http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Atdhe Geci: Orfeu nga Rogana
| E Marte, 15.05.2018, 06:58 PM |

ORFEU NGA ROGANA

 

O ti që nënë i ke yjet, hënën, kosmosin

je më e bukura dashuri e gjitha luleve

më i ëmbli çast i jetës sime të jetuar

ti, vetëm ti, mua më ushqen me bukuri

 

Në Roganë ku unë jam lindur e rritur

një fije bari, di ta çaj gurin e shkëmbin

një fije bari është e fuqishmja natyrës

ajo është epikja e luleve të shkëmbit

 

Liri, jam Orfeu nga Rogana, jam poeti

më quaj ti si të duash; pluhur dherash,

apo gjuetar i varfër i vargut të lirë

unë di ta dëgjoj heshtje e ujit të gjelbër!...

 

Euridikë e këtij çasti të përjetëshëm

unë jam ti dhe, ti je gjaku im në mua

mjaltë janë sytë e tu kush di t´i dëgjon

djegës janë sytë e ty kush s´di ti lexon

 

Asnjë dashuri të kaluar se mbaj mend

i thosha sot Euridikës sime të stinëve

lulet e kodrave shumë i kam adhuruar

në prill e maj kur mbusheshin me lule....

 

Atdhe Geci - Gjilan, 2018