Mehmetali Rexhepi: Sinonimi
| E Marte, 08.05.2018, 07:23 PM |

S I N O N I M I

(Agim Ramadanit)

Mehmetali Rexhepi

rrotulluese sjellën  agimet që venin e shkonin të ftohta vesë-tharëse akulluese

pos    inserte ëndrrash dukej e nuk prekej Ajo Nuse

përtej shqipes e vishnin me kostumet e modës    stinëve

ngjyrat  i derdhte  e  për  habi  nuk  i  shihnim veç rutinës

  gjitha  shtjellimet të  gjitha  ligjërimet    gjitha fluturimet

të gjitha  ngërthesat digjeshin e kundërmonin nën saçin e verës

edhe  tepsia e  njëjtë  menyja e shijes si në  krye    herës

dhe  nuk  ngurronim t`i  hanim kokat siç na i hanë  sot  kokrrat

me pirunë    mërisë  tjerrkej  kanuni  e dokrrat

një doktrinë  “gacash” e  solli Sinonimi i zbardhjes

*

agimet  rrotulloheshin    hirta

i  pandalshëm  muzgu

e  njëjta  rutinë  shtrohej  shtretërve    fortë

mbulesa ankthesh  dhe  gjumi

Ai  i përjashtuari nga ajo klasë rutine

kishte vjelë e vjelë gjithë ato ngjyra agmie

t `ua shtronte  e  t`ua  ndezte  t`ua joshte  ato shikime lirie

hapësirave fluturuese të shqiponjave

  Një  Kastrioti    Një  Buletini të Një Hasan Prishtine

*

tabloja  vigane e një Agimi  ngjizej në frymëmarrjet e Sinonimit

kur  pa  se  peneli  mbi të zezën e theksuar

nuancat  nuk  zbardhnin dot  atë  udhë

të gjitha të panatyrshmet e kufirit

ia tkurrnin ngjyrat ndaj  u  mor vendimi

t`i  hidhej tablosë e përskuqura me  krisma

*

kaherë  në shpirtin e Tij copë e grimë ishte thyer

miti i pathyer

kaherë një Koshareje fytyrën grykë-topave mizorë ua kishte kthyer

Ajo fytyrë  Ai  portret

sikurse  të gjithë të  madhërishmit prore i  kthjelltë

është prilli është maji vetë

vështron   nga  amshimi vdekatarët

  marrët

se  si i zhveshën kostumet që  ia kishte veshur Ai  Lirisë

*

  fal  Sinonim i Bardhësisë

lotët  nuk  mi shpifin ndjesitë

më fal

  lutem më fal

pengu i jetës më rikthen tek burimi Yt  kristal

tek lartësia e malit

tek shiu i mallit

tek  pjelloria e arave Tua të  majit

*

më fal  Agim ose Ngadhënjim

ngjyrë e cakut Tënd të  prekur

ngjyrë e ëndrrës sime të mekur

fjalori im i hapur i dhimbjes së fshehur

fletë pas flete shikimi Yt  mëkues e shigjetues

*

më fal

dhe më lejo t`i them “ndal”  në emrin Tënd

bukurisë së dehur

siç i the “Shigjetës”

  thyer    shkëmbin e trupit Tënd

*

Agim

përjetësi shenjtërie e fjalësit tim

Gjilan, 1 maj 2018



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: