Dedë Preqi: Për Serbinë futbolli është politikë
| E Diel, 24.06.2018, 11:19 AM |

PËR SERBINË EDHE FUTBOLLI ËSHTË POLITIKË

Nga Dedë Preqi

Mendimtarët e kohës së hershme, filozofët, historianët dhe poetët e shqyrtonin dhe trajnonin fjalën “askezë”, që ishte një fjalë, apo shrehje e urrjetjes shpirtërore, që mbron një etikë të një jete sot për nesër, e cila do të shterohej dikur me kënaqësinë e vet. Por, nuk ka dyshim se një përceptim i tillë ka ndryshuar edhe sot, të paktën ndër ata që nuk ndiejnë përgjegjësi për mendimet dhe paragjykimet e veta. Prandaj, një popull i cili nuk do e njeh të keqen e vet brenda vetëvetës, dhe të përballët me të në mënyrë të efektshme, është e pa mundur që të ketë në pronësi edhe lirinë e vet edhe pse do të flijohet për një gjë të tillë.

Njeriu normal, jo vetëm që duhet të luftojë për lirinë e vet, por edhe për lirinë e të tjerëve, dhe duke luftuar kundër mekanizmit të propagandave dhe shpifjeve, kundër rrjedhës së urrejtjes ndaj racave dhe etniteteve njerëzore dhe kundër të të gjitha formave të zhurmës antinjerëzore. Ai duhet të edukohet të vendos toleranca dhe pavarësi gjykimesh, ti bëjë ballë asaj që nuk çmohet edhe vlerësohet edhe nga dikush tjetër. Përballë realitetit nuk është mirë të shtiresh sikur viktimë, nëse je vet praktikues i krimit, sepse realiteti do të hakmerrej vet, kur ekzistenca njerëzore do sëmurët.

Për ta elaburuar më mirë këtë artikull, populli serb dhe Serbia, duke u nisur që nga mesjeta e hershme dhe deri në ditët e sotme, nuk u ngop kurrë me urrjetjen e saj shpirtërore dhe fizike ndaj shqiptarëve kudo në trojet e tyre. Duke u nisur nga liria e vet njeriut, duke mposhtur pengesat e brendshme dhe të jashtme, duke tejkaluar egoizmin, plogështinë dhe ligësinë shpirtërore, atëherë do  të kuptojmë diçka të  programuar dhe të drejtë, me qëllim që të jetohet me nderë e me dinjitet sëcili në jetën e vet, sepse vetëm kjo është rruga e paqës, e civilizimit njerëzor, e cila përshkohet me ndershmëri dhe dinjitet, që do na qon shumë largë, jo vetëm si fqinjë të mirë, por edhe si njerëz të një bashkësie njerëzore.

Nëse do ta shfletojmë gjithmonë historinë dhe ndalemi në faqet e saj tragjike, dhe i përbahemi gjithmonë luftave të përgjakshme, nuk do jemi optimist se brengat tona të popullit shqiptarë do të përfundojnë ndonjëherë dhe do të kenë një rrezulltat të duhur. Prandaj, e tanishmja është shumë brengosëse, kur populli shqiptarë fatin e vet e ka në duart e veta dhe nuk është i gatshëm që këtë sovranitet ta shfrytëzoj dhe pushtojë lirinë e vet ashtu si duhet.

Kosova dhe populli shqiptarë i saj, bashkë me popujt tjerë që jetojnë në këtë vend, janë të preukopuar me probleme të shumta, që nuk kanë zgjidhje të lehtë dhe afatgjate, sidomos me disa nyje të rënda politke, dhe Serbia, gjithnjë interesohet për ti shfrytëzuar vakumet tona politike, duke e shfrytëzuar me përpikëni  politikën e lodhur të lidershipit kosovar. Edhe pse qëndrimet e Serbisë i shohim si të tilla, që kanë ndryshuar shumë pak kundër Kosovës, ajo edhe lojrat sportive dëshiron ti politizoj dhe ti fusë në thesin e saj politik. Prandaj, Kosova dhe lidershipi i saj duhet t’a programojë dhe shqyrtojë shumë hollë dialogin politik të saj me Serbinë, duke u konsulltuar me gjitha subjektet politike të vendit të vet, duke marrë parasysh edhe përvojën e hidhur që e kemi deri më tani prej saj.

Dhe në kohën e fundit është interesant për një shtet dhe vend demokratik, sikur që është Serbia, e cila po merr pjesë në lojrat e botërorit të futbollit Rusia 2018, që formacioni i saj serb do të takohet me formacionin e shtetit të Svicrres, për të cilin luajnë pothuaj se gjyma e formacionit edhe shqiptarë, me çrast kjo lojë ka marrë aqë jehonë të madhe, sa të gjitha mediumet e Serbisë, nuk do të pushojnë, duke shkruar për lojtarët shqiptarë, që përfaqësojnë shtetin e Zvicrrës dhe shantazhimet ndaj tyre, vetëm se janë shqiptarë.  Ja pra, deri në çfarë marrie mund të vijë politika serbe e ngarkuar me nacionalizëm dhe urrejtje kundër shqiptarëve.

Sa do që politika dhe mediumet serbe po hynë në këto zona të ndaluara të etikës së shkrimëve dhe etikës njerëzore, duke menduar dhe paragjykuar se përmes një loje futbolli, dhe fitores së kësaj loje me Zviccrren, do realizohen edhe qëllime të tjera, që të mposhtën edhe lojtarët shqiptarë, pa e kuptuar se për kulturën dhe sportin nuk ka asnjë përkufizim dhe as politikë. Ky imazh sqaron pikërisht karakterin dhe kulturen e çdo vendi dhe populli, nëse ajo çka kuptohet me kulturen njerëzore dhe sportin, do e merr traditën dhe përvojën e primitivizmit, i cili e shikon vetën të rrethuar prej një natyre të pakuptueshme shoqërore dhe të pa sigurtë, që në këto rrethana do i gjasoj, jo arenave sportive dhe rekreative, por fushave e betejave të përgjakshme, që janë  kundërnjerëzore.


20/06/2018

(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: