http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Nue Oroshi: Duke e kujtuar Willy Gjon Kamsin
| E Hene, 14.05.2018, 08:03 PM |

Duke e kujtuar Willy Gjon Kamsin

Nga Nue Oroshi

Willy Kamsi për 10 vite të tëra ishte aktiv dhe ka marrë pjesë në shumë sesione shkencore për ndriçimin e Historisë Shqiptare të mbajtura në të gjitha Trojet Shqiptare. Ai me studimet dhe pjesmarrjen e tij i jepte seriozitet shkencor dhe kombëtar sesioneve tona shkencore. Madje i ndjeri Willy Kamsi së bashku me të ndjerinë Mentor Quku, ishin dy ikona Shkodrane që përfaqësonin Shkodren në kuvendet e Shqipëris Etnike, ku ishin të nderuar, dhe të respektuar nga mbarë Intelektualët nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare dhe Diaspora e madhe Atdhetare.

Familja Kamsi është një familje e nderuar e cila dha intelektualë dhe atdhetarë që bën emër në botën shqiptare.Simbas studiuesit Karlo Kamsi, pinjoll i kësaj familjeje, ai rrëfen historinë e njerëzve që kanë dhën një kontribut të madh në jetën e vendit, që në kohët e hershme. Duke folur për prejardhjen, ai thotë se Drishti ose siç njihet ndryshe Drivastumi ka qenë një ndër qendrat më të zhvilluara që në shekullin XII dhe se Kamsi është mbiemri i njërës prej dy degëve të familjes së sundimtarëve të Drishtit, asaj të Ejllorëve ose Ëngjëllorëve. Kjo familje i ka rrënjët tek Dhimitër Ejlli dhe më pas ajo u nda në dy degë, në atë Kamsi dhe Radovani. Me pushtimin e Drishtit dhe fortesës së saj nga turqit, Ejllorët (Ëngjëllorët) u shpërndanë, ku një pjesë e tyre merr mbiemrin Kamsi dhe zotëron fshatrat mes Cukalit e Drishtit. Më pas ata u shpërndanë në zona të ndryshme të Shkodrës. Vlen të theksohet se përfaqësuesi i kësaj familje atdhetare Pal Engjëlli ishte i pari që e kishte shkruar Formulën e Pagëzimit.

Edhe babai i Willy Kamsit, Gjoni kishte dhënë një kontributë të qmuarë atdhetar, dhe ishte krahu i djathtë i Luigj Gurakuqit. Gjon Kamsi ishte intelektuali i cili e kishte bërë publike shpallljen e Pavarsis së Shqipërisë në mediat italiane dhe botërore te asaj kohe. Edhepse i lindur në Mërgim në Bari të Italisë në dhjetor të vitit 1926, e ku jetoj deri në vitin 1943, ku u kthye në Shqiperi së bashku me babain Gjonin, Willy Kamsi dha një kontribut të madhë Intelektual duke e vazhduar traditën e Engjellorëve të mëdhenj. Kur shkendijat e Demokracisë dukeshin në shesh aji më plotë dinjitet e perfaqsoi Shqiperinë si Ambasador i parë i saj në Vatikan. Shoqata e Intelektualëve Trojet e Arbrit ndihet e priviligjuar që Willy Gjon Kamsi mori pjesë për 10 vite me radhë dhe dha një kontribut të çmuar, nëpër sesionet dhe akademitë tona shkencore. Ai gjithmonë fliste pak, por fjala e tij kishte peshë të madhe, për ndriqimin e kulturës, historisë, dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike.

Willy Kamsi i la Kulturës Shqiptare disa vepra të botuara, si dhe disa studime shumë me vlerë që presin ta shohin dritën e botimit. Aji ishte Intelektuali i cili me forcën e argumentit historik dhe me gjurmimet nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme, la gjurmët e shkruara që do tju shërbejnë brezave të ardhshëm për orjentimin e drejtë shkencor dhe kulturor të kulturës dhe traditës sonë shqiptare.