Fahri Xharra: Hipokrizia e islamistëve të rinj
| E Hene, 23.04.2018, 07:38 PM |

Hipokrizia e islamistëve të rinj

Na ka kaluar në opsesion , duhet të shahet çdo gjë shqiptare që nuk është në vijën e islamit . More kërkojmë gjëra dhe gjëra , nuk lëmë gur pa lëvizur dhe të gjejmë diçka për të sharë arsye e pa arsye por vetëm që e shënon polin e kundërt të islamit. Po cili qenka ai pol i “ mallkuar “ së pari nga serbët e   pastaj edhe nga turqit -pra ata janë shqiptarët katolik.

Sa jemi të çuditshëm , që pa dashas ( po e them pa dashas për ta zbutur  pak ) i dalim në krah Serbisë dhe teorisë serbe:” Ose pravosllav   ose musliman “- katolik Jo!

(Me 20 Mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 Shqiptar Katolik, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik te Fshehur, jetonin aty. Kur mbërritën Serbet, me qindra nga këta Laraman deshën që haptazi të deklarohen që janë Katolik. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose pravosllav. Jo katolik!”.

Po pse, ose musliman ose ortodoks ? Shumë e lehtë të kuptohet . Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atëherë e kemi më lehtë ´ta. Por kjo do kohë”( nga një shkrim nga Fahri Xharra))

Hipokrizia e islamistëve të rinj shqiptar , të rritur në perëndimin e krishter qëndron sipas meje në shkrimin që dje e lexova “Tradhtia Kombëtare e Kishës Katolike në prill 1939 ‘ të shkruar nga një farë Shqiptar Oseku . Po pse ky shkrim pa pikë nevoje , pa pike arsyeje kombëtare ?

Kë duhet të kënaqim, bindjet enveriste të autorit  apo  bindjet islamiste të tij  ?Apo mos ishte ndonjë urdhër nga dikush më i fortë ?

Po ku e gjete :” Fjalimin i klerikut katolik Lazër Shanto në bashkinë e Tiranës, mbajtur gjatë luftës së dytë botërore.?”  -or Shqiptar  Suedia ?

“ Dua ta përcjell këtu në muajin prill, për të përkujtuar tradhtinë kombëtare të klerit katolik në prill 1939.’ shkruan Shqiptar Oseku në shkrimin e tij të pa menduar mirë dhe të pa llogaritur mirë se kujt i  shërben ai shkrim mu në kohën e gylenistëve dhe erdoganistëve që na e kanë tollovitur skemën tonë shkollore ashtu dhe ashtu të dergjur nga sëmundje e rëndë e vet shkatërrimit.

Autorit të shkrimit  desha t`ia rikujtoi edhe këtë : “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjeruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. . . Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve” 1914 )

Pra Partia e Punës  së Shqipërisë nuk i likuidoi  në atë kohë ,fill pas luftës “ bashkëpunëtorët e fashizmit “ , por i likuidoi kokat më të mençura të asaj kohe me urdhër të Serbisë.

Qëllimi i shkrimit : Tradhtia Kombëtare e Kishës Katolike në prill 1939 “ i shkruan nga Shqiptari i Suedisë , është i zgjedhur për këtë të turbullt tek ne.

Po unë si shqiptar apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht i kemi takuar besimit musliman , ne pranojmë që bashkë kombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë , dhe në këtë mënyrë të bëhemi bashkëpjesëmarrës në shfarosjen e një pjese  të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë. ? Jo. Unë jo. Por as Ti ,jo!

Tek e fundit , shqiptarët katolik nuk janë një mall tregu, me të cilët ne mund të bëjmë tregti?!

Tek e fundit Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike është bër në sy të botes ditë më dritë dhe ka mbledhur, qysh herët në mëngjes në qytetin e Shkodrës, autoritete të larta të Vatikanit, autoritete shtetërore dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, dhe pelegrinë nga vende të ndryshme të botës, sidomos ata më shtegtarët nga vendet fqinjë Italia dhe Kroacia. Në përbërje të delegacionit të Vatikanit, janë edhe 5 Kardinalë të cilët udhëheqin edhe meshën e shenjtë të Lumturimit.

Kurse, në mes klerikëve shqiptarë, bien në sy, edhe ata nga Kosova, Mali i Zi, dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nga Arbëreshët e Italisë përfshirë, Ipveshkin e Kosovës, Dom Gjergjin, Dr. Don Lush Gjergjin, Don Anton Kcirën, Kryeipeshkvi, Rrok Gjonlleshaj, i cili është një shqiptar etnik, kryefamullitarin e Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork, Dom Pjetër Popaj, dhe priftin e njohur arbëresh Antonio Belushi.

Fahri Xharra, 22.04.18

Gjakovë



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: