http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Vita Blloshmi: Të Ndjehesh pjesë e vendit ku jeton
| E Merkure, 16.05.2018, 07:19 PM |

Të Ndjehesh pjesë e vendit ku jeton

-mbresa-

Nga Vita Blloshmi

Kur jeton në një vend, pa e kuptuar bëhesh pjesë e traditave, gjuhës e zakoneve të tyre. Kjo ndodh me ne,që jetojmë prej vitesh larg Atdheut.Punojmë, festojmë, lindim fëmijë, derdhim lot gezimi e malli, dhe vjen një moment kur duhet të shpalosim idetitetin tonë, krenarinë e të qenit nga një vend i bukur si Shqipëria, por edhe falenderimet për vendasit,që na bëne pjesë të tyre, që na dhanë mundësinë të integrohemi nuk i harrojmë kurrë. Sot festohet “San Simpliçio” patrone di Olbia. San Simplicio, u martirizua në vitin 340 dhe eshtrat e tij u hodhën në det. Ne nder të tij ne shekullin e XI u ndërtua Basilicata e San Simplicios, një ndër vendet më të bukura të qytetit dhe më preferuara nga turistët. Sot më 15 maj, bëhet processione e Santos në rrugët kryesore të qytetit e shoqëruar nga banda muzikore e qytetit.

Gjithashtu, besimtarë, grupe popullore, organizata të ndryshme. Këtë vit në kuader të integimit, ku mirësia dhe paqja shkon pertej kufijve, morën pjesë dhe emigratë. Ishim të nderuar, që ne krye te procesionit ishte flamuri ynë kuq e zi dhe djemtë e vajzat tona të mrekullueshme.Ndërsa kalonim e merrnim duartrokitje dhe urime ndiheshim dyfish të lumtur. Përfitoj të falenderoj Komitetin e Festës për ftesën, organizatorin Labin për mbështetjen, një falenderim special gjithashtu për zonjën Drita Gega, që na mundësoi me veshjet, gjithashtu falnderime shkojnë për Zahirën, Diegon, Alessian, Manjolën, Adenisën, Paolën, Artën dhe Erionin, që na nderuan me pjesmarrjen e tyre!...