Rexhep Shahu: Në nderim të kushëririt tim dëshmor
| E Hene, 07.05.2018, 06:11 PM |

Në nderim të kurshrinit tim deshmor Dan Shahu

Nga Rexhep Shahu

3 dekada pluralizëm dhe ende segmente të shpifura, inferiore e neveristëse deri në skajshmëri duan ta diktojnë Partinë Demokratike dhe t'ia bëjnë asaj axhendën politike.

Antikomunistë sahanash dhe keshe demokratë që shiten si pronarë të demokracisë, përdorin si gjetje të tyre fjalimet e Enver Hoxhës e deklaratet e tij, o me ne o me ata, o me partinë o me armikun..., o me revaninë o me ballkavanë...

3 dekada kanë kaluar, më shumë se një brez njerzor dhe akoma nuk janë bindur antikomunistët e sahanave dhe nëpunesit e emëruar nga PD që mendojnë për karrige politike se Partia Demokratike është parti e gjithë shqiptarëve, parti e lirisë dhe si e tillë erdhi në jetën e shqiptarëve, si parti e lirisë. Ende nuk janë bindur se PD nuk është shoqatë, as klub sipiunash, as llogore e ndokujt që ecën me mendjen që ta ketë PD strehë maskaralleku.

3 dekada kaluan dhe mirë e keq është kujtuar 5 maji si dita e dëshmorëve, si dita e atyre që ranë në luftë. E flliqin këtë datë dhe nderimin për dëshmorët politikanët e partitë politike pa identitet me fotografi të Enverit, që dalin e pozojnë për vota, për vota veteranësh që nuk kane qenë të tillë kurrë sepse veteranët janë ende sot 50-60 vjeç dhe janë në punë e quhen veteranë kur lufta ka 74 vjet që ka mbaruar dhe veteranët duhet të jenë së paku 90 vjeçarë...

Ne të gjithë harrojmë se as 100 veta nuk e kanë ditë në luftë se janë komunistë a ballistë a zogistë. Askush nuk ka vdekur për parti komuniste as parti fashiste. As ata që kanë luftuar kundër shqiptarëve në Lumë e në Dibër ku janë vrarë shqiptarë me shqiptarë e jo shqiptarë me italianë a gjermanë, as ata shqiptarë që janë vrarë në Vlorë nga shqiptarët, as ata shqiptarë që janë vrarë në Gjirokastër nga shqiptarët.

Kurshërini im dëshmor Dan Shahu është vrarë nga gjermanët në Tiranë, në atë që quhet lufta e Tiranës. Në sy të shumë shokëve të tij një plumb mitralozi gjerman ia ka hequr kapakun e kresë dhe ia ka fluturuar tej disa metra. Kjo nuk është film komunist as antikomunist. Dan Shahu nuk ia ka pasë idenë çfarë është komunizmi. Ai ua ka pasë idenë dhenve, ka pasë 500 dele në shtëpi kur ka nisë lufta. E kanë thirrë në luftë si shumë të tjerë, i kanë mbledhë për në luftë edhe pak me zor se për hatër nuk kanë dalë se nuk kanë ditë asgjë, pavarësisht çfarë thonë filmat tanë me partizanë, dhe ata kanë dalë në luftë duke ia besuar jetën e fatin e tyre komandantit Njazi Hoxha, të cilin e kanë njoftë si bashkëkrahinar të zotin, si djali i Hoxhë Mehmetit të Lumës dhe vetem kaq.

Ndaj pas 3 dekadave duhet të mos vjellim urrjetje e përbuzje ndaj të rënëve. Nuk kanë faj ata që ranë në luftë, faj kanë ata që e përvetësuan luftën, që e përdorën luftën për të marrë pushtetin. Po kurshërini im që u vra nga gjermanët nuk ishte as është komunist, as u vra për Enverin a partinë a Mehmetin a Husniun. Unë e nderoj gjakun e tij. I nderoj ata që e nderojnë atë, ata politikanë e shtetarë që e nderojne atë. I neveris ata që e quajnë komunist Dan Shahun, që nuk ia respektojnë gjakun që ka derdhë.

I neveris ata sakatë politikë që nuk kanë kellqe të krijojnë parti politike të djathtë dhe duan ta vjedhin e përvetësojnë e ta privatizojnë Partinë Demokratike, t'ia diktojnë asaj axhendën politike.

Nuk është krim as mëkat kurrë të nderosh të rënët. Ata 3 mijë apo 4 mijë dëshmorë të Shqipërisë nuk ia zënë zyrën a bodrumin asnjë antikamunisti me xixa a me lule, nuk ia prekin sahanin e gjizës asnjë liderri të antikomunizmës.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: