Fahri Xharra: Bota fliste ndryshe për ne
| E Enjte, 03.05.2018, 09:16 PM |

Bota fliste ndryshe për ne, bota e mbronte Kosovën dikur

Nga Fahri Xharra

Fatbardhësisht që jam dhe jemi dëshmitar të lotëve të Europës për ne, mu atëherë kur na duhej ndihma hyjnore për të na shpëtuar nga zhbërja. Fatkeqësisht që jam dhe jemi dëshmitar të rrethanave të sotme ku vjellim vrerë  dhe helm nga vet ne për shqiptarët dhe Kosovën.  Fatkeqësia është edhe më e madhe dhe më e rëndë që nga dy shtetet shqiptare  dalin antishqiptarët dhe mohojnë lirshëm çdo gjë shqiptare. Kur flasin serbët zi e më zi për ne, turqit iu ndihmojnë me mercenarët e tyre . Po kush janë ata mercenar  të udhëzuar dhe të paguar nga turku , serbi dhe greku për të errësuar çdo gjë shqiptare ? Jemi vet ne shqiptarët të cilët të paguar, të shantazhuar dhe të dirigjuar nga e zeza e kombit bëhemi argatë të lodhjes dhe molisjes së moralit kombëtar , Bota e civilizuar qeshet me ne .Ajo botë që hiq më larg se njëzet vjet më parë qante  për ne  dhe angazhohej me të madhe që ne ta shohim dritën historike , po ata  sot janë në hallin më të madh se çka më tutje me ne ? Duhet lexuar në mes rreshtash qëndrimet e politikanëve të Europës se cili është mendimi  i tyre  gati përfundimtar për ne, pra për një mbetje të rastësishme  si po e quajmë  ne  vetveten mbetje osmane.

Të themi troç , Europa ishte ngopur me turqit më shumë se ne dhe se Europa e tregoi qëndrimin e tyre ndaj turqve që në Kongresin e Berlinit 1878. Po kush ishin ata turq ,bre ?

Pak me përmallim të madh e rilexova për ju  , pra edhe për ata që nuk pajtohen me neo-osmanizmin shqiptar se çka shkruan zoti Guy Millliere, me 18 Qershor 2008 në blogun e tij https://www.les4verites.com/international/ , se si i mbronte shqiptarët  dhe Kosovën karshi botës së keqe , karshi serbit dhe karshi shqiptarëve të shitur me  mendimin e tij «Le Kosovo n’appartient pas à la Serbie «  - Kosova nuk i takon Serbisë .

«  S`desha të flas në mënyrë të pakontrolluar  për pavarësinë e Kosovës. E ndjeja që pasione kanë filluar të zbehen për ata që ndodhi . ( Shpallja e pavarësisë, Shkurt 2008 fxh ). Mendoja që Serbia pak nga pak ka filluar të largohet nga klisheja e saj  nacional-socialiste me të cilët ende sot e kësaj dite e ushqen popullin e saj - shkruan Guy Milliere. Zgjedhjet e fundit në Serbi  treguan që të bijtë shpirtëror të Millosheviqin e kanë humbur rrugën e tyre dhe se faja e librit të së kaluarës ka ndërruar.

-Unë , thotë autori i shkrmit “Kosova nuk i takon Serbisë” ju tregoj që Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë (Le Kosovo n’a jamais fait partie de la Serbie ) dhe se ata që e mendojnë të kundërtën bazohen ne një betejë të humbur kundër turqëve me 1389....  Serbia e ka pushtuar dhe aneksuar Kosovën gjatë Luftës Ballkanike të vitit 1912 . Pas Luftes së Parë Botërore, Kosova iu bashkëngjit  me dhunë Serbisë , dhe e njëjta ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore kur Jugosllavia e Titos e përpiu Kosovën.

- Gjatë  rrënimit të Jugosllavisë , pushteti i Beogradit kaloi nga duar komuniste në ato hypernacionaliste të Milloshqeviqit.  Kosova gjatë vitit 1990 ishe nën dhunën serbe ku iu morr e drejta e saj në mënyrë arbitrare, ( Le Kosovo a fait l’objet, dès 1990, d’une prise en main violente et arbitraire par les autorités serbes. Il a fallu, là encore, l’intervention de l’Otan pour que des actes ignobles prennent fin. )

-Status Quoja nuk mund të zgjatëte tërë jetën , autonomia në kuadër të Serbisë s`kishte më as kuptim as legjitimitet e as qëndrueshmëri , rruga e pavarësisë së Kosovës veç kishte marr udhë,

- Kosovaret nuk janë kolonizues e as pushtues. Kosovarët ishin viktimat e jo serbët, kosovarët ishin viktimat e vjetra të Serbisë. Ata ishin dhe  janë në shtëpinë e tyre .

- Feja islame në Kosovë është një islam shumë i moderuar dhe i butë dhe në as një rast i mbështjellur me nacionalizmin islamik.

- Kosovarët janë musliman europian perëndimor

Autori Guy Millière e përfundon shkrimin me këtë fjali : “ Të gjithë miqëve të që i barazojnë Kosovarët me “ Palestinezët “ iu kisha thënë që këta nukkanë asgjë të përbashkët.:” Palestinezët” janë të mbushur me nacionalizëm islamik dhe  janë plotë dhunë dhe ata janë pika më e përparuar e islamizmit dhe nacionalizmit arab . Shqiptarët kosovarë ishin viktima të nacionalizmit dhe dhunës serbe.

Shqiptarët janë aleatet tonë kundër nacionalizmit serb dhe gjithashtu aleatet e Europës në luftën kundër islamizmit .” (https://www.les4verites.com/international/le-kosovo-nappartient-pas-a-la-serbie)

A jemi në veti ?

Fahri Xharra, 03.05.18

Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: