Trojet e Arbrit: Dom Anton Kçira - Ambasador
| E Hene, 11.06.2018, 07:00 PM |

Shoqata Trojet e Arbrit

Sesioni i tretë i veçantë shkencorë

Tema: Dom Anton Kçira - Ambasador i shqiptarëve në SHBA

Shoqata Trojet e Arbrit si çdo vit, edhe kët herë ne kuadër të tri aktiviteteve shkencore që ka planifikuarë të mbajë në Javën e Trojeve te Arbrit, do të mbajë një sesion të veçantë shkencor kushtuar aktivitetit të një prej personaliteteve më të rëndësishme të diasporës shqiptare.Akademia do te mbahet me temën bosht “Dom Anton Kçira-Ambasador i shqiptarëve në SHBA”.Rëndësia e kësaj konference është që të paraqitet një tablo e plotë për veprimtarinë 50-vjeçare të tij, të sillen fakte të panjohura, dhe të promovohen botimet kushtuar atij. Dom Antoni ndërtoi jo vetëm një vend kulti, por Shqipërinë në miniaturë duke i ndihmuar shqiptarët të mos humbnin traditat e zakonet e tyre për t’ja përcjellë ato dhe fëmijëve. Kisha e Shën Palit u bë model për nga rregullat strikte jo vetëm për të respektuar rregullat kishtare por dhe shtëpinë e Zotit, Dom Antoni minimizoi hakmarrjen dhe ktheu besimtarët shqiptarë në kishë. Qendër e kësaj Akademie do jetë dhe monografia kushtuar Dom Antonit (botuar nga autorët Tomë Mrijaj dhe Klajd Kapinova, 2017) ku përcillen mesazhe të forta të bashkëjetesës fetare e largpamësisë së Dom Antonit që bashkëpunoi pa dallim me klerin mysliman në dobi të çështjeve të përbashkëta. Dom Anton Kçira nuk u kursye për shqiptarët e diasporës prandaj le të jetë kjo një akademi vlerësimi që të nderojmë aktivitetin e tij, ndonëse nuk e bëri për të marrë vlerësime por e ndjeu si detyrë kombëtare.

Titujt e temave i mirëpresim deri me datë 25 Korrik 2018.

Sugjerim temash:

- Dom Anton Kçira për çështjen e Kosovës.

-Dom Anton Kçira dhe roli i tij në bashkëjetesën fetare.

-Dom Anton Kçira përmes letërkëmbimit.

-Dom Anton Kçira dhe roli i tij në diplomacinë ndërkombëtare ne veçanti atë Amerikane.

-Rrefime nga njohësit e tij.

-Të pathënat për aktivitetin e tij fetar e kombëtar.

-Reçensa për monografinë kushtuar Dom Antonit.

-Dom Anton Kçira mes Shqipërisë dhe SHBA.

-Rëndësia e Kishës së Shën Palit për komunitetin shqiptar në SHBA.

Sesioni i tretë i veçantë shkencor do te mbahet me 01 Gusht 2018 ne Gjakovë/ Kosovë dhe fillon në oren 10:00.

Kumtesat mund ti dergoni në keto email adresa:

Nue Oroshi (kryetar) nue_oroshi@yahoo.de

Leonora Laçi - Sekretare e Pergjithshme, nora.laci@yahoo.com



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: