Reshat Nurboja: Reagim…!
| E Diel, 03.06.2018, 10:18 AM |

Reagim…!

Sot, u mbajt mbledhja e Kuvendit të Komunës së Pejës ku në mes të shumë shqetësimeve të tjera, pasqyrova, së paku nga këndveshtimi im, papergjegjësinë e këtij pushteti ndaj parasë publike, për çfarë i dokumentova dhe argumentova me këto të dhëna…!

Pushteti i Gazmend Muhaxherit, në mandatin e tij të parë si kryetar të Komunës së Pejës gjatë viteve 2014 - 2017 rezulton se vetëm në 5 kategori të shpenzimeve siq janë:

Meditjet për udhëtime jashtë vendit………………….. 57.917 euro

Dreka zyrtare…………………………………………169.243 euro.

Me fol me telefon …………………………………... 235.160 euro

Mirëmbajtje dhe karburant për vetura………………. 750.000 euro

Denime nga gjykatat……………………………….2.620.474 euro

qytetarëve të Pejës i ka kushtuar 3.832.794 euro (tre million e tetqind e tridhjet e dy mijë e shtatqind e nëntdhjet e katër euro). Nëse këtyre shpenzimeve ia bashkangjesim edhe shpenzimet në këto kode të lartcekura pë tre muajtë e parë (janar-mars) të vitit 2018 prej 562.104 euro, dokumentojmë se kjo qeverisje “qiellore” për dreka e darka, me fol me telefon, meditje, karburant për vetura e denime nga gjykata Komunës së Pejës i kanë kushtuar: 4 milion e 394 mijë e 901 një euro (4.394.901) e nëse ketij shpenzimi ia bashkangjesim edhe mbi një million euro(1.000.000) që i kanë shpenzu për angazhimin e militantëve e tyre partiak me të ashtuaquajtura kontrata në vepër që nënkupton angazhimin e ekspertëve për sherbime të veçanta, të profilit që komuna nuk i ka në stafin e saj të rregulltë prej 2235 zyrtarëve, të cilët paguan për një vit 13 milion e dyqind e nëntmbdhjet mijë e treqind e pesdhjet e tre euro (13.219.353), konstatojmë se qeverisja e Gazmend Muhaxherit, padrejtësisht, tatim paguesëve të Kosovës, në veçanti atyre të Pejës, prap po e potencoj, për: dreka e darka, me fol me telefon, meditje, mirëmbajtje e karburant për vetura dhe për denime nga gjykatat, Pejës së varfër, ku me qindra familje nuk kanë kulm mbi kokë e ku mbi 50% të të rinjëve janë të papunë i ka kushtuar 5.394.838 euro.

Sa për ilustrim, ky pushtet vetem me fol me telefon për vitin 2017 ka shpenzuar shumen prej 71.252 euro(shtatëdhjetë e një mijë e dyqind e pesdhjet e dy euro) edhe kur e kemi parasysh faktin në në ketë kohë të teknologjisë informative, komunikimi është falas përmes: viberit, messenger, etj. etj. 

Reshat Nurboja, anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

nga rradhët e subjektit politik Alternativa



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: