Isak Ahmeti: Shenjtori i Lirisë
| E Hene, 09.04.2018, 05:21 PM |

FIGURA E ADEM JASHARIT NË OPTIKËN HULMTUESE-STUDIMORE TË FEHMI AJVAZIT

SHENJTORI I LIRISË

Nga Isak AHMETI

Kohë më parë Fehmi Ajvazi, shkrimtar dhe publicist i njohur, nxori në dritë librin studimor me titull:Figura e Adem Jasharit,botues "Lena Graphic Design",Prishtinë ,2018,recensuar nga Dr. Sulejman Abazi ,Dr.Bujar Dugolli dhe Dr.Sevdai Demiri.Ky lubër,të cilin po e marrim në  shqyrtim,është shkruar me një teknikë të veçuar,sa të thjeshtë dhe të qartë,po aq edhe të ndërlikuar e shkencore nga pikëpamja e zbërthimit të gjerë e të thellë të figurës së Adem Jasharit(Mirsad Dakaj);libri vjen, jo rastësisht, në përvjetorin e 20-të të Epopesë së UÇK-së.Në këtë libër ,që lexohet me një frymë, është shpalosur trinomia jetësore  e figurës së Adem Jasharit apo,siç është shprehur edhe vetë autori,tri karakteristika  boshtore,tri shtylla  të jashtëzakonshme që e përthekojnë figurën e tij.Këto karakteristika apo shtylla  boshtore ,siç shprehet autori,janë:

-dita e lindjes,

-emri dhe

-mënyra e vdekjes.

Këto karakteristika ,ç'është e vërteta,janë sinkretizuar prej një strukture unike dhe padyshim edhe të pazbërthyeshme deri në fund...Adem Jashari ,beson autori, ka qenë një figurë e dhënë,një figurë delikate , një figurë misionare.Janë këto tri shenja të shenjta që,sipas vlerësimit të autorit ,ndërlidhën me figurën e Adem Jasharit.Prandaj jo rastësisht kjo figur  është quajtur:SHENJTORI I LIRISË.

STRUKTURA E LIBRIT

Libri studimor:Figura e Adem Jasharit ,i autorit Fehmi Ajvazi,është strukturuar në tri pjesë ,me shtatë kapituj( nr.3 dhe 7 janë të një simbolike biblike),dhe përbëjnë tërësinë e librit ,ku është shpalosur ,mjaft bukur,profili i"natyrshëm" dhe i "mbinatyrshëm"i Adem Jasharit.Strkutura e librit në fjalë është kjo:

Hyrje

Pjesa e parë, përmban pesë kaputuj.

Kapitulli i parë:

KORNIZA E IDENTITETIT

-Shenjat e çuditshme

1.Dita e lindjes,

2.Emri dhe

3.Mbiemri

Kapitulli i dytë

QARKU I NJË KOHE

Krismat e një nate dhjetori

Zanafilla e një Sparte të re

 

Kapitulli i tretë

MAKTH ROBËRIE

Ëndrra dhe lutje

Imazh I

Imazh II

Imazh III

Kapitulli i karërt

NËN HARKUN E ZI

Lajmëtari

Goditësi legjendar

Kapitulli i pestë

TRI DITË LUFTE

Rrethimi

Tri ditë lufte

Tronditje dhe habi

PJESA E DYTË

Kapitulli i gjashtë

FIGURA E ADEM JASHARIT

Fryma e alternimit

Tipologjia fizike

Faktori gjenetik

Tradita dhe historia

Faktori gjeografik-klimatik

Karakteri

Vetëdija dhe shpirti

Roli patriotik dhe mobilizues

Fenomeni i lirisë dhe i sakrificës

Epiteti i figurës legjendare

PJESA E TRETË

Kapitulli i shtatë

SHENJTORI I LIRISË

Epilog

Kthimi në zanafillë

Kodifikimi

Pse ky libër...?

Librin e tij në fjalë ,të strukturuar kështu, autori e ka ndërtuar me shumë përkushtim e pasion,me shumë të dhëna,me shumë të dhëna krahasimtare, për të na dhënë kështu njërën nga figurat më legjendare të Kosovës.Fillim e mbarim libri është shoqëruar me materiale  përmbajtësore , me fakte, me përshkrime , me citime  e referenca të mjaftueshme për të konstatuar  se figura e tij nuk mund të shpjegohet me asnjë lloj teorie.Në libër ka edhe të dhëna historike-dokumentare,dëshmi krahasuese si dhe metodologji të ndryshme  përmes të të cilave është shpalosur me hollësi profili i natyrshëm dhe mbinatyrshëm i figurës së Adem Jasharit.

Ky libër , që është me karakter hulumtues-studiues, përfshin çështje fundamentale,që lidhen me figurën e njërit prej heronjve më legjendarë të popullit tonë dhe se ajo ,sipas autorit,nuk mund të shpjegohet  deri në fund me asnjë lloj teorie apo ligji shkencor dhe përtej shkencor.Kjo figurë e çuditshme(kështu ma pat karakterizuar vetë autori ,në një takim të përbashkët  miqësor në Prishtinë,me Sarë Gjergjin,poet elitar dhe studiues i letërsisë)është ndërtuar mbi një sistem të çuditshëm trinometrik.Kjo është theksuar edhe në libër,madje në një formë mjaft interesante dhe bindëse

Në përmbyllje

Duke u mbështetur në rregulla dhe metoda të caktuara shkrimi dhe studimi,në të dhëna,burime,dëshmi, fakte relevante e të tjera ,autori në fjalë, na e ka dhuruar një libër të rrallë , të veçantë, me shumë vlera, për figurën e Adem Jasharit.Dhe jo rastësisht autori,pas një pune hulumtuese dhe përkushtimi të rrallë , do të konstatojë me të drejtë se Adem Jashari nuk erdhi mes nesh rastësisht.Erdhi ,beson autori, si i dhënë...!Dhe si "i dhënë" erdhi mes nesh me një mision të caktuar legjendar-mitik.Prandaj, gjithnjë sipas vlerësimit të autorit  të librit në fjalë, Adem Jashari personifikon së gjalli  dhe pas rënies -flijimit , atributet  dhe frymën  e figurës  së shenjtë!Ky është kryemendimi i autorit, që burimin do ta ketë nga të gjeturat, nga dëshmitë  dhe nga elementet  e dhuntishme  dhe delikate që e shoqërojnë fund e krye figurën e tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: