Mustafë Krasniqi: Doli nga shtypi 'Albumi Poetik'
| E Merkure, 13.06.2018, 06:39 PM |

DOLI NGA SHTYPI LIBRI  „ALBUMI POETIK”

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Këto ditë doli nga shtypi libri  „ALBUMI POETIK“ i përgatitur nga poeti Fran Tanushi, nën përkujdesjen e kryesisë së Klubit Letrar “Martin Camaj”. Libri në vete ngërthen tematika të ndryshme që pasqyrojnë një realitet të përjetimit, qoftë i drejtpërdrejtë apo përmes figurës, metaforës, që emocionalisht përçojnë porosi përmbajtjesorë tek lexuesi. Në këtë vëllim poetik shohim se si poetët synojnë të japin të ndjeshmen përmes vargut përshkrues, lirik e atij simbolike e krahasues, që dhe shpesh vargu i tyre përshkruhet me nostalgji prekëse për atdheut, vendlindjen, ku dhe trajton peshën e rëndë të mërgimit.

Pra, te të gjithë poetët e mërgatës tematika qendrore qëndron te figura për nënën, atdheut, lotit, mallit dhe përkushtimit. Padyshim kjo tematikë qëndron edhe në këtë vëllim poetikë, që përfshin njëmbëdhjetë autor, të cilët janë dhe anëtarë të KLMC, ku nga këta poet vargëzohen dhe skaliten vargje të fuqishme dhe frymëzuese e përkushtuese:  Fadil Lumi; Hamza Halabaku; Hamdi Reqica Gazmend Dashi; Sylë Bajrami; Bahri Shyti; Xhevahire Sylejmani-Maliqi;  Milazim Kjtazi; Haziz Hysa; Mustafë Krasniqi dhe Fran Tanushi, të cilët premtojnë për vlerat të larta krijues dhe një rrugëtim të pandalshëm “Albumit Poetik”.

Krahas këtij premtimit, të autorëve pjesëmarrës në këtë libër, na del në pah realiteti i meditimit dhe përkushtimi për vargun e vlerave që synojnë emocionalisht të futet lehtë dhe arsyeshëm, me të bukurën dhe joshjen në shpirtin e lexuesit, përmes trajtesave të vargut me motive të ndryshme t’i realizojnë ëndërrimet e tyre medituese.

Gjatë leximit të këtij vëllim poetikë përpos poezisë, vargut të mërfillshëm dhe vlerave të larta poetike hasim, te disa poet, vargje apo poezi që nuk i plotëson kriteret e duhura të poezisë, vargut të mirëfillshëm, ngaqë shpesh te këto poezi gjejmë të ngatërruar me vargun e poezisë popullor, apo atë prozaike, hera-hera edhe një ndërthurje pëlqimi që pa dashje vargu ju ka ik nga vlera e mirëfillshme poetik, po që zënë vend për hire të motivimit për të ardhmen.

Te të gjithë autorë të këtij vëllimi poetik dominon vargu lirikë, shpesh edhe meditimi i harruar në vargun përkushtues për atdheun, dashurin për vendlindjen, po sikur të përkushtuar gjejmë edhe vargun për heroin, lirinë, mbijetesën dhe natyrshëm na del vargu prekës, malli për atdheun, vargu imagjinues, mbase dhe  si hije kudo që shkon dëgjon të përcjellur thirrjen e nënës, të atdheut, lumit, kullës dhe të vet heroit, që nga varri kërkon të ruhet atdheu, të mos harrohemi si të humbur dyerve të botës. Gjë që kjo valë dhe vet autorët e këtij “Albumi Poetikë” i prek në shpirt, sikur dhe bëhet përvëlues i djegur nga malli dhe dashuria për atdheun; Kjo situatë e trazon shpirtin e poetit pasi që dhe vet gjenden në këto hallka të mërgimit, ku mallshëm përjetojnë fuqinë e valave të lumit, të freskisë së erës së mëngjesit dhe shpesh në meditime e trazuar ik nga dheu i huaj si flutur, apo bilbil e shkon me dhimbje tek lumin dhe shushurimat e mëngjesit të hershëm të atdheut, përkulet, llafoset, shterohet në lot dhe njomet në kënaqësi pranë tyre, ku dhe shpesh flet me to i dëshpëruar pse fati e ka hedhur përtej shtatë maleve, kodrave të vardisura si plisa e pellazgjikës së moçme sa vet lindja e njeriut. Po, shpesh sikur e urren edhe vetën pse nuk është i përditshëm me hallet, bukurit e atdheut:

Sa mall kam, që të përqafojë

E atë zë të ëmbël ta dëgjoj!

……

Unë për ty kam mall

Malli është bërë lum. (malli-Xhevahire Sylejmani)

Këto vargje simbolika e medituese rrjedhshëm dalin nga uni i poetit mërgimtar, që natyrshëm  e prek malli dhe nga ky mall nxjerr më të fuqishëm vargun, ngaqë ndjeshëm e thur vargun me nota prekës që shpesh poeti mërgimtarë e gjen vetën si të braktisur, ngaqë koha, jashtë vullnetit të tij, ia ka imponuar rrethana jo të këndshme. Po në këtë vëllim poetik gjejmë edhe vargun e përkushtuar, simbolikisht të lidhur ngushtë, shpirtërisht me atdheun, origjinën e lashtësisë së tij dhe pos tjerash ngul këmbë në atë që është art, e përmes artit krijon lidhshmëri të ngushtë me atdheun:

Je bregu i dëshiruar

Përgjatë lumit të ëndrrave

Kaltërsi etje

Ajër farfuritës. (Ulpianë- Hamza Halabaku)

Mbase në këtë vëllim poetik shohim edhe anën tjetër të medaljes, kur autorët pjesëmarrës në këtë album përpiqet emocionalisht t’i paraqesin përjetimet e veta, që përmes vargut t’i shprehë dhe t’i vargëzojë vargje për mungesën, ngrohtësinë e atdheut, për lirin e munguar, heroin, nënën, që shpesh simbolizohet Shqipëria etnike, për vendlindjen, rrezedritën mbi etnin. Të gjitha këto poeti synon t’i ndërton përmes vargut metaforik, figurativ dhe atij simbolik, ritmik e lirik të jep fuqishëm të bukurën dhe të përcjellë porosi:

E shiu s’ndalet

Zhurmët e pikave të tij

Ngulitën në shpirtin tim

.........

E mua më këndojnë

Për varkën e humbur

Në agim m’ofrohet dielli

I lodhur rrëshqas drejtë shtratit. (Natë pagjumë-Hamdi Reçica

Koha ik sikur dhe shndërrohet në një kohë kur vargjet përplasen, mbyten në gjak e lot, në mall e dhimbje, po shpesh shndërrohen në buzëqeshje dhe prekën në buzët e thara, në meditime të thelluara, që përmes këtyre meditimeve pasqyron të djeshmen dhe të sotmen, kurse për të ardhmen bëhet përshkrues i shpresës dhe përcjell në mënyrën figurative tërë kauzën shpirtërore të atdheut, ku dhe shpesh shndërrohet në pëllumb të bardhë, çlirohet nga pranga dhe kalëron me kali të bardh nëpër fushat e harruar që ndjeshëm shkruan edhe për shkurret e saj. Të gjitha këto peripeci poeti i vë në vargun vargëzues, ku dhe shpesh këngëton në rimën e përjetimit të kohës së dëgjuar apo të përjetimit, pavarësisht ndërtimit të vargut se si krijon poeti. Andaj, në këtë album shohim një përkushtim te të gjithë autorët, po që dallojnë për nga ndërtimi i vlerave të vargut artistike, ku në mes vargut të mërfillshëm shohim edhe vargun që i qaset vargëzimit pak më ndryshe, po që ruajnë në thelb përkushtimin ndaj atdheut, heroit, nënës, dashurisë:

Në grehulla,

Përplasen

Pëllumbat pa krahë

Dhe në hije vdesin.

Ata vrasin motin,

Shqyhen përrenjve

Të gjakosur.

........

Oxhaqet e rrënuara

Thërrasin kalin sojli

Në selishtën e vrapit.

Dhimbshëm luten lulet,

T’u rikthehet moti.... (Hijet n’grehulla-Mustafë Krasniqi)

Ndërsa te disa poet është vështirë të qëndrosh pa u përkulur para vargut të tij dhe të mos meditosh për vargun e tij, që ngulshëm të përfiton dhe të futë në botën e tij krijues, imagjinatave, shpesh krahasuese e simbolike, madje të vë në meditime dhe në shpërthimin e ëndërrimeve të paraqitura në tablo reale si shenjtërim, apo drangua, engjullë apo pëllumb në qiell:

Mos më kërkoni ndër varre

Edhe pse nga afër i kam parë

Të thella, të ftohta

Të errëta ishin

 

Krye varrit të hapur

E lexova emrin

U përkula të shkruaj datën

Kur hija në të u thye

Motin duke vrarë

..............

Nëse vonohem

Ndër varre mos më kërkoni (mos më kërkoni ndër varre- Fran Tanushi)

Madje këngëtimi i poetit shpesh dhe është i shprehur me nuanca të ndryshme artistike, po dhe sikur bie ndesh me vargun e dhimbjes dhe përmes figurës mundohet të shndërrohet në një madhështi të paprekshëm, sikur na del në disa poezi të arritshme, po dhe në anën tjetër ndeshemi me vargun që përmes pëlqimit të vargëzimit synon të bënë vargu i mirfilltë, pa përfill normat e rregullave të krijimtarisë letrare-artistike. Ky vargun shpesh dhe e humb kuptimesinë e vlerës së poezisë së mirëfillshme, këtë mund të shohim te disa poezi që janë dhënë në këtë album.

Po, në përgjithësi libri çmohet për një përfillje dhe fuqi të poezisë së krijuesve, që me  këto vargje imponuese e tingëllues bënë lexuesin të nderuar, ngaqë nxjerrë tematika dhe shtjellime të bukura artistike në këtë vëllim poetikë:

Ti në njërin breg

E unë bregun përballë

Në mes një varri të hapur

Unë gjysmë i vdekur

Ti gjysmë i gjallë! Kosovë-Sylë Bajrami)

Tek ky vëllim poetikë shihet fuqia e poetit, si për nga ndërtimi  dhe vlera e poezisë, që dominon lirika, malli. Ndërsa te disa poet shohim pak sa të zbehur vargun, po që premton në të ardhmen për një varg të arritshëm dhe artistikë:

Mërgimtari i vetëm

Jetën ndryshe e shikon

Në dheun e huaj

Vetëmia e ndjek si hije. (Mërgimtari i vetëmuar-Haziz Hysa)

Apo

Lulet fletëzeza të urrejnë si vdekjen

Mësuar më errësirën, e urrejnë dhe veten

Ti qëndro krenare, lule e uruar

Behari po vjen, s’do të jesh e vetmuar, (lule erëmirë-Fadil Lumi)

Poeti nuk di të jetë i heshtur, edhe aty ku heshtja e zë ai ngrit zërin dhe përplaset me kohën, e kryengritës rebelohet dhe shpërthen në emocione, ku përmes vargut e pëlcet kohën e trazuar, shpesh dhe e gjykon kohën:

Jam bërë jetim në vendin tim

Jam bërë i huaj në mes të afërmve

Jam bërë i marrë në mes të paditurve

Jam bërë i çmendur në mes të marrëve. (Milazim Kajtazi)

Tërë “Albumin poetik” e përshkruan një varg i përkushtuar mbase edhe nxitës për të reflektuar në realitetin e kohës, përmes vargut që përçojnë porosi të çarta tek te lexuesi. Se atdheu, vendlindja është djepi i rritës:

Jam aty ku jam

.......

Shkoj nga shkoj

Shqiptar më thonë . (Gazmend Dashi)

Për fund libri “Albumi Poetik” Meriton të lexohet dhe ta ketë në dorë lexuesi, ngaqë kemi krijues premtues me porosi të çartë dhe me vargun e fuqishëm. Krahas këtij vargu, apo krijimit artistiko-letrar kemi dhe ca poezi që kanë zë vende për hire të inkurajimit për të ardhmen, po që nuk i posedojnë kriteret e një poezie të mirfillshme poetik.

Lexuesi nuk do të zhgënjehet me këtë album poetik, po mbi të gjithë do të nderohet dhe inkurajohet për të qenë i pranishëm, qoftë në lexim, apo në dhënien e kritikës letrare duke joshur dhe vjelë vlerat artistike të autorëve të këtij albumi. Njëkohësisht Klubit letrar „Martin Camaj“ në Munih synon që ky album të bëhet rreze drite në të ardhmen dhe të freskohej në vazhdimësi për çdo vit në përkujdesjen e saj, qoftë edhe me autor të rinj

Librit “Albumit Poetik” i uroj një lexim të këndshëm ngaqë dhe e meriton.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: