Ndërroi jetë patrioti e atëdhetari kërçovar-Ajet Rushiti
| E Enjte, 28.06.2018, 08:39 PM |

Në Amerikën e Fan Nolit dhe Mithat Frashërit, në moshën 88 vjeçare nderroi jetë patrioti dhe atëdhetari më i madh i kësajë ane,  Ajet Rushiti.

Ishte i biri i Shaqir Muçkut, i lindur në fshatin Llapkidoll të rrethit të Zajazit. Në vitin 1912 ushtria serbe e dogji dhe ia rrafshjë për tokë vendëlindjen, ku mbeti i vrarë edhe gjyshi i tij me shumë bashkëfshatarë të  tjerë.

Pas Luftës Parë Botërore,fisi Muçku,Çupi e Zenko Dokla kan qenë në anën e Lëvizjes kaçake të Zajazit në krye me Sefer Zajazin,Nezir Koxhën,Kalosh Dan Çelikun e Sadin Selmanin........

Gjatë Luftës II Botërore,e gjithë familja e Ajet Rushitit në krye me vëllezërit Rushiti, Nexhbedini e Ganiu kan qenë në anën e Ballit Kombëtar të udhëhequr nga komandanti legjendar Mefail Sheh Zajaz me shokë.

Pas përfundimit të luftës, të gjitha familjet balliste të rrethit të Kërçovës  ndiqeshin e persekutoheshin nga UDB e atëhershme jugosllave.  Kjo e detyroi Ajet Rushitin që të ikte e vendosej në Amerikë. Në këtë rrugë të largët ate e ndihmuan  ballistët e  fshatit të tij,Shefki e Rexhep Saliu dhe Xhevit Ramë Dedja që kishin pasur fat të iknin nga burgu i Manastirit dhe të vendoseshin në Chicago të SHBA.

Ajet Rushiti në SHBA u takua dhe njohtua me shumë veprimtarë të tjerë të  çeshtjes kombetare ku me nxitimin më të madh i  filluan veprimtaritë dhe aktivitetet e shumta në dobi të problemit të pa zgjidhur të kombit shqiptarë në Ballkan.

Të gjithë sëbashku, në bashkëpunim edhe me patriotët tjerë nga te gjitha trojet shqiptare  themeluan organizatën politike me emrin ,,Lidhja Kosovare, , Në këtë drejtim Ajet Rushitit iu bashkuan edhe kërçovarët tjerë si Olloman Kollara,Tefik Ashiku, Osman Shabani,Azem begzati,Fahik Ajroja,Ismail Shabani e shumë të tjerë.

Rreth punës dhe aktiviteteve te shumta atëdhetare të Ajet Rushitit me shokë po edhe të gjithë organizatës ,,Lidhja Kosovare,, historiani kërçovar,Riza Sadiku ka shkruar dhe botuar disa libra historike me një numër të madh të të dhënash rreth aktiviteteve të shumta atëdhetare të Ajet Rushitit me shokë.

Varrimi i patriotit kërçovar-Ajet Rushiti do të behet te varrezat e shqiptarëve në Chicago,aty ku e ka të varrosur bashkëveprimtarin Fahik Ajroja, djalin e tij po edhe vëllaun Gani Rushi.

Le të mbetet i pa harruar emri i Ajet Rushitit me sokë......i shpërbleftë i Madhi Zot

Dr.sc.Ilmi VELIU



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: