Reshat Nexhipi: Pa shqiptarët, vështirë se mund të ndodhte Kryengritja e Ilindenit në Maqedoni
| E Enjte, 31.05.2018, 09:03 PM |

Pa shqiptarët, vështirë se mund të ndodhte Kryengritja e Ilindenit në Maqedoni

Nga Reshat Nexhipi

Ja pse: Edhe zoqt e pemëve e dinë që pa armë nuk mund të imagjinohet e jo të fillojë ndonjë kryengritje, siç ishte edhe  kryengritja  në fjalë. Poashtu, çdo njeri që ka mbaruar shkollën fillore, e di që shqiptarët ishin ata të cilët, rreth pesë shekuj me rradhë, më  tepër se çdo popull tjetër, në Maqedoni dhe në Ballkan, ndoshta edhe më gjerë, kanë rezistuar pushtetin osman, pothuajse pa ndërprerë, duke filluar nga Skenderbeu e deri në Pavarësinë e Shqipërisë. Pikërisht kjo ka bërë që shqip tarët të aftësohen si furnizuesë të armëve të gatshme, ose për t i  prodhuar vetë ato. Këtë, me siguri, e ka ditur edhe Goce Dellçevi, figura nr. Një e periudhës në fjalë, i cili gjatë një takimit që pati me patriotin e shquar Themistokli Gërmenjin,  në një  fshat  të Manastirit, sipas Sterio Spases, qe pajtuar që maqedonësit( t i quaj kështu) të përkrahin vendimet e Lidhjes së Prizrenit,  për bashkimin pra të trojeve etnike shqiptare, kurse shqiptarët, Kryengritjen e Ilindenit, posaçërisht me armë. Mirëpo, për shkaqe të pa njohura sa duhet, ndoshta edhe lidhur me marrëveshjen në fjalë?, Goce Deçevi ishte vrarë para kryengritjes, gjë që  ndoshta ishte shkak që mos realizohet marrëveshja nga pala maqedone?, kurse besa shqiptare, pothuajse, u vu në vend, sidomos lidhur me furnizimin e armëve.Lidhur me këtë, një revolucionar maqedonas, i asaj kohe,në kujtimet e tij shkruan se shqiptarët  armët i ndanin sikur të ishin bukë, kurse historiani Manol Pandevski shton se nuk ka patur rast që ndonjë  shqiptar të tradhëtonte gjatë zbulimit me armë, edhepse torturojej maksi malisht. Nuk do isha i sinqertë sikur mos thosha se ka patur edhe keqpërdori me,nga të dy palët, pra edhe nga ana e shqiptarëve, por ato ishin raste individuale të cilat kanë qenë, janë dhe do ndodhin përherë edhe paskëtaj, kudo dhe në çdo popull. Pra, duhet bërë dallim midis veprimeve individuale dhe  atyre të pushtetit, gjegjësisht qendrimeve të figurave kryesore të cilat e përfaqësojnë shtetin, siç ishte rasti me Goce Dellçevin, ose Dame Gruevin, i cili, besim të plotë kishte vetëm te shqiptarët, me disa prej të cilëve dergjej në burg të përbashkët dhe vetëm atyre ua zbulonte sekretet e organizatës etj.

Në një libët të historisë është vendosur fotografia në të cilën Dame Gruevi me një tjetër, në veshje shqiptare, duke ecur nëpër disa vende të Maqedonisë perën dimore. Këtë, një historian i njohur, e sqaron me faktin se,citoj,, Ushtarëve turq u dridheshin këmbët kur shikonin ndonjë shqiptar të armatosur, sepse para syve u paraqitej Skenderbeu, trimëria e të cilit përcillej brez pas brezi deri në kohën e tyre, u kujtohej rasti kur ushtarët turq rrëmbenin koskat e tij nga varri, i bënin ajmali dhe i varrnin në qafë, me shpresë se do bëhen trima si ai,,. Sa është i qëlluar ky sqarim, nuk e di.

Por, t i kthehemi furnizimit me armë. Po e zëmë se, ky furnizim, në mënyra të tjera, mund të kryhej edhe pa shqiptarët, pra kjo, mund të jetë diskutabile, por jo edhe fakti që emri i Republikës së  Krushevës mbeti  gjallë duke falenderuar dy momenteve legjendare: Topeve prej qershie dhe betejës në të ashtuquajturin ,,Meç kin Kamen,, vepra këto të pastra shqiptare: Topet nga dy vëllezërit Borjari-themeluesë të fabrikës së parë për armë në Maqedoni, kurse beteja nga ana e Pjetër Gurrit. Republikën e Krushevës, me të drejtë, ndonjë e konsideron si ,,Zemër,, të Kryengritjes, e, pa këtë organ,  njeriu, nuk mund  të ekzistojë. Se çdua të them me këtë, nuk duhet koment tjetër. Sishte gjë e rastit që numri i ministrrave dhe de putetëve, nëse mundim t i quajmë kështu, ishte plotësisht i barabartë me dy etni kumet e tjera. Kalimthi të kujtoj se Flamurin e kësaj Republike, e ka qëndisur një shqiptare, por për të nuk thuhet asnjë fjalë në librat e historisë, fatkeqësisht, edhe në ato në gjuhën shqipe!.Sikur ajo  të ishte maqedonase, do ta krahasonin  Mari9gonën, ose  emri ose fëtyra e saj do hynte, të paktën në ndonjë para të shtetit ose pullë postale.,,Kurrë sështë  vonë,, thotë fjala e urtë popullore.

Për tëra këto  që theksova më lart, si dhe për momente të tjera, lidhur me këtë temë, kushedi sa herë kam shkruar, prandaj, nuk po e zgjas më, përveç  që do tregoj një ngjarje  interesante për lexuesit. Para rreth 20 vjet, organet kompetente, kishin vendosur që Pitu Gulit, siç e quajnë ata, t i ngrenë në Krushevë një për mendore madhështore. Kur lexova biografinë e tij të gjatë,  dhe pashë që s kishte asnjë fjalë që ka patur  babanë  shqiptar, përmes një shkrimit në shtypin maqe donas, argumentova këtë, gjë që bëri iniciativa për ngritjen e përmendores të  Pjetrit, të harrohet, gradualisht, edhe emri i tij, gjithashtu!!!. Reagova, jo se kam ndonjë simpati për këtë figurë legjendare, por  për t i mbetur besnik profesionit, pa marrë parasysh pasojat individuale, të cilat edhe i kam përjetuar, duke mbetur 20 vjet pa punë në Universitetin e  Vendlindjes së Alfabetit, jo vetëm për shkak të Pjetrit, por për të më larguar nga ky qytet i shenjtë për shqiptarët, prandaj dhe nuk e braktisa, duke iu përmbajtur fjalës popullore:,,Kur dihet qëllimi,nuk duhet humbur durimi,,.

Ps. Kontributin e shqiptarëve në Kryengritjen e Ilindenit, në detaje dhe me argu mente autentike, e ka sqaruar dr. Ilmi Veliu, kurse  rapsodi dhe poeti i njohur Demir Krasniqi nga Gjilani, Krushevës i ka kushtuar një poezi të mrekullueshme, në të cilën përfshihet edhe ngjarja në fjalë.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: