Gjon Markokaj: Dieja është për brezat
| E Enjte, 03.05.2018, 07:00 PM |

DIEJA ËSHTË PËR BREZAT

 

Proza poetike nga Gjon Markokaj

 

Ndryshime të jetës që lënë gjurmë janë: Fëmijë, djalë, burrë, mejtë

Njeriu jeton e punon dhe len gjurmë:--Të mirë ose të keqe

… !

“E keqja u shoftë e mira, mos u harroftë”

… !

Njeriu jeton e punon: Per një fjalë të mirë -- mbas vdekjes…!

Krijuesit e ndiejnë: Peshen e kohës e të dhimbjes njerëzore

Me vargje të zgjedhura -- “shpirti” i poetit MADHËSHTOHET

Ai që len nji fjalë të mirë s’ vdes po shëndrrohet: -- Në dije për BREZAT

 

 

MESAZHI I BASHKIMIT

 

Amaneti  i Gjergj Kastriot – SKËNDERBEUT është: Bashkimi i shqipëtarvet

-- Është vetëdije e kombit të ndarë dhe të përçarë dhe sot durimit, po i vjen fundi…,

Poet e shkrimtar, publiçist e, njerz të nderuar thuajeni e bëjeni të ditur:

-- Aty, ku shqipfolet  janë shqiptar -- janë vatra tona

 

Sqarojeni konceptin: -- Shqipëri e Madhe, ne s’ kemi synime grabitçare

e madhe e vogël, sa e ka falë Zoti. Ne po kërkojmë; SHQIPËRINË NATYRALE

s’ po kërkojmë: PËRËNDORINË ILIRE

Ne jemi, i vetmi vënd në botë: I, kufizuar me popullsi të veten;me gjenologji,

gjuhë e kulturë; shpresë e histori të përbashkët.

 

Hiqne friken shprehni zëmren tuaj e ardhmja flet për shqipëtaret

Mesazhi i ribashkimit rrezaton: -- Një gjuhë, nji Flamur, nji Komb

Nji Shqipëri e, vertetë në kuadrin Europian -- Hedh dritë për shqipëtaret

Qetëson shpirtrat e martirve -- Të rënë për At’Dhe.

 

Integrimi i Shqipërisë në Bashkësinë Evropiane

-- Është Evropa pa kufij e pritshme e në dorën tonë

Ajo sjell: zhvillimin shoqërorë, ekonomik dhe kulturorë

Ndikon në ngritjen e vetëdijes demokratike, kulturore

juridike politike të qytetrimit tonë

Populli shqipëtar është i percatuar çartë dhe mevetëdije se ku deshiron

ta ketë vëndin e tijë… !

 

Me shëmbjen e Komunizmit Shqipëtarët dekleruen:

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”--  me vlerat e lirisë e demokracisë

Shqipëria e populli shqipëtar është percaktuar çartë:

Gjeografikisht e historikisht -- i perket EVROPËS… !

Çdo frymë tjeter nga do që të vijnë për ne është shumë e gabuar

Shpresojmë: Reforma në drejtsi sjellë Pavarsinë e gjyqësorit

depolitizimin dhe etiken gjyqësore…,-- funksionimin e shtetit juridik

dhe mbron të drejtat e LIRIVE të njeriut…!  E presim si na vjen …!?

 

 

POLITIKAN QË S’ APIN SHPRESË

 

Ne e duam At’Dheun tonë edhe në dy Shtete Shqipëtare.

I duam dhe ata që mbeten në trojet e tyre; të pushtuara nga shtete të tjera

grabitçare, por s’ e dëshirojmë që  ata mbetën të ndorë prej neshë…!?

-- E, shohim se ç’ po ndodhë e deshirojmë: Që edhe ne në trojet Arbrit

të kemi të drejtën e ligjit  të njëtë si për të gjithë vëndet e tjera

se – koha s’ ka çka pret ma…!

 

Jeta është një udhëtim. Ata që vazhdojnë më tejë e dinë si vjen e ardhmja….,

-- atë e duam të gjithë…!

Politika e gazetaria, janë binaret e së ardhmës – gazetaria e medja, në vëndin tim…,

po i , ngjajnë më shumë teatrit se ashtu i drejton politika…!

 

Sot na udhëheqin: “budallënjt” -- e s’ po funksionon ligji … !?

Organizatat politike drejtohen: Nga politikan që “s’ japin shpresë”

Sillen si kriminel e trathtarë, antikombëtarë…,

Më keq se armiqtë e djehit po na “ndajnë e na përçajnë”

Kështu, rrezikojmë të na çojnë: -- N’ “rrebelizëm”, kunder politikës

-- (Kjo që mëndoj unë mos ndodhtë ! )

 

Qëndrimi ndaj politikës: -- “Gojëmbyllur e lëshues” …,

dhe ndaj të huajve  “dashakqinj dhe sajimeve e trillimeve”:

-- Të disa hoxhallarve e priftërinjve Ortodokës…,që urrejnë shqipëtaret

dhe mundohen, t’ i shpërbëjnë duke vjellur vrerë…,kunder heronjeve tanë

-- Është sa befasuese…, edhe e pa lejueshme …!?

 

Ne kemi nevojë per politikan që: Për çeshtjet e mëdha shqipëtare

-- të ketë konsesus politik, në mes palëve drejtuese politike.

Të njohin - historinë tonë se edhe sot zien, gjaku i të rënëvet…,

e zgjohet AMANETI i tyre: – Për bashkimin Kombtar…!

Kur politika e jonë “dobsohet” kriminelet bëhen të guximshem;

-- Hidhen si “çakanjt”, për të na përçarë…!

Rruga e vetme është uniteti, -- ËSHË BASHKIMI

Hapja e negociatave është shpresë e madhe

Që të arrijmë Europën kërkohet punë e madhe nga shoqëria Shqiptare .

-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Maj 2018-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: