Ilirjan Cukaj: Refleksion për javën Çame
| E Diel, 01.07.2018, 12:30 PM |

Refleksion për javën Çame

-Në ditën e mbylljes së saj-

Nga Ilirjan Cukaj

Shpallja nga Parlamenti Shqiptar i dates 27 Qershor si dita e genocidit grek ndaj popullsisë Çame të Çamërisë, ështe një akt nderimi në kujtim të viktimave të pafajshme të kesaj masakre.

Komuniteti çam dhe patriotë të tjerë shqiptare ishin prezent në këto homazhe përshpirtjesh.

Dhe jo vetëm sot,por gjatë gjithe javes çame, që u shoqërua me aktivitete e përkujtimore të ndryshme.

Edhe Pelegrinazhi në Kllogjer, që u bë në perkujtim të masakres (genocidit) grek ishte një ndër ditet më të rëndësishme të kësaj jave.

Kjo masakër   shkaktoi mijra viktima ndaj popullsisë Çame të Çamërisë

Nderimi ishte për viktimat, mallkimi për barbarët grek të asaj kohe, dhe turpi për ata, që heshten atë dite,që nuk gjejnë kurajo e burrëri te flasin, injorimi për ata, që bejnë pazare të ulta në kurriz te kësaj Çështje, që është Shqiptare, Duhet kuptuar që, njerezit vdesin, Kauzat jetojnë dhe ju percillen brezave, tradhëtaret ndëshkohen, historia shkruhet, mësohet dhe korrigjohet gjithçka, që është e padrejte.

Çameria ka të ardhme perderisa njerezit e saj jetojne, por fitoret nuk vijne vete dhe as dhurohen, ato lindin nga puna dhe sakrificat qe bejmë secili nga Ne e te gjithe se bashku...!

Po përfaqesues të shtetit, të Qeverisë, Parlamentit e politikës, munguan përgjatë gjithë kësaj jave.

Vallë ku ishin,ku dëfreheshin, në çfarë lokalesh luksoze harboheshin, çfare gjërash të rëndesishme ishin duke berë, apo ishin futur në ndonje skutë e thurrnin intriga pushteti e bënin bilance llogarish për paratë  e grabitura popullit e ato që vijnë nga ryshfetet dhe rrugët e trafiqeve e te kontrabandës..!?

Si nuk u bë njeri i gjallë, si nuk tha asnjëri prej tyre asnje fjale, çfare janë këta njerëz të pashpirt e të paskrupullt, që nuk nderojnë as viktimat e popullit të vet, si mund te presësh prej tyre ndjeshmeri, humanizëm e qeverisje të mirë kur ju mungojnë te gjitha vlerat njerezore e që si qellim kanë pasurimin e jetën luksoze...!?

Tempulli dhe ideali i tyre nuk është flamuri dhe Shqipëria, por babëzia për pasuri e kapitale.

Nuk ështe veshtirë të kuptojmë se kush është në krye të vendit, kush janë “elitat” qeverisëse dhe kreret e politikes së ketij vendi të paqeverisur ndonjeherë

E ardhmja, progresi, integrimi në rrjedhat Evropiane dhe vlerat demokratike i një vendi eshte i lidhur ngushtë me mirë-qeverisjen, kur kjo mungon atëherë rruga bëhet e vështire, e stërzgjatur në kohë, e mundimshme dhe e pashpresë.

Shtyrje e negociatave per Shqiperine per me shume se nje vit nga vendet e BE-se, tregon qarte se jemi larg këtyre standarteve dhe vlerave te kesaj familje te madhe Evropiane & kjo per “meritë” te qeverisjes.

Makuteria dhe politika e tepsise e ngritur tashme ne sistem dhe e zbatuar si politike e dites, te lë pa gjë, por ata qe i vuajne pasojat, jane te varferit, te uriturit dhe jo te dhjamosurit e barke-kacekët e pushtetit qe nuk i mban as karigia.

Propoganda e fasadës dhe e mashtrimit

një tjeter tipar i pushtetit te sotëm, që nuk mund te pranoj deshtimin e rradhes.

Per cilindo qe di te degjoj dhe te lexoj ne ligjerate te drejtë raportin e BE-së dhe per ata qe e shohin ne versionin origjinal (anglish), do kuptojne se hapja e negociatave edhe pse eshte shtyre per me shumë se një vit, përsëri kjo datë nuk eshte pikë-nisja, pasi do kaloj në filtra i gjithe proçesi dhe pëmbushja e detyrave te vëna, por mund te ketë edhe afete të tjera pertej ketyre afateve.

Per te ardhur keq, misioni i qeverise te genjeje popullin e vete e t’ju a serviri sapunin per djathe.

Gezim i shtirur i qeverise kur nuk ka gezim, feste kur nuk ka asgje per te festuar, entusiazem kur duhet reflektim, duartrokitje kur duhet mobilizim, kesaj i thone te kenaqesh me lugen bosh.

Ore keta jane vertetë kokë-bosha, a mendojne se pupulli eshte dele apo duan te injektojnë tek njerezit virusin e besimit të verber...!?

Shqiperia ne dite te zezë, ne pikë te hallit, qeveritarë sharlatane e te perlyer me llum e baltë, të pluhurosur me drogë të bardhë por me faqe të zezë...!

Zoti sheh, historia shkruan, njerezit gjykojne dhe kur anija drejtohet keq, atëherë populli merr timonin.

Jemi vetë pergjegjës te fateve tona, duhet të kuptojmë se keto që ndodhin janë rrjedhoje e filozofisë së tepsise dhe e degjesave publike që nuk sjellin asgje të re dhe as zgjidhje për publikun.

Këto dogma dhe praktika jo vetem jane të vjetëruara, por më sjellin afer kohën e socializmit e te praktikave bolshevike..!

Shprehja: - “Nuk keni parë gjë akoma”, krijon frikë e panik tek njerezit dhe duhet fshirë nga memorja.

Gjeni kurajën të flisni, të shkruani e së paku të mbështesni ata që guxojnë, e keqja ka ndodhur, të largojmë të keqen është e mira e këtij vendi dhe e te gjithëve...! 

27 qershor, 2018

Tirane.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: