Florim Zeqa: Shefqet Podvorica, shëmbull humanizmi
| E Marte, 12.06.2018, 07:45 PM |

Në 19 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Shefqet Podvorica, shëmbull humanizmi dhe atdhedashurie

Shkruan Florim Zeqa

Humanizmi është ndjenjë e lartë shpirtërore dhe dashuri e thellë njerëzore. Patriotizmi dhe humanizmi janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën. Përderisa patriotizmi është shprehje e dashurisë ndaj atdheut, humanizmi është shprehje e kujdesit për mirëqënien e njerëzve që kanë nevojë për ndihmën tënde. Humanizmi dhe patriotizmi (atdhedashuria) për më tepër se pasion njerëzorë,  janë veti trashëguese familjare.

Personaliteti i im përzgjedhur në 19 vjetorin e çlrimit të Kosovës është veprimtari dhe humanisti i njohur Shefqet Podvorica i lindur me 13.03.1958 në fshatin Dumosh të Podjevës, është ekonomist i diplomuar me 10 vjet përvoje pune në Kosovë. Ai aktualisht gjendet me qëndrim të përkohshëm në Mainz të Gjermanisë.

Prejardhja e tij është nga Toplica, respektivisht nga fshati Podvoricë, afër qytetit të Kurshumlisë, territore shqiptare këto të pastruara dhunshëm nga barbaria serbe e viteve 1877/78 nga ushtria serbe e M.Obrenoviqit, i cili dëboi dhunshëm nga vatrat e veta mbi 700 fshatra e 7 qytete shqiptare, afërsisht sa 2/3 e territorit të sotëm të Kosovës, me ç'rast mbi 500 mijë shqitarë janë vrarë dhe shpërngulur për Turqi e vende të tjera.

Pas vendosjes në Dumosh, familja punëtore e Shefqetit arrinë që brenda një kohe relativisht të shkurtër të ndërtojnë shtëpi dhe pasuri sikurse në "Vatan", përmes punimit të tokave pjellore, ndërtimin e Mullirit për bluarjen e misrit dhe zhvillimin e aktiviteteve tregtare.

Stërgjyshi i Shefqetit i kishte 5 djem, ndërsa njëri prej 5 djemve (i mesmi) ishte babëshyshi i tij, i lindur në vitin 1895 në fshatin Dumosh.

Deri në vitin 1953 kjo familje kishte numëruar 70 anëtarë, kryefamiljarë ishte caktuar pikërsiht babëgjyshi i Shefqetit, Bit Podvorica, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 1961. Mirëpo, sot e asaj dite në Llap e Gollak, Shalë e regjione të tjera të Kosovës flitet me pietet të lartë për Bit Podvoricën si njeri autoritativë, kryeplak i mençur dhe pjesmarrës në zgjidhjen e shumë ngatërresave dhe pajtimit mes familjeve të hasmëruara, produkt i rrethanave të asaj kohe.

Bamirësia në familjen Podvorica, zanafillen e ka në kohën e Bit Podvoricës. Oda bujare e familjes Podvorica, ishte e hapur ditë e natë për mysafirë e miqë, por edhe për çështje bamirësie, pleqërie dhe aktivitete tjera atdhetare të kohës. 

Autoriteti i Bit Podvoricës, sinonim i pasardhësve të tij 

Edhe sot, pasardhësit e Bit Podvoricës jetojnë me krenarinë për autoritetin e tij,   dhe jo vetem familjarët, por edhe rrethi i gjërë familjarë, të afërm e miq .Vlenë për të theksuar se pushteti i asaj kohe  ishte munduar disa herë per likuidimin e tij, por falë autoritetit të madh në populll dhe bashkësisë së madhe familjare, nuk kishin mundur  t''ia arrijnë atij qellimi të keq.

Mirëpo, pas ndarjes nga bashkësia e madhe familjare, trashëgimtar i vetëm i familjes  kishte mbetur babai i Shefqetit, si i vetmi djalë i babëgjyshit pas disa vajzave dhe si i tillë ishte i vetmi burim i mbajtjes së familjes duke punuar në mërgim.

Fillimisht babai i Shefqetit, Raifi kishte punuar si punëtorë krahu nëpër vise të ndryshme të ish Federatës Jugosllave, ndërsa nga viti 1967  emigron në Gjermani, ku ka punuar e qëndruar deri në pensionim. Vitet pas pensionimit i kishte kaluar në vendlindje deri në kalimin në amshim në vitin 2005.

Roli i babait të Shefqetit në mërgim ka qenë vlerëmadh dhe shumëdimensional, si per familjen, rrethin e gjërë familjarë ashtu edhe për mërgimtarët në Gjermani. Krahas punës dhe obligimeve familjare, asnjëherë nuk u ndal së vepruari dhe ndihmuari të tjerët. Nga mërgimi kishte dërguar disa kontigjente ndihmash për familjet e rrezikuara në Kosovë. 

U zgjata kaq shumë me historinë familjare së Shefqet Podvoricës, më qëllim të kuptuarit mirë e drejt nga ana e lexuesve, se atdhedashuria dhe humanizmi nuk janë të rastësishme, por e kanë një lidhje gjenetike me bazament të qëndrueshëm familjarë.

Bamirësia dhe humanizmi i nisur nga babëgjyshi, i vazhduar nga prindi, përveqse  sinonim, u bënë edhe burim frymëzimi për humanizimin e Shefqet Podvoricës dhe familjes së tij bujare.

Shefqeti fillimisht u kyq në Klubin ''Jeta e Re ''në Frankfurt, ku bashkohet me mërgimtarët e mëhershëm në Frankfurt e rrethinë, si: Ramadan Ejupi, Xhafer Berisha, Ruzhdi Statovci, Imer Selmani, etj.

Me shokët  e babait të tij, Shefqeti nga Mainz-i zhvillon aktivitete të shumta, duke filluar prej pjesëmarrjes në protesta anë e kënd Gjermanise, siq ishte protestat në Bonn e organizuar nga Dega e LDK-së në Gjermani e deri të aspektet humanitare; ndihma për arsimin shqip, ndihmë për ushtarët dhe oficierët shqiptarë që kishin braktisur armatën jugosllave,...për të vazhduar ndihmat përmes Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, Fondit "Vendlindja Thërret", aksionit " Llapi ndihmonë Llapin" si dhe dhe formave tjera humanitare në shërbim të luftës çlirimtare dhe popullatës shqiptare në përgjithësi.

Përgjatë aksionit të madh mbarëkombëtar të viteve 1990/91, familja e Shefqet Podvoricës kishte ndihmuar hiq më pak se shtatë familje shqiptare në zonat më të prekura nga varfëria pas largimit të punëtorëve nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë.

Në këtë aspekt, vlenë për të vequar shumën prej 7500 DM vetëm për arsimin shqip të viteve të 90-ta në Kosovë, pastaj 1000 DM për ndërtimin e shkollës shiqpe në vendlindjen e tij në Dumosh, 1000 DM ndihmë shkollave shqipe në Podjevë dhe shuma të konsiderueshme për Universitetin e Tetovës.

Mirëpo, aktiviteti humanitar i Shefqetit ishte përqendruar edhe rreth Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Mainz, derisa ishte zyrtarizuar nga autoritetet gjermane.

Si kryetarë i Këshillit të Prindërve, Shefqeti përveq aspektit material, së bashku me mësuesit Hamdi Mehmeti dhe Nazmi Rudari kishte organizuar aktivitete të shumta kulturore dhe kishte motivuar prindërit për dërgimin e fëmijëve në Mësimin Plotësues të Shkollën Shqipe në Mainz. 

Zgjerimi i aktivitetit humanitar

Me formimin Shoqatës Humanitare "Nënë Tereza" në Mainz, u bë grumbullimi i ndihmave në veshmbathje dhe material përcjellës për shkollat shqipe në Kosovë.

Kështu, Shefqet Podvorica së bashku me Hasan Beqirin nga Prishtina dhe të  mjekut të spitalit në Mainz, z.Enver Shala nga Deqani, si dhe shumë veprimtarëve nga qyteti i Wiesbadenit, si: Skender Xhakaliu, Rifat Ibrahimi, Durak Duraku, Avni Rashica, e tjerë, me të cilët kishin bërë dërgimin e ndihmave në veshmbathje, mjete sanitare e pajisje tjera për të dëbuarit me dhunë nga okupatori serb në Shqipëri në vitin 1998.

Shqfqet Podvorica ka marrë pjesë edhe në shumë aksione tjera humanitare në bashkëpunim me shoqata e klube nga qytetet tjera si; shoqata "Ali Ajeti '' ne Frankfurt, Klubi në Offenbach, Ludwigshafen, Bonn, Aachen e deri në Zvicer  me degët e LDK-së.

Nga viti 1992 deri në vitin 2000  Shefqeti i ka të regjistruara rreth 20 mijë DM, ndihma të përgjithësuara për bashkomabasit e tij.

Veprimtarë i devotshëm i LDK-së rugoviane 

Shefqet Podvorica ishte nënkryetarë i Aktivit të LDK-së në Mainz, ku gjatë asaj periudhe kishte fluks të madh të emigrantëve nga Kosova, ku nga 12-13 sa ishin me dokumetacion të rregullt, numri u shtua në qindra e mijëra të tjerë. Vlenë për të theksuar kontributin edhe të aktivistëve të tjerë si; Hamëz Hamëzaj (Skivjan), Tafil Bojaj (Klinë), Shahin Podvorica (Dumosh), Isuf Shkodra (Gjilan) dhe Raif Podvorica (babai i Shefqetit deri në pensionim).

Këtyre viteve të fundit, me thellimin e krizes ekonomike në Kosovë pas 17 shkurtit 2008, gjendja e vështirësuar e familjeve shqiptare dhe rasteve të sëmundjeve të ndryshme, intervenimeve kirurgjike shumë të kushtueshme,  prekin thellë në shpirtin human të Shefqet Podvoricës.

Vetëm nga 2008-ta e këndej, në arkivin personal të Shefqetit janë të regjistruara mbi 18 mijë euro ndihma për destinacione të ndryshme, si: raste vdekjesh, për sëmundje të rënda, për shoqata humanitare, për raste të fatkeqësive natyrore, ndihma studentëve të dalluar dhe botime librash të autorëve të ndryshëm.

Mirëpo, kur kësaj i shtohen edhe aktivitetet tjera ardhetare si; pjesëmarrja nëpër shumë aktivitete, panaire, përvjetorë të ndryshëm në distanaca të gjata nga qindra e mijëra kilometra rrugë me shpenzime vetanake, e bënë akoma më të lartë shumën e shpenzuar nga buxheti familjarë në shërbim të çështjes kombëtare.

Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër e një veprimtarie të pasur atdhetare dhe humanitare të një mërgimtari, për të cilën, jo një shkrim autorial, por edhe një libër do të jetë pakë për përfshirjen aktivitetit shumëdimensional ndër vite e dekada të Shefqet Podvoricës dhe familjes së tij atdhetare.

Le të shërbejë ky shkrim si shëmbull humanizmi e atdhedashurie, si duhet dhe si punohet për atdhe dhe çështje kombëtare edhe nga mërgimi i largët.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: