Shyqyri Fejzo: Vetingu i kafshëve
| E Diel, 13.05.2018, 10:58 AM |

Shyqyri Fejzo

 

Pjesë nga vetingu i kafshëve

 

Në një cep në fund të avllisë

Me fjalime e debate u tund

Ishin gjithë kafshët e shtëpisë

Vetingut po i japin sot fund

 

Derri:

“Virtyti humbet në interesa

Si përrenjtë e lumi në det

Premtimi shkrihet si vesa

E djela për sojin tonë kjamet

 

Ndonjë e marrin me përkëdheli

Zhduket sapo del nga stalla

Lëkura e tij hapur në hardhi

Mishin shpejt e fshin mëhalla”

 

Gomari:

“Pa rrahur mos u qani kurrë”

Fjalën e mori veshgjati

“Kur vjen fjala për lëkurë

Soji ynë them kaq e pati

 

C’ e ka gjetur gomar ditzinë

Të brendshmet tuaja bëhen pac

Pa vizë ne po shkojmë në Kinë

Nga lëkura jonë nxiret ilac

 

Në kooperaativë ne bënim pallë

S’shkonim në punë as në zbor

Gjith ditën rrinim vërdallë

Tani gati për tu bërë horror

 

Kur ndonjë nga ne ankohej

Më i pari ynë na pati thënë

Lutja e qenëve të dëgjohej

Nuk kish mbet gomar në këmbë

 

Nga qentë, duket se shpëtuam

Po na kanoset rreziku i ri

Egërsirat u zevendësuan

Me matrapazët në qeveri

 

 

Sokrati në “opinion”

 

Sokrati sot, sikur të rronte

  tek ne të ish në opinione

Shopenhauri të vazhdonte

Në filozofi të jepnin leksione

 

Do kishin grisur e hedh në kosh

Gjithë dijen e tyre shkencore

Mësojnë se kokën kanë bosh

Përballë shkencës son botrore

 

Opiionistët në këto takime

Për shumë vjet dhe sivjet

Në të famshmet fjalime

Dëgjojnë  vetëm vet en e vet

 

Pa këmbëngulje s’ka tolerancë

Pa shumë inat, s’ gjen maturi

E kundërta sot  baraz injorancë

Kjo po ndodh sot në Shqipëri

 

“Ai që I thotë vetes njeri

Të ketë ambicje sa më pak

Sa më shumë kotësi

Vazhdon debati për merak

 

“Unë kam aq  për vete

Aq sa nuk më tepron gjë

E ka hënë gjermani Gete

Dhe unë pik mbi I po vë”

 

“Është I lirë, kush flet pak

Sokrati kështu ka thënë

Le ti heshtim me dajak

Të gjithë nën hudut ti vëmë”

 

Kush do botën tëlëvizë së larti

Le të lëvizë vetë më parë

Kot ja ka future këtu Sokrati

Kjo nuk është rrugae mbarë

 

Do të jemi ku duam vetë

Jo ashtu si thotë Sokrati

Ndaj jemi trima me fletë

Ja Sokrati, ja rehati

 

Kur flasin këta për jetën

Nuk dihet për kë e kanë

Nuk e kanë për të vetën

Me  siguri për fukaranë

 

“Ikim.Këta si duan të vjetrit

Brenda qënka shumë vapë

Kur ja mballosin njeri-tjetrit

Ne do na helmojnë prapë”

 

 

Zogjtë  shtegëtarë

 

Retë e zogjve shtegëtarë

Këngën kurrë nuk e shterën

Stinën e mbajnë mbi krahë

Ja, ku na sollën pranverën

 

Mahnitesh, mbetesh pa fjalë

Ku e gjejnë atë saktësi?

Sikur lexojnë kalendarë

Doktoruar në astronomi

 

Mbi krah ata mbajnë qiellin

Forma -forma në fluturime

Nuk harrojnë të cukitin diellin

Na kanë ardhur me pushime

 

Nëpër pemë e në gjethe

Nëpër tela si gjerdani

Për ne japin vec koncerte

Këngë e nota pentagrami

 

Cila forcë I sjell cdo vit?

Disa thonë “është zgjuarsia”

Do e mësojmë të gjithë një dit

Forcë e parë është dashuria

 

Në ekuinoks mbaron pushimi

Gjithë familjet, re e gëzuar

Atë ditë fillon prap shtegëtimi

Tani numuri i shumëfishuar

 

Ndjejmë në shpirt një zbrazësirë

Kemi përpara dimrin zemërak

Zogjt tok,drejt jugut në hapsirë

Po i vinë globit përqark

 

 

Tërmet në themelet e mureve të shtrembra

 

Paraja ngjan me ujin e kripur

Shumë le të pish, i etur je prap

Elitës tonë në kokë i ka hipur

Të pijë nga ky “ujë” pa hesap

 

Si shpejt i harruam piramidalet

Sa merr në muaj sot një deputet?

Lakmija para asgjëje nuk ndalet

Ta arrijë një pensionist i duhen 20 vjet

 

Mafies duket, i ka mbetur një merak

Emigrantët tanë në shtrungë të futë

Uli euron  e bëri leckë,ngriti lekun lart,

Buxhetin dhe kuletat e veta të zbutë

 

Botës i themi: “shiko magjinë Shqiptare”

Lekun graduam “kapedan” me fitim

Pa punuar një ditë dhe djersitur fare

Pa rritje asnjë prodhim e shërbim

 

Shteti dhe banka të madhin gjumë flenë

Kjo minë një ditë, sigurisht do pëlcasë

Të gjejnë vend ku të futen dhe të venë

Le, si gjithnjë, mban kurriz i fukarasë

 

Tronditjet këtë vend e kanë ndjekur gjithnjë

Alarm nga vetingu sot,në meshkuj e femra

Sot si urrugan shpërthen i popullit zë

Tërmet në themelet e “mureve të shtrembra”



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: