Mehmet Musa: Trimave të Prekazit
| E Diel, 13.05.2018, 10:06 AM |

TRIMAVE TE PREKAZIT

-Ditë e merkure, 13 mai 1981-

Nga Mehmet Musa,  Gjermani

Sot me 13 mai 2018 u mbushen plot 37 vite qe kure forcat e policise, ushtrise e Partise se kasnecit Tito, Mehmet Hoxhes, Gjillasit, Ali Shukrise, Rankovicit, Fadil Hoxhes, Stefanoviqit, Sinan Hasanit, Milan Gjuriqit, Kole Shirokes, Lubiqiqit, Veli Deves, Herleviqit Mehmet Maliqit, Dushan Ristiqit, Azem Vllasit, Miniqit, Isa Mustafes, Vidiqit e Rrahman Morines ja mesyen mu celules kryesore te nderit, trimerise, burrerise e beses se shqiptarise,  Prekazit legjendare e Drenices heroike  te Azem e Shote Galices, Ahmet Delise e Shaban Polluzhes, per te vrare pre e gri zogjet e shqiptarise Tahir e Nebi Meha!Me kete rast po botojme poezine kushtuar ketyre kryengritesve shkruar nga Mehmet Musa ne Prishtine me 28 nentor 1981.

 

TRIMAVE të  Prekazit

 

Ne mes t'Prekazit mbi do shkrepa

djem sokola u rriten n'djepa

kure eshte fjala pere liri

skursejne veten as rob as femi

 

E keshtu ishe Tahiri i vogel

bash si lisi qe rritet n'Shkoder

ky sternip i Ahmet Delise

i kalli flake cetniket Serbise

 

Dite e mait hajmedet

nau rrethue Prekazi krejt

eshte rrethue me tanke e topa

pere kete rast degjoj tere bota

me tanke e topa e kan rrethue

rob e femi me i tmerue

 

Lum Prekazi e lum Drenica

qe u ringjall Azem Galica

u ringjall Ahmet Delia

qe shum friken u pat serbia

 

Nje shqiptar nje faqezi

veshe polic me shum kreni

u betu ne bese te ti

nuk e le brenda pa hy

 

Nuk e la pa hy perbrenda

babe e djale me i lidhe ne pranga

babe e djale ketu me i pru

vetem gradat tem rriten mu

 

Cka  Prekazi qe po dridhet

Tahir Meha i gjalle nuk lidhet

ne kulle t'Prekazit kushe eshte brenda

babe e djale me nga 7 zemra

 

Pushka e trimave rrept kersiti

keti  tradhtarit ne balle ja ngjiti

ra ne toke ai pa pike shpirti

pak pa bae shpirti me i dale

i ka fole nja dy tri fjale

pa ndegjoni ju brezi i ri

mos punoni kurre per Serbi

mos u bani vegel e huje

se si dhimbesi me kerkuje

 

Lufte e rrept paska fillu

20 ore per pa pushu

20 ore lufta pau ndale

shkojshin plumbat si fara n'are

 

Luftuan trimat bene gajret

i kan vra njezetetete

luftoj baba me te birin

bash si Muja me Halilin

 

Lavdi trimave te Drenices

i kallen flake cetnikt Serbise

marshoj populli me kunore

ua ka vue emerin deshmore!!!

 

-Prishtinë me 28 nentor 1981-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: