Trojet e Arbrit: Kurrë nuk të groposet Çamëria
| E Hene, 28.05.2018, 10:26 AM |

Reagim i shoqates se intelektualve shqiptarë „Trojet e Arbrit“

Kurrë nuk do të lejojmë që të groposet çështja e Çamërisë

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit "me rastin e incidentit të ndodhur në panairin e librit në Tiranë në Stendën e Çamërisë ku u hoq emri i Çamerisë e dënon këtë akt qyqar dhe të paprecedent të ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.Përsonat e dërguar për të dhunuar stendën e Çamërisë në Panairin e Tiranës kishin marrë urdhër politikë dhe tentuan ta zbatonin nëpërmjet organizatorit të këtij panairi por dështuan me turp përballë rezistencës së të pranishmëve dhe atyre që ju gjetën menjëherë në mbështetje.Shoqata "Trojet e Arbrit "falënderon shqiptarët atdhetarë që e kthyen në stendën e Çamërisë mbishkrimin me emrin e Çamërisë. Gjithashtu i bëjmë me dije qarqëve greke si dhe mbështetësve të tyre që Shoqata "Trojet e Arbrit "dhe të gjithë shqiptarët atdhetarë pavarsisht se ku jetojnë e veprojnë do të jenë në mbrojtje të çështjes së Çamërisë.Ky akt tinzarë u ba si rezultat i kompromisit që po bëjnë pushtetarët në Shqipëri ku po dëshirojn që ta groposin shtatë pashë thellë çështjen e Çamërisë dhe ta mbyllin njëherë e përgjithmonë.Këtyre qarqeve ju bëjmë me dije se çështja e Çamërisë nuk do të mbyllët asnjëherë dhe kjo plagë që ende po kullon gjakë shumë shpejtë do të fillon të marrë drejtimin e duhur me mbështetje të aleatëve shekullorë të shqiptarve të Amerikës dhe Gjermanisë por edhe me përkrahjen e bijëve dhe bijave atdhetare të Shqipërisë Etnike.

Shoqata e Intelektualëve shqiptarë "Trojet e Arbrit "

Nue Oroshi Kryetar



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: