëfsha gropën/se mbije si lule në barkun tim. Diku rrinte fshehur si nën qepallë apo ke seç u thuaj këtyre dy vargjeve:"Sot është mëkat/të mos mëkatosh pak/".

Dhe, kur bëj pyetjen,se si ka arritur kjo poete që të bëjë poezi kaq të arrira, vetvetiu vjen përgjigja:"Për të qenë shkrimtar(apo poet), duhet të lexosh shumë,- thotë NICCOLO AMARAMTO. Dhe LIDA LAZAJ është një lexuese skrupuloze. Poezia është mendje e poetit dhe, kur është e arrrirë artistikisht, të  magjepsë shpirtin. Dhe poezitë e këtij vëllimi të POETES LIDA LAZAJ, janë magjpese dhe të"dehin" dhe me ujë, siç ndodhi me mua.Urime POETES  LIDA LAZAJ!


Tiranë, 24 qershor 2018

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: