Rosaj: Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve
| E Diel, 10.06.2018, 11:39 AM |

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve

Korçë 2018

Edicioni X

Nga Novi Rosaj

Në Korçë me datat 7 dhe 8 Qеrshor 2018 tek Sheshin i Pazarit u zhvillua Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve.

Ishte Edicioni i X-të që u zhvillua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike dhe Bashkisë Korçë.

Atmosferen në këtë mbrëmje të ngrohtë e ka çelur banda e qytetit të Korçës tek “Mësonjëtorja” në rrugën pedonale “Shën Gjergji”  deri te skena e Festivalit në Sheshin e Pazarit.

Pastaj Sheshi i Pazarit u zbukuruar nga larmija e kostumeve popullore tradicionale të grupeve me mbi 100 artistë që përfaçësonin në këtë Festival Beratin, Belshin, Vlorën, Ersekën, Përmetin, Gramshin, Këlcyrën dhë qytetin mikëpritës të Korçës.

Me buzqeshje dhe shumë gëzueshëm janë pritur mjaft ngrohtë nga qytetarët dhe turistët që kishin mbushur Sheshin e Pazarit dhe kafenet fantastike korçare rreth Sheshit.

Tradita, kostumet e larmishme dhe folklori që përfshin rrethet e Jugut, të Juglindjes dhe Jugperëndimit të Shqipërisë ishin të pranishme në këtë festival duke theksuar dhe një herë vlerën dhe promovimin e tyre si për qytetarët e Korçës por dhe për turistët e pranishem.

Festivalet folklorike kanë një rëndësi të madhe sidomos për brezin e ri pasi përçojnë traditën dhe vlerën e artit folklorik të krahinave për tu ruajtur dhe për të qenë krenar për kulturen dhe traditen tona.

Foto nga N. Rosaj:




(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: