Gjosho Vasia: Tepelenë, Mars 1951
| E Shtune, 14.04.2018, 06:05 PM |

Gjosho Vasia

 

Tepelene, Mars 1951

 

Tepelena mbyll me shula

nder tortura i njihet vula.

Burg i madh ku mbajne te ndryme

mija fmij e pleq te shtyme.

Ba skelet nder zhele pshtjelle,

Uja e zeze e ngulun thelle

detyron keto bark-golle

me iu ngjite rrapit si rrodhe

e me mbledhe nder dege njomsine

sa me hjeke paksa urine,

e pra dijme se gjetht e rrapit

s'i pertyp as goja e sqapit.

 

Sot mbi kto krijesa t'njoma

gjak e qelb tue rrjedhun kroma,

sillen morrat e pijne gjak

mana dru'i ka mbete shum pak..

Dite per dite mbi kto trimij

sillet vdekja me'i perpij,

shum po korre e po gropose,

me i shfarose dru ka vendose,

vajtojne nanat dite e nate

OH! C'NA MBETI PREHNI THATE...

 

Sillen rojet per dekik

rrahin t'mjeret me kamxhik...

Puntoria del c'me nate,

tre luge lang e buken thate.

Mbushen malet me mundcare

e te stomi dite per dite

hapen gropa ,"PAQIN DRITE"

hidhen te mjer't qe vdiqen mbrame

pa u percjell me vaj'e e as gjame

 

Shum po dergjet Tepelena:

"-Njerz't malit s'dijme ku i kena,

s'dijm asgja per trimat tone

der ku'i ban pushka jehone..

Thone se vrasin,por dhe vriten,

n'ball t'gjakosorit shume aviten,

derdhet gjak sahere cajne priten

e don zoti nuk koriten...

 

Tepelena rrin tue fsha..

"Per ne burrat s'dijne asgja.

I vdiq djali Pale Martinit,

nana Lleshit,baba i Gjinit

e dy fmijte e Ndue Sokolit,

i atij trimit,taravolit

qe si burret ra deshmore

tue luftue me ato gjaksore,

tri dite rresht me pushke ne dore...

 

Shume kane vdeke,por s'jane harrue,

lotet n'zemer jane ba krue.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: