Romani “Psycho” flet edhe për dashurinë
| E Merkure, 11.04.2018, 07:01 PM |

Romani tashmë i njohur psiko-triler “Psycho” i autorit Ilir Muharremi cili pritet të promovohet më 19 prill në Shkup përveç që ngre në kulm skenat rrëqethëse të vrasjes, rrëfen edhe për dashurinë, homoseksualitetin, brutalitetin në të dyja këto. Dashuria na paraqitet shumë e dhimbshme.  Ja po ju sjellim disa fragmente nga ky roman:

Më mungojnë ato fjalë sidomos kur i pyesja: Më dashuron? Zakonisht përgjigjet ishin me kokë dhe menjëherë vërshohej pyetja: Unë më shumë, e ti a më do? Nëse ju përgjigjesha real, i dorëzohesha grabitqares, e nëse përgjigja ime ishte jo, rreziku qe se i humbisja, por unë vuaja nga kjo. Sa më shumë ndjeja në vete se rrezikohesha të humbisja prehjen, aq më shumë e kërkoja nga të dashurat. Njëherë lakmoja pas një bukurie joshëse, e cila mirë e kishte analizuar zemrën time , dhe e di se sa herë fliste për dashurinë ajo fliste për sigurinë. Krejt femrat e duan sigurinë....

Filloni të më shikoni më ëmbël,  rrëshqitni nëpër fjalitë e mia. E kjo më pëlqen. Në këtë vend të gjithë janë profesorë dhe akademikë, shumë kanë dëshirë t’i respektojnë nga “mirësia” ose “thjeshtësia”, as njëra e as tjetra nuk janë të sakta. Janë tradhtarë, armiqësohen, për poste miqësohen, brenda natës për interes edhe gratë do t’i ndërronin, kuptohet nëse ato do jenë dakord.....

Gjermanët, oh janë të ndershëm? Janë modernë, pallojnë më rrallë. Italianët, atyre po t’ju jepet rasti edhe në tavolinë ta pallojnë gruan. Dikush e bënë me lezet e dikush kushtëzon me para. Herë bëhet nga nevoja për një punë. Të gjithë janë të pamoralshëm, ndonëse edhe shefi yt, zonjë. A nuk tenton të prek duart e tua të vogla, apo vithet e mëdha?

A zotëroni pasuri të trashëguar nga prindi?  Ndopak? Mirë, fjala e parë nga ju. A ju keni ndihmuar të varfërve? Po. Me siguri se nuk i ke tejkaluar mundësitë e ndihmës. Jo. Kjo më pëlqen. A merreni me lexime? Ose harroje këtë, ju më interesoni më shumë. Shpatullat, fytyra dhe vithet i ke të mira. Kurse unë kam pamjen e një boksieri më hundë të thyer. Pallton që kam të veshur e kam marr nga një njeri i cili vuante nga zgjebja, por thonjtë e këmbës dhe të duarve i kam të prerë mirë.....

Nuk është shumë e lehtë jeta bashkëshortore, është e shpërqendruar, ose edhe shumë e pafuqishme, sikurse një miqësi e dobët. Martesat shpesh kërkojnë edhe të pamundurën, por nuk munden. E ato martesa që nuk kërkojnë edhe aq, zgjasin më tepër. Xhelozia? Këtë tenton ta thuash zotëri. Ajo është sëmundje e pashërueshme, i prishë edhe martesat. Xhelozi me fakte, apo vetëm xhelozi. Të njëllojta janë. Xhelozia është xhelozi, kurrë nuk shërohet zonjë. Njoh një mik që e ka prishur martesën për shkak xhelozisë.....

. U martova krijova jetën me të. Pagova semestrat dhe diplomimin e saj. E futa në punë si gjykatëse sepse kisha shumë shoqëri atë kohë. Një ditë i humba të gjitha dhe ajo më braktisi. Ja çfarë janë gratë. Kur ke ato janë me ty, kur je humbës të braktisin. Gratë nuk pikasin asgjë më shumë se paratë zotëri....

Pas ca javësh zbulova se gruaja ime ato pamjaftueshmëritë e mia ja kishte dedikuar dikujt tjetër. Fillova ta kuptoja sa shumë më kishte tradhtuar, disi filloja ta vuaja këtë. Njeriu kur e humbet dikë andaj, ja di vlerën më shumë. Ditët kalonin, bëja gjoja se kinse asgjë nuk më mungonte, qeshja shumë me zë. Qeshja shumë dhe më dukej se kjo më s’kishte rëndësi....  



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: