Ambasadori i Kosovës vlerëson romanin 'Psycho'
| E Enjte, 28.06.2018, 06:55 PM |

Në Akademi të Shkencave në Tiranë u promovua romani triler ‘Psycho” i autorit Ilir Muharremi. Për romanin foli Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini i cili e vlerësoi punën e Muharremit duke e cilësuar si një roman shumë të veçantë. “Duhet të sjellim sa më shumë tituj nga Kosova po ashtu edhe nga Shqipëria t’i sjellim në Kosovë. Romani i Muharremit është shumë i veçantë”, u shpreh para Akademikëve Ukshini. Në anën tjetër akademiku Gjovalin Shkurtaj, romanin e vlerësoi lartë: “Gjuhësisht është i ndërtuar mirë, e veçanta është se respektohet gjuha standarde dhe ka një veçanti në strukturë ky roman”. Ndërsa, artistja Flutura Maçi e cila bëri prezantimin e romanit “Psycho”, theksoi: “Bëhet fjalë për një banakiere e cila tenton të vetëvritet. Protagonisti po ashtu ka një fat të njëjtë. Ai e humb gruan, më nuk mund të dashuroj, është i ftohët emocionalisht”. Sipas saj, seksi është tejet direkt në roman. “Përse të fshihet seksi dhe përdorimi i gjuhës sepse vet realiteti e lejon një gjë të tillë”, tha para Akademikëve Maçi.

Ndërsa, autori Muharremi tregoj se është munduar të sjellë një roman me një frymë të re, një frymë që ende nuk është trajtuar as në Kosovë e as në Shqipëri. “Është roman i një fryme për herë të parë, qëllimi është që lexuesi të mos dal nga ngjarja, të thellohet dhe mos ta kopjoj protagonistin”, shtoi Muharremi.

U debatua për këtë lloj letërsie dhe pyetjet i drejtoheshin autorit Muharremi.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: