Xhafer Leci: Heshtja që i ka tejkaluar kufijtë e normales
| E Diel, 06.05.2018, 12:07 PM |

Dy heshtje modeste, e treta i ka tejkaluar kufijtë e normales !

Nga Xhafer LECI

Kërkoj sqarime nga kameramani i RTK-së Ahmet Konjusha

Ftoj lexuesit, në veçanti organizatorët e Shoqatave, që t`i paraqesin mendimet e tyre të lira, për kapërcimin e dukurive negative, edhe në të ardhmen, në radhët e organizatorëve.

Tri herë në raste të ndryshme, kam qenë i caktuar nga oganizatorët, që të diskutoj,flasë dhe përshëndes në foltore. Kameramani i RTK-së, Ahmet Konjusha, në të tria rastet ka xhiruar dhe, më ka hequr nga shfaqjet  e programeve telvizive të RTK-së për Diasporën!

Jemi neve organizatorët ata të cilët gjithmonë, e gjithçka kemi dhënë nga gjepi ynë. Ndërsa kameramanët, këngëtarët, instrumentistët e tjërë, janë të vetimit që paguhen nga organizatorët e tubimeve dhe, mjerisht, nganjëherë nuk e bëjnë punën si duhet, sipas programeve të organizatorëve !

Para se të flasë për rastet në fjalë, lexuesve ua bëj me dije, se po shkruaj me qëllimin më të mirë, që neve organizatërët të mësohemi  në të ardhmen, se si duhet respektuar pa gjelozi e inate njëri tjetrin, në veçanti, ata që punojnë pa hile dhe inate. Për 5 dekada të veprimtarisë time vullnetare, asnjëherë nuk kam shkelur interesat nacionale për interesa personale, familiare, materiale e karrieriste.

1.- Shoqata “Pavarësia”, më 7 dhjetor 2013, në Stuttgart të Gjermanisë, organizoi manifestimin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i atëhershëm i kësaj Shoqate, z.Baki Mustafi, nja 10 ditë para ditës së caktur, më merr në telefon, dhe kërkon nga unë nëse mundem, për këtë festë të madhe kombëtare, ta përgadisë dhe të lexoj fjalën e rastit para pjesëmarrëve të manifestimit. Pa hezitim, pranova. Moderatori, zoti Rifat Avdiu, më ftoj në foltore, pas mbajtjes së fjalës të rastit, ku fola për çlirimin, pavarësinë dhe, rëndësinë e festës tonë më të madhe kombëtare, publiku më përcollën me duartokitje frenetike. Pas shfaqjes së emisionit në RTK, jo që nuk figuroja në skenën e foltores, e as në publik, ku isha ulur, afër konsullit z.Faket Kajtazi, por nuk u tha edhe as një fjalë e referatit tim. Kjo ia humbte kuptimin tubimit, sepse siç e dimë të gjithë, fjala e rastit është thelbi, kupola e organizimit. Me sa mbaj mend, kamera paraqiti një fjalim të shkurtër të kryetarit Baki Mustafi, etj; disa vallëzme, recitime dhe disa shpërndarje të mirënjohjeve.

Linku: http://www.zemrashqiptare.net/news/id_34504/cid_132/Gashi-Leci:-Dita-m%C3%AB-e-madhe-e-pavar%C3%ABsis%C3%AB.htmt

2.- Me rastin e Akademisë përkujtimore për heronjtë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, i organizuar, më 16. 01.2016, në Ludwigsburg. Sipas një marrëveshje gojore, në mes dy shoqatave tona, jemi marrë vesh që Shoqatat „Kadri Zeka „ dhe „Bardhosh Gërvalla“, të bashkorganizojmë akademitë përkujtimore, për shkaqe të lehtësimeve organizative, sepse edhe me terren nuk jemi shumë larg, nja 45 km. Kryesia e Shoqatës Kadri Zeka, më caktuan mua të flasë në foltore, si veprimtar shumëvjeçarë dhe Kryetar Nderi i Shoqatës, bile edhe si inicues dhe udhëheqës i themelimit të saj, më 12.9.1992, në Nürtingen të Gjermanisë. Me të hyrë në sallë, te dera më pret kameramani, Ahmet Konjusha, i cili më thotë: "Xhafer fol pak për këta tre heronj, unë i them: Nuk jam i përgaditur të flasë këtu, sepse më kanë caktuar të flasë në foltore". Ahmeti, inzistoj me shpejtësi, folë pak...fola shkurt. Moderatori Mentor Thaqi, më ftoj në foltore,fola, por kamera më kishte hequr nga foltorja e binës. Kur e pashë shfaqjen filmike të RTK-së, më shkoi mendja tek prapaskenat e vjetra të dy individëve, të cilët si të dyshuar që i njihja gjatë vite, mund të ishin edhe skenaristë të kësaj cirkusiade!

Për këto dy raste asnjëherë nuk e kam pyetur Ahmet Konjushen, e as orgnizatorët, cilët zakonisht duhet të përgadisin programet për RTK. Nuk i kam pyetur, sepse unë kam qenë me dhjetra herë para kamerave, nuk kam komplekse, mjaftojnë shkrimet, të cilat flasin gjërë e gjatë.

3.- Rasti i fundit, më 17.04.2018 në Stuttgart u organizua shfaqja e Teatrit për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, nga aktori Xhevat Limani në rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe Era Hoxhën, në rolin e Donika Kastriotit. Iniciativën për këtë organizim të shkëlqyer, e ka marrë z. Jahja Gashi, kryetar i Shoqatës „ Nëna Tereze „ në Göppingen. Bashkorganizatore të këtij organizimi kanë qenë 9 shoqata. Në takimet parapërgaditëse, merrja pjesë vazhdimisht edhe unë, në cilësinë e Kryetar Nderi të Shoqatës „ Kadri Zeka“. Me propozimin e z.Jahja Gashi, që unë si veprimtar i vjetër, të përshëndes mysafirët, diplomatët, shoqatat, të cilat e përgaditën organizimin dhe z. Xhevat Limani, Era Hoxha. Nuk kishte asnjë kundërshtim, të gjithë ishin të një mendimi që unë ta hapi shfaqjen dhe të përshëndes. E refuzova propozimin,duke ua bërë me dije se unë qe disa dekada jam ngopur me organizime, fjalime,përshëndetje … Dëshira ime është që dikush nga juve të rinjtë të përshëndes. Megjithatë të gjithë ishin të një mendje që unë të përshëndes. Mu kujtuan fjalët, kur disaherë Jahja Gashi, më kishte thënë: " Baca Xhafë, ti je simbol i bashkimit"… Atëherë pranova…

Kur e pashë shfaqjen e filmit të RTK-së, në youtube, të cilën ma dërgoi, miku im, Jahja Gashi, se unë nuk figuroja fare, jo vetëm që kisha hapur në shpejtësi tubimin, pa u prezantuar fare me emrin tim…, për të përshëndetur mysafirët, të pranishmit dhe shoqatat. Jahja Gashi, ma kishte caktuar vendin në redin e parë, të ulses, afër Konsullit të Shqipërisë në München, z. Artan Hanku. Ndërsa Jahja, për vete e kishte një vend në rendin e tretë të ulseve. Insistova që Jahja të ulej në rendin e parë,aty ku edhe e kishte vendin. Por e kuptova se Ai për shkaqe modestie…, kishte zgjedhur rendin e tretë. Kamera e merr Konsullin, por jo edhe mua, vazhdonë me filmimin e të tjerëve. Jahja Gashi, më telefonon dhe më tregon se nuk ishte i kënaqur me kameramanin, Ahmet Konjusha dhe se i vie keq që askund nuk figuroja unë aty. Jahjes i tregoj edhe për dy rastet e më hershme, në Stuttgart dhe Ludwigsburg! Ndër të tjera i thashë se do bisedoj, me dy kryetarët e shoqatave „Pavarësia“ dhe „Bardhosh Gërvalla“ Baki Mustafin dhe Bedrush Nezajn, me të cilët fola, ata më thanë, se nuk e dinë se si ka ndodhur! Atëherë u irritova dhe vendosa ta bëjë këtë shkrim, pa e pyetur fare, kameramanin, A. Konjusha, se si dhe pse  ka ndodhur kjo?! Me Ahmetin njihemi bukur moti, jemi takuar shumëherë nepër tubime, por përveç përshëndetjeve, nuk kemi zhvilluar biseda të gjata, nuk kemi pse ta urrejmë njeni tjetrin. Gjithashtu edhe me kryesitë e të gjitha shoqatave gjithmonë kam pasur dhe vazhdoj të kem raoprte shumë të mira.

Edhe me këtë rast kam bërë një shkrim, përmes të cilit jam përpjekur të falënderoj, organizatorët,dhe të gjithë veprimtarët pjesëmarrës në këtë organizim, edhe kameramanin, A.Konjusha.

Linku: http://tribunashqiptare.com/?p=3223

Vendit dhe popullit tim, asnjëherë nuk i kam marrë gjë, por vetëm çka i kam dhënë, për aq sa kam pasur mundësi. Gjithmonë kam  qenë i hapur, i ndershëm, besnik dhe transparent në raport me shokët, bashkëveprimtarët e mi dhe kurrë nuk kam menduar, as nuk mendoj se kam bërë diçka të jashtëzakonshme. Asnjëherë nuk kam pranuar të bëhem vegël e grupacioneve të ndryshme. Por, jam përpjekur të bëjë afrimin dhe bashkimin, për eliminimin e konflikteve, në radhët e organizimeve tona, që ato të jenë të fuqishme, konstruktive dhe të suksesshme.Të gjithë ata që më njohin mirë e dinë këtë.

Kam qenë me dhjetra herë para kamerave televizive, disa herë kam refuzuar propozimet e disa organizatorëve, që ta marrë fjalën. Por të luhet një lojë e pazakontë, nga i njejti kameraman kundër meje !? Atëherë vendosa të shprehi mllefin tim publikisht.

Mbasi raste të ngjashme ka pasur edhe me kolegët tjerë dhe vazhdojnë të përsëriten, kam pritur që të reagojë dikush nga organizatorët dhe jo pikërisht unë. Prandaj, heshtja e të tjerëve, më obligoi që të tërheq vërejtjen, që pasqyimi i aktiviteteve të bëhet me realizëm dhe vërtetësi.

Shoqatat kulturore shqiptare dhe roli i tyre organizativ në Perëndim. Paguhen këngëtarët, instrumentistët dhe kameramanët. Ndërsa organizatorët gjithçka e bëjnë nga xhepi i tyre, me mund, ndjersë, lodhje, shtrese e, nganjëherë, pa të drejtë kritikohen nga pjesëmarrësit e manifestimeve, të cilët nuk e dinë sa shumë punë duhet bërë rreth një organizimi, krejt në baza vullnetare, ku parapërgaditjet zgjasin nga dy a tri javë.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: