Kalosh Çeliku: Poeti që do ikë i mbushur në borxhe
| E Enjte, 12.04.2018, 08:25 PM |

POETI QË DO IKË NESËR

I MBYTUR NË BORXHE

(Xhevahir Spahiut)

 

NGA KALOSH ÇELIKU

 

Shpatë e Skënderbeut, në brez. Topi Mic Sokolit

Mitrolez i Adem Jasharit. Durim i Rugovës.

Ende, nuk e nxorrëm Penën nga brezi:

Armikun, ta vrasim në Libër. Shtëpi

Edhe pse, këmbëkryq e kemi te pragu derës.

 

Armë. Shpata. Dhe, topa të Mic Sokolit

Urrejtje. Vetëvrasje pa dashuri. Poezi.

DoktorZiu, sot shitet njëqind euro. Lirë

Ose, dy tollumba Gostivari. Tetove.

I ka rënë pazari zarzavateve të Shokut Tito

Krahpërkrahu me partizanët e Xhaxhit Enver.

Rrufjanë. Dje, komunistë. Sot, neokomunistë

Non-Stop reklamave televizive. Dhe, Gazetave.

Portaleve. Propagandë e dalldisur “artistike”

Mund t’i bleni edhe pa pare te Pazari Grave.

 

Xhevahir Spahiu, ikë i mbytur në borxhe

E, s’delë njeri i gjallë t’ia ngritë Varrin?!

Partizani shokut Tito, u turret posteve politike

Kuriri Xhaxhit Enver pas herdheve Dashit.

 

Ditën e sotshme, Poetit nuk ia paguajnë borxhet…

 

 

(E shkrep vargun në Libër

dhe vras Xhadinë në valle)

 

Ara të Babait nuk kam, as edhe male

Gra besnike me “xhip” në festivale.

Poezinë, ende e kam Grua besnike:

Jo! Nuk e martoj si Cucë azgane

Shtatë burra nuk e rrëzojnë në shtrat.

 

Bukë, raki rrushi e verë me qerre. Po,

Vetëm këto, nuk të bëjnë të lumtur?!

Kur, të mungon Grua Liria nën çati

Qerrja, rrugës t’është thyer në male.

E, komitat Nusen e ndërruan natën

Nuse tjetër, tinëz të futën në koçi.

 

Mëkot, përpiqesh ta përzësh nga Shtëpia

Krushqit më, veç e kanë zbritur në Lëmë.

Cucat me këngë, copë-copë i bënë dajret:

Babai e nxjerrë mauzerrin nga hatullat

Nana si Nuse e çon për ujë te bunari.

 

Ara të Babit nuk kam, as edhe male

Poezi kam, por vetë i rrëzoj në shtrat.

E shkrep vargun. Vras Xhadinë në valle...

 

 

(Parajsën nuk e dua

Ferri është Liri)

 

Gra besnike, po iki nga kjo botë mizore

Me Poezinë nën sjetull. Librat në shpinë.

Ehu, për së dyti herë m’i dogjën në Shkup

Edhe ibrikun e pabesë të rakisë nën struke.

Pash më pash, sot dua t’i bie zjarrit. Ferrit.

 

Asgjë rrugës s’marr me vete në Ferr

Parajsën s’e kam dashur përsëgjalli.

Ferrit, gjithë jetën iu turra me vargje.

 

Gra besnike, po iki nga kjo botë mizore

Përkrahu me poezitë e Librit për Nesër.

 

Parajasën s’e kam dashur. Ferri, është Liri...



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: